Vetëm medalje e argjendtë për Lorianën në ‘Grand Prix Marrakech’

​Loriana Kuka nuk ka arritur të rrëmbejë medaljen e Artë në Marok, por ajo kthehet në Kosovë me medalje të argjendtë.

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është mposhtur në finale në “Grand Prix Marrakech” në Marok 1-0 nga xhudistja gjermane, Anna Maria, për të humbur mundësinë për të rrëmbyer medalje të artë.

Megjithatë, ajo kthehet në Kosovë me medalje të Argjendtë, e fituar pasi e mundi në gjysmëfinale xhudisten tjetër gjermane, Luize Malzahn.

Kuka, që garoi në kategorinë -78 kilogramë, fitoi medaljen e dytë për vitin 2019.

Mijëra euro marrin federatat sportive në Kosovë nga MKRS

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit, ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me gjashtë federata.

Në bazë të memorandumit, Federata e Xhudos e Kosovës mbështetet financiarisht në vlerë prej 172,400 eurosh, dokument të cilin për këtë federate e nënshkroi kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

Me Federatën e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës u nënshkrua memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare në vlerë prej 86,400 eurosh, memorandum të cilin në emër të kësaj Federate e nënshkroi kryetari i federatës Ardian Telaku.

Po ashtu, Federata e Çiklizmit të Kosovës u mbështet me mjete financiarë në vlerë prej 45,624 eurosh. Për këtë federatë nënshkroi kryetari i federatës Avni Nuha.

Në emër të Federatës së Shahut kryetari Nysret Avdiu nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit i cili i mundëson përkrahjen financiare kësaj federate në një vlerë prej 49,980 eurosh.

Federata e Pingpongut u mbështet me mjete financiare në vlerë prej 82,864 eurosh. Memorandumi e nënshkroi kryetari i kësaj federate Nehat Çitaku. Ndërkaq për federatën Skitare të Kosovës, kryetari i kësaj federate nënshkroi memorandum bashkëpunimi me vlerë financiare 85,824 eurosh.

Këto memorandume bashkëpunimi u nënshkruan më qëllim të realizmit të objektivave dhe synimeve të këtyre federatave për vitin 2019. Mjetet dhe raportimi i mjeteve të shpenzuara, në bazë të memorandumeve, parashihet që të bëhet në periudha tre mujore. S’mund të procedohen mjetet për periudhën pasuese pa u kryer periudha paraprake.

Më këtë rast, Ministri Gashi tha se më nënshkrimin e këtyre memorandumeve ne si Ministri e Sportit jemi të përkushtuar që t’i mbështesim Federatat Sportive më qëllim që të ndihmojmë sa më shumë sportin në vendin tonë dhe kjo mbështetje ashtu siç e parasheh rregullorja për kategorizimin e sporteve dhe në bazë të rezultateve të treguara.

“Si ministër jam jashtëzakonisht i përkushtuar që sporti të avancohet sa me shumë dhe se mbështetja e MKRS-së për sportin është një stimulim që sportistët dhe Federatat të punojnë sa më shumë dhe të vazhdojnë të na bëjnë të ndjehemi krenarë në garat e ndryshme si dhe të promovojnë vendin tonë përmes sportit”, tha mes tjerash ministri.

Ndërkaq përfaqësuesit e këtyre federatave falënderuan ministrin Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që po tregon për sportin në vendin tonë ata u shprehen të lumtur se me nënshkrimin e këtyre memorandumeve tani më do të kenë mundësi që të realizojnë në vazhdimësi objektivat dhe synimet e tyre për vitin 2019.

Distri Krasniqi fiton medalje në ‘Grand Slam’ të Parisit

Distria Krasniqi ka korrur sukses të madh në Grand Slamin e mbajtur në kryeqytetin e Francës, në Paris.

Xhudistja kosovare ka arritur që të luaj në finale të këtij turneu, ku për fat të keq është mposhtur për të fituar medaljen e argjendtë.

Krasniqi e nisi këtë turne me fitoret ndaj portugezes Joana Diogo dhe brazilianes Gabriela Chibana, shkruan lajmi.net.

Në çerekfinale xhudistja jonë kaloi përmes jug-koreanes, Yujeong Kang, dhe preku gjysmëfinalen.

Në gjysmëfinale, Distria ishte më e mirë sesa francezja Melanie Clement, të cilën e mposhti për të siguruar finalen.

Në luftën e fundit, kosovarja u përball me japonezen Ami Kondo. Aty ajo pas një pakujdesie është mposhtur me IPPON nga kundërshtarja e saj.

Ishte kjo një garë e mirë për Distria Krasniqin, por në fund fati nuk ishte me xhudisten tonë.

Distria e nis me fitore në Paris

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka nisur me fitore Grand Slamin e Xhudos i cili po mbahet në Paris.

Ajo arriti fitoren e parë kundër xhudistes tjetër nga Portugalia, Joana Diego, në kategorinë -48kg.

Në raundin e radhës ajo do të ndeshet me fituesen e duelit tjetër, qe do të zhvillohet mes Gabriela Chibana të Brazilit dhe kilianes Mary Dee Vargas Ley.

Duhet theksuar se xhudiset e kanë filluar shkelqyeshëm vitin duke fituar dhjetëra medalje deri tani./TeleshkronjaPost/

Akili, Nora e Distria synojnë medalje në “Grand Slam” të Parisit

Krenaria e sportit kosovarë, tre xhudistët kosovarë do të marrin pjesë në kompeticionin prestigjioz, i cili do të mbahet këtë fundjavë

Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi synojnë ta ‘pushtojnë’ podiumin e Grand Slamit në Paris 2019.

Grand Slami i Parisit 2019 mbahet nesër (e shtunë) dhe pasnesër (e diel), kurse ekipi ynë i xhudos përfaqësohet me tre garues.

Akili do të rikthehet në garën ku e nisi suksesin vitin e kaluar.Ai kishte fituar medaljen e artë në kategorinë e tij, deri në 73 kilogramë.

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova garon në kategorinë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa nënkampionia e Evropës në kategorinë -52 kilogramë, Distria garon në -48 kg.

Gara e Grand Slamit vlerësohet njëra prej më të fortave në xhudo, ndërsa është e vlefshme edhe për pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Të tre xhudistët tanë garojnë të shtunën.KOK iu uron fat dhe suksese garuesve tanë në rrugën drejt medaljeve.

“Trepça 2”, Loriana humbë në finale, por i sjellë medaljen e argjendtë Kosovës

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të dy ditëve më parë nga Majlinda, edhe Loriana Kuka për pak sa nuk e ka përsëritur suksesin e Kelmendit.

Xhuditsjta kosovare Kuka zuri vendin e dytë në kategorinë deri -78 kilogram duke marrë medaljen e argjendtë, shkruan Teleshkronja Post.

Kuka u mund nga sllovenja Klara Apotekar në Grand Prix të Tel Avivit 2019 me “pikën e artë” siç njihet në sportin e xhudos.

Kjo ishte medalja e dytë që Kosova fiton me xhudistët nga Peja, pas asaj që ja sjelli Majlinda Kelmendi para dy ditësh.

Synimi i xhudistëve dhe Driton Kukës është që me normë të kualifikohen për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”./TeleshkronjaPost/

 

LIVE në finale Loriana Kuka kundër ruses Apotekar

Pas pak fillon ndeshja finale e Loriana Kukës, e cila lufton për medaljen e artë në kategorinë deri në 78 kilogram kundër ruses Klara Apotekar.

Kuka në finale vjen me vetbesim pasi mposhti të tre garueset në raunded e më parëshme, raporton Teleshkronja Post.

Xhudistja kosovare e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por do të tentoj ta rrëmbejë të artën ose të bronztën.

Këtu mund ta shikoni drejtë për drejtë takimin Kuka vs Apotekar e cila fillon vetë pas pak minutash (10-30 minuta)./TeleshkronjaPost/

Loriana si Majlinda, arrinë finalen dhe siguron medalje në Grand Prix

Xhudistja Loriana Kuka, e ka siguruar një vend në finalen e garës Grand Prix në Tel Aviv të Izraelit, në kategorinë e peshave -78 kilogram, pasi e mposhti xhudisten Natalie Powell, në gjysmëfinale.

Ajo arriti ta mposhtë rivalen e saj, anglezen Powell, duke e fituar ndeshjen me ippon dhe e siguroi një vend në finale të kësaj gare.

Me këtë fitore, Loriana Kuka e ka siguruar vendin e tretë ose të katërt që do të thotë medalje e ardgjendtë, mirëpo në finale do ta ketë mundësinë ta fitojë edhe medaljen e artë.

Loriana në finale do të ndeshet me xhudisten e cila e fiton ndeshjen tjetër gjysmëfinale. Kundërshtare e kosovares mund të jetë ose xhudistja nga Portugalia, Patricia Sampaio, ose xhudisten Klara Apotekar.

Kujtojmë se para dy ditësh Majlinda Kelmendi arriti ta fitojë medaljen e artë në Grand Prix në Tel Aviv të Izraelit./TeleshkronjaPost/