Po apo Jo? Ky është qëndrimi i Xavit për kthimin e Neymar tek Barcelona

Ish-mesfushori i Barcelonës Xavi Hernandez mendon se ekipi katalanas do ta ketë të vështirë të bindë Neymarin në Camp Nou këtë verë.

Neymar u largua nga Barcelona në vitin 2017 drejtë Paris Saint-Germain, por anësori brazilian tani është i gatshëm të kthehet në shtëpinë e tij, ndërsa klubi vetë janë të dëshpëruar për ta marrë atë.

“Ai do të ishte një nënshkrim i pabesueshëm”, pranoi fillimisht Xavi Hernandez.

“Por unë e shoh atë si të vështirë, sinçerisht. Mendoj se është shumë e vështirë.”

“Ne kemi parë kaq shumë gjëra që mendova se kurrë nuk do të shihja, siç nodhi që PSG që pagoj 222 milionë euro, kështu që ne duhet të presim.”

“Nuk ka dyshim se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, por të shohim se çfarë bën Barcelona”.

Xavi Hernandez dhe Neymar Jr me Spanjën, përkatësisht Brazilin.

Antoine Griezmann është një tjetër lojtar që pritet të arrijë në klub këtë verë, të cilin Xavi kënaqet duke e parë, përcjellë Teleshkronja Post.

“Ai është një lojtar i madh, një yll botëror”, tha ai.

“Antoine bëri ndryshimin me Atletico Madridin dhe me Francën. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm.”

“Nuk është ende diqka zyrtare, por duket sikur po shkon në Barcelonë, mendoj se do të jetë një nënshkrim i shkëlqyeshëm”.

Xavi kundër Griezmann, kur francezi ishte pjesë e Real Sociedad.

Nëse francezi mund të luajë përkrah Lionel Messit dhe Luis Suarez është një tjetër çështje, por ish-kapiteni nuk ka shqetësime të vërteta për këtë.

“Duhet të pyesim [Ernesto] Valverde [se si do të përshtatet],” shtoi Xavi.

“Ai do t’i bëjë copat të arsyeshme, por nëse ai nënshkruan është sepse Valverde mendon se mund të luajë me lojtarët atje. Griezmann do të jetë një nënshkrimi spektakolar”.

Lionel Messi synon dy rekorde historike kundër Betisit

Leo Messi vazhdon të shkruajë histori e të lë gjurmë në botën e futbollit.

Këtë të diel, në takimin Betis-Barcelona, ai synon t’i kalojë legjendat e Barçës, Xavi Hernandez dhe Andrés Iniesta.

Së pari, ylli argjentinas mund të kapërcejë numrin më të madh të fitoreve në historinë e klubit, nëse mposht Betisin, së dyti do të përputhet me numrin më të shumtë të ndeshjeve zyrtare të luajtura te Barça.

Leo ka aktualisht 476 fitore si lojtar Blaugrana, njësoj sa Xavi Hernández, deri më tani lojtari me më shumë fitore në historinë e klubit.

Nëse Messi fiton të dielën, do të kalojë në krye i vetëm, me 477 triumfe. Kësisoj, do të bëhet futbollisti me më shumë fitore në historinë e Barcelonës.

Po ashtu, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të arrijë edhe Andres Iniesta në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje të luajtura me fanellën e klubit katalunas.

“Manchego” regjistron 674 ndeshje me katalanasit, ndërsa Leo tashmë ka 673 ndeshje. Kjo do të thotë që, nëse ai luan këtë të diel, do të barazohet me Iniesta, sa iu takon ndeshjeve zyrtare me Barcelonën.

Ai do të kishte vetëm Xavi Hernández përpara, që ka grumbulluar 767 ndeshje zyrtare.

Duke marrë parasysh ritmin e pandalshëm të argjentinasit, ky rekord i ish-kapitenit mund të thyhet në mes të sezonit 2020-2021.

Aktualisht, Messi ka shënuar 588 gola me klubin nga “Camp Nou”, kështu që i mungojnë vetëm 12 të tillë për të rrumbullakosur shifrën 600, në lojërat zyrtare.

Vetëm Edson Arantes do Nascimiento (Pele), vazhdon të mbajë rekordin e këtillë për një klub, në kuotën 643 golave me Santos.

Kujtojmë se Messi tashmë ka kaluar Inisetan sa i përket paraqitjeve në La Liga, me 445 paraqitje, para tij qëndron vetëm Xavi Hernández me 505 ndeshje në La Liga, 6o ndeshje më shumë se Messi.

Pas kësaj treshe, renditen të pensionuarit, Carles Puyol (392) dhe Migueli (391).

Kurse shokët e skuadrës së Messit, Sergio Busquets deri më tani ka bërë (336 paraqitje) dhe Gerard Piqué (302).