Flet Brenton Tarrent, tregon pse i vrau myslimanët / Video

Në pyetjen nëse mendon se është terrorist, autori i sulmeve të djeshme në dy xhami në Zelandë të Re, australiani/terroristi Brenton Tarrent është përgjigjur pozitivisht.

“Po, sipas përkufizimit. Ky është sulm terrorist. Por besoj se ai ishte aksion partizan kundër forcës pushtuese”, citohet të ketë deklaruar ai pas arrestimit.

Mirëpo a pendohet për këto sulme terroriste, ai përgjigjet me gjakftohtësi:

“Jo. Vetëm kam pasur dëshirë të kisha vrarë dhe më shumë, e të kisha vrarë edhe më shumë tradhtarë”.

Erdogan për aktin në xhami: Myslimanët nuk gjunjëzohen

“Si muslimanë, kurrë nuk gjunjëzohemi dhe nuk do të biem në nivelin e këtyre frikacakëve”, tha Erdoğan pas sulmit terrorist ndaj dy xhamive në Zelandë të Re.

Edhe përballë sulmeve islamofobike, muslimanët asnjëherë nuk do të gjunjëzohen, tha presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan pas sulmeve terroriste ndaj xhamive në Zelandën e Re, nga të cilat 49 persona humbën jetën, raporton AA.

“Si muslimanë, kurrë nuk gjunjëzohemi dhe nuk do të biem në nivelin e këtyre frikacakëve”, tha Erdoğan në një tubim në provincën juglindore Gaziantep.

Komentet e presidentit turk erdhën pas sulmeve ndaj besimtarëve në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, të cilat gjithashtu lanë 48 persona të plagosur, përfshirë tre qytetarë turq.

“Ky vrasës lëshoi një deklaratë kundër vendit tonë, kombit tonë, personalitetit tim dhe të gjithë muslimanëve”, shtoi ai, duke iu referuar një manifesti në internet të postuar nga njëri prej të dyshuarve në masakër.

Erdoğan shtoi se Turqia do të shfaqë të njëjtin qëndrim parimor ndaj vdekjes së çdo njeriu të pafajshëm, pavarësisht nga origjina dhe besimi i tij.

Melbourne: Ndizen dritat në ndërtesa për viktimat në Zelandën e Re (FOTO)

Në ndërtesat në Melburn të Australisë, janë vendosur drita me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe kaltër – ngjyrat e flamurit të Zelandës së Re.

Krejt kjo është bërë në shenjë solidarizimi me Zelandën e Re për sulmin e sotëm terrorist në dy xhami të këtij vendi ku u vranë 49 persona, transmeton Teleshkronja Post.

FOTO :

Melbourne Solidarizohet me viktimat e sulmit terrorist ne Zelanden e Re, ndez dritat.

Sulmi terrorist në Zelandë: Autori i frymëzuar nga ‘Mitologjia Serbe’

Kryeministri Scott Morrison ka konfirmuar se një australian u arrestua në Zelandën e Re, i cili është i dyshuar se kreu sulmet në dy xhami në qytetin Christchurch, ku humbën jetën deri më tani 40 persona dhe 48 të tjerë janë duke u trajtuar në spital.

“Autoritetet australiane janë të përfshira dhe ata do të vazhdojnë me hetimin e tyre,” tha ai.

I arrestuari është Brenton Tarrant, 28 vjeçar i cili ka lindur në Australi. Mirëpo ai nuk e ka identifikuar vetën si australian edhe pse ka lindur këtu.

Ai gjatë gjithë kohës ka postuar live videot e sulmit në llogarinë e vetë personale në Facebook.

Në 74 faqe të dosjes së tij që tregonte arsyet e sulmit, ai e përshkroi vetën “thjesht si një burrë i zakonshëm, 28 vjeçar i lindur më Australi.”

“Origjina e gjuhës time është evropiane, kultura ime është evropiane, bindjet e mia politike janë evropiane, besimet e mia janë evropiane, identiteti im është evropian dhe më e rëndësishmja gjaku im është evropian”, shkroi ai, shkruan gazeta ” The Sydney morning herald.”

Në dosje, ai i referohej përdhunimeve të tmerrshme Skaf në Sidney në vitin 2000. Por manifestimi i tij sugjeroi se ishte i preokupuar me përdhunimet që kishin ndodhur në Angli dhe më së fundi në Gjermani nga jo-evropianët.

Autori i sulmit terrorist ne Zelande te Re, Brandon Tarrent
Foto para hyrjes në Xhami dhe kryerjes së masakrës.

Në veçanti, ai referoi shfrytëzimin seksual të rreth 1400 fëmijëve në qytetin verior të Rotherham në fund të viteve 1980, 1990 dhe 2000, kryesisht nga burrat britanik-pakistanezë.

Ai gjithashtu në këtë dosje përfshiu edhe emrat e disa figurave ushtarake serbe, siç ishte Millosh Obiliq, i cili kishte marrë pjesë në Betejën e Kosovës në vitin 1389 kundër Perandorisë Osmane në pushtim, superfuqisë islame të asaj dite, të cilin thuhet se kishin vrarë osmanët.

Tarrant iu referua princit serb Lazar Hrebeljanoviç, të cilin e ka shërbyer Obiliqi dhe i cili u vra në Betejën e Kosovës.

Gjithashtu të shkruara në armë dhe municione që Tarrant posedonte ishin referenca për Betejën e Vjenës të vitit 1683, në të cilën forcat e krishtera mundën osmanët dhe një referencë e dukshme në Betejën e Lepantos, në të cilën Perandoria pësoi një tjetër humbje.

Muzika të cilën ai po e dëgjonte në makinë në sfondin e videos së sulmit ishte në gjuhën serbe dhe një në gjermanisht. Këngë serbe i referohen “kasapit të Bosnjës”, Radovan Karaxhiç, një kriminel i dënuar lufte dhe udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës.

Video / Gjithë historia e sulmit terrorist që ndodhi sot në një xhami të Zelandës së Re

Rreth 50 persona kanë mbetur të vdekur e 20 të tjerë të plagosur nga një sulm terrorist që ndodhi në dy xhami në Zelandën e Re.

Sulmuesi i armatosur që e identifikoi veten në Tëitter si Brenton Tarrant, transmetoi direkt gjithë sulmin në xhami.

Në këtë video shihet sulmuesi duke shtënë me armë në hyrje të xhamisë.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e përshkroi këtë si sulm terrorist dhe një nga “ditët më të errrëta” të vendit.

Në ndërkohë, zëdhënësi i Policisë ka njoftuar se për këtë rast tre burra dhe një grua janë në paraburgim derisa ka paralajmëruar se shumë të dyshuar të tjerë mund të jenë akoma të lirë.

Në këtë video shihet sulmuesi duke shtënë me armë në hyrje të xhamisë. Katër persona janë marrë në paraburgim, ku njëri prej tyre mbante jelek vetëvrasës.

Terroristi i cili e kreu sulmin në Xhami.

40 persona kanë vdekur dhe mbi 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë që kanë ndodhur në dy xhamitë në qytetin e Christchurch të Zelandës së Re.

Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se kur kanë ndodhur të shtënat kanë vrapuar që të shpëtojnë jetët e tyre derisa kanë parë edhe njerëz të përgjakur në afërsi të xhamisë Al Noor.

Autoritetet kanë këshilluar që të gjitha xhamitë në qytet të mbyllen deri në një njoftim tjetër duke thënë se ky ishte një akt i pashembullt i dhunës.

Njëri nga terroristët e dy xhamive në Zelandën e Re e ka filmuar vetën e tij përmes një aparati fotografik të vendosur në kokë, ndërsa dhe ka dëgjuar këngën e cila i dedikohet kriminelit serb Radovan Karaxhiq.

Sulmi terrorist ne Australi

Ai ka transmetuar videon drejtpërdrejtë në YouTube duke shkuar për në xhaminë Al Noor në qendër të qytetit Christchurch.

Në videon 17 minutëshe, ai ishte duke dëgjuar këngë në gjuhën serbe.

Kënga që dëgjohet i dedikohet kriminelit serb Radovan Karaxhiq, dhe ka titullin Serbia e fuqishme (Zoti është serb).

Ndërkohë, këtë këngë e kanë dëgjuar gjatë masakrave në Bosnjë, përkrahësit e Karaxhiqit.

Terroristi që vrau 50 mysliman në Zelandë të Re, në manifestin e tij e përmend Kosovën.

Në manifestin e tij, i arrestuari për vrasje, ku ai ka treguar se cka e shtyn të kryej veprimtari terroriste.

Aty ai ka shprehur se është i mllefosur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar popullin mysliman të Kosovës gjatë luftës dhe qëllimi i tij është që të mos përsëritet edhe njëherë kjo.

“SHBA/NATO luftuan përkrah myslimnëve të Kosovës dhe përcan të krishterët e Evropës që janë përpjekur të largojnë okupimin islam”, shkruan ndër të tjera në manifestin e tij.

Tarrant e ka përshkruar veten si një “burrë të zakonshëm të bardhë”, i cili është frymëzuar nga vrasësi serik norvegjez, Anders Behring Breivik.

Deri më tash janë gjetur edhe lidhje të tjera të tij me Ballkanin. Derisa ka incizuar vetën deri kryerjen e sulmit, ai dëgjonte një këngë serbe të viteve të ’90-ta, që i kushtohet liderit serb të Bosnjës, Radovan Karagjiq i njohur edhe si “kasapi i Bosnjës” e i cili është dënuar për krime lufte.

Terroristi i Zelandës së re e transmetoi live në Facebook masakrën, vjen reagimi i rrjetit më të madh social në botë

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, ka reaguar menjëherë pas sulmit të sotëm në Zelandë të Re, ku një sulmues la të vdekur 41 persona në një Xhami në qytetin ChristChurch.

Përveç ngushëllimeve që kanë dërguar për familjarët e viktimave, Facebook, është zotuar se do të mbyll llogarinë e sulmuesit që e identifikon veten si Berton Tarrent, shkruan, Dailymail.

Kjo pasi që sulmuesi e ishte lidhur drejtpërdrejtë me video në ‘Facebook’, derisa po e kryente aktin e tmerrshëm.

Përfaqësuesja e ‘Facebook’ në Zelandën e Re, Maria Garlick, në një email për Bussines Insider ,a shprehur ngushllimet për familjarët.

“Zemrat tona janë sot me viktimat, familjet e tyre dhe komunitetin e prekur nga ky akt i tmerrshëm”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se si Policia kishte njoftuar ‘Facebook’ pasi kishte parë videon live.

“Policia e Zelandës së Re na alarmoi për një video në facebook, dhe ne shpejt e hoqëm nga llogaritë e Facebook-ut dhe Instagram’, ka shtuar Garlick.

Ajo ka treguar se janë duke fshirë edhe çfarëdo komenti që bëhet në mbështetje të këtij krimi.

“Ne do të punojmë drejtpërdrejtë me Policinë e Zelandës së Re, pasi hetimet e tyre do të vazhdojnë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Për sulmin makabër që ndodhi, reaguan edhe liderët politik nga Kosova.

Veseli: Sulmi në Zelandën e Re po na bën më të bashkuar për ta luftuar terrorizmin

Limaj: Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah popullit të Zelandës së Re në këto momente

Thaçi: “Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë.”

Mohan Ibrahim nga Bangladeshi ka rrëfyer çfarë kishte parë brenda njërës prej xhamive të sulmuara në Zelandën e Re.

Mohan Ibrahim nga Bangladeshi ishte brenda njërës prej xhamive ku ndodhi sulmi terrorist në Zelandën e Re.

“Ishin shumë njerëz që i njoh dhe që jam takuar rregullisht me ta në xhami kur shkoj aty, Është vërtetë e papranueshme”, deklaroi ai për “BBC”, përcjell lajmi.net.

“Nuk mund t’ju besoj syve çfarë kam parë sot”, shtoi Ibrahim.

Ai erdhi në Zelandë të Re si student pesë vite më parë.

“Kurrë nuk e kam pritur të ndodh kjo, jetoj këtu që pesë vite dhe e di se Zelanda e Re është një prej shteteve më të sigurta. Por, tani jam i frikësuar. Kurrë nuk e kam paramenduar se mund të përjetoj diçka si kjo që kam parë sot”, theksoi ai.

Gjithashtu ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Zelandë :

Ambasada ka sygjeruar që të ndiqen këshillat e Policisë së Zelandës së Re Pas sulmit që nodhi sot në në dy xhami të Zelandës së Re gjatë faljes së xhumasë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberra ka njoftuar të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Zelandën e Re se tashmë i ka vënë në dispozicion numrat emergjentë për çdo shtetas që mund të ketë nevojë për asistencë konsullore me rastin e sulmit me armë në Christchurch të Zelandës së Re.

Kontaktet emergjente janë këto: +61 (02) 261130366 , +61403517113. Ambasada e Republikës së Kosovës ka sygjeruar që të ndiqen këshillat e Policisë së Zelandës së Re dhe autoriteteve tjera lokale deri në tejkalim të situatës në zhvillim.