fbpx

Lajmet nga Zgjedhjet 2019

Lajmet e fundit nga Zgjedhjet 2019, fushata zgjedhore, votimet nga zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Komisioni Qëndrorë Zgjedhorë.

Lajmet nga Zgjedhjet Parlamentare 2019 në Kosovë - Teleshkronja Post

 

Kuvendi i Kosovës është institucion i sistemuar nga Kushtetuta e Kosovës, është organi ligjvënës i Republikës së Kosovës dhe përbëhet nga 120-anëtarë – deputetë fitues nga zgjedhjet ; 100 votohen direkt në Kuvend ndërsa 20 janë të reservuara si në vazhdim: 10 vende për minoritetin serb, 4 vende për minoritetet romë, ashkali dhe egjiptian, 3 ulëse për boshniak, 2 ulëse për minoritetin turk dhe 1 ulëse për minoritetin goran.

Partitë kryesore në Republikën e Kosovë që do garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 janë: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Social Demokrate, Aleanca Kosova e Re (AKR), Partia Social Demokrate (PSD).

Kandidatët e shpallur për Kryeministër: Albin Kurti – LVV, Vjosa Osmani – LDK, Kadri Veseli – PDK, Ramush Haradinaj – Koalicioni AAK-PSD, Fatmir Limaj – Koalicioni Nisma-AKR.

Që nga Lufta e Kosovës, Kosova ka mbajtur gjashtë palë zgjedhje parlamentare, në vitin 2001, 2004, 2007, 2010, 2014 dhe së fundi në 2017. Dy zgjedhjet e para (2001, 2004) janë administruar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe (2007, 2010) janë monitoruar nga komuniteti ndërkombëtar, me OSBE-në dhe të tjera, duke përfunduar se këto zgjedhje ishin përgjithësisht të lira e të ndershme. Ndërsa Zgjedhjet parlamentare do të mbahen edhe këtë vit (2019) me 6 tetorë.

Kosova ka një sistem multi-partial, me shumë parti dhe sistem të përfaqësimit proporcional dhe vende të garantuara për  përfaqësusit e pakicave, do të thotë se asnjë parti nuk do të ketë një shumicë parlamentare. (Përveç kësaj, një numër minimal të Ministrave janë dhe mbeten të rezervuara për Serbët dhe pakicat e tjera)

Këtu më poshtë mund ti lexoni Lajmet nga Zgjedhjet 2019 .