Pogba si lider ia fiton ndeshjen Manchester United / Video

Klubi anglez, Manchester United ka arritur të sigurojë fitore me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar kundër West Hamit, në stadiumin “Old Trafford”, në kuadër të xhiros së 32-të të Premierligës.

Tri pikët e radhës për Manchester Unitedin në Premierligë u siguruan përmes dy golave të shënuara nga pika e penalltisë dhe një goli të West Hamit të anuluar në mënyrë kontroversë për shkak të pozitës jashtë loje.

Manchester Unitedi fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes, kur Paul Pogba u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

Pjesa e dytë nuk filloi kaq mirë për “Djajtë e kuq”, të cilët pranuan gol në minutën e 49-të të ndeshjes, përmes Felipe Andersonit, që e barazoi rezultatin për West Hamin.

Rënditja aktuale në Premier League.

Lojtarët e Manchester Unitedit i humbën disa mundësi të mira për të kaluar në epërsi pas këtij goli, mirëpo edhe portieri David De Gea i shpëtoi disa herë duke bërë pritje të mrekullueshme.

Dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, Pogba iu tregua sërish i saktë nga pika e penalltisë dhe ia siguroi skuadrës së tij fitoren e dytë në gjashtë ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Kjo fitore vjen për Manchester Unitedin para ndeshjes së rëndësishme në Camp Nou kundër Barcelonës, e cila zhvillohet të martën në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Tani, Manchester Unitedi është kthyer në pozitën e pestë në tabelën e Premierligës, me dy pikë më pak se Chelsea e tre pikë më pak se Tottenhami, që radhiten në pozitën e katërt dhe të tretë në tabelën e Premierligës.

Real Madridi pas mesfushorit të West Ham

Real Madrid ka vënë në listë edhe emrin e Felipe Anderson të West Ham.

Sulmuesi brazilian do tentohet nga klubi spanjoll nëse nuk ia dalin të sjellin në Madrid Eden Hazard nga Chelsea.

“Sky Sport” raporton se Anderson do kthehet në prioritet dhe klubi anglez nuk mund ta ndalë të largohet edhe pse ka kontratë deri në vitin 2022.

Anderson kaloi nga Lazio te West Ham në verën e vitit 2018 për 40 milionë euro. Afrimi i 25-vjeçarit do i kushtojë 75 milionë euro.

Këtë sezon sulmuesi ka luajtur në 35 ndeshje nën drejtimin e Pellegrini dhe ka shënuar 9 gola.

Anderson shkëlqeu me Lazio në sezonin 2017-18 duke shënuar 33 gola, ndërsa në Serie A në 176 ndeshje ka dhënë 41 asist.

Formacionet zyrtare: West Ham – Manchester City / FOTO

Manchester City luan sot si mysafir ndaj West Ham në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.

Skuadra e Pep Guardiola mban kreun e tabelës me 32 pikë, dhe sot dëshiron të vazhdojë me ecurinë e shkëlqyer pa humbje, transmeton Teleshkronja Post.

Në pesë ndeshjet e fundit mes tyre, City i ka fituar katër ndeshje, ndërsa West Hami një ndeshje.

West Ham: