Milot Rashica shënon gol në Kupën e Gjermanisë

Klubi gjerman Werder Bremen është duke e zhvilluar ndeshjen e raundit të parë të kupës së Gjermanisë ndaj ekipit Atlas Delmenhorst.

Ekipi ku luan talenti Milot Rashica qysh në pjesën e parë ka arritur epërsinë prej 1:4, ku njërin prej tyre e ka shënuar edhe Milot Rashica.

Yuya Osako zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, për ta dyfishuar pas 9-minutave Niklas Moisander. Ekipi vendas arriti të shënojë në minutën e 30-të për rezultatin 1:2, ndërsa Rashica në 37-tën dhe Davy Klaassen në të 40-tën shënuan për rezultatin 1:4.

Shikoni golin e bukur nga 23 vjeqari, Milot Rashica :

Milot Rashica ‘shpikë’ një trik të bukur (VIDEO)

Një nga futbollistët më të mirë shqiptarë vitet e fundit, Milot Rashica e ka bërë një ‘trik’ të pabesueshëm në stërvitjen e radhës me Werder Bremenin.

Anësori i përfaqësueses së Kosovës i ka befasuar gjermanët me lëvizjet magjike me topin.

Milot Rashica ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Bundesligës në pjesën e dytë të sezonit.

23 vjeqari shkëlqeu në fanellën e klubit gjerman, Werder Bremenit dhe emri i tij u bë mjaft i respektuar, jo vetëm në futbollin gjerman, por edhe më gjerë.

Dhe, futbollisti i ekipit kombëtar të Kosovës i ka konfirmuar shkathtësitë e tij edhe në seancën e fundit stërvitore me ekipin gjerman.

Rashica e bëri një ‘trik’ të pabesueshëm dhe të rrallë, i cili i ka befasuar të gjithë, përfshirë këtu edhe gjermanët, transmeton Teleshkronja Post.

“Kur Milot Rashica të tregon se e ka një ‘trik’ të ri për sezonin e ri 2019/20”, ka shkruar Bundesliga në rrjetet sociale.

Milot Rashica magjik, por Bayern shkon në finale / Video

Kampioni aktual gjerman, Bayern Munich ka arritur në finale të Kupës së Gjermanisë falë një goli të vonshëm të Robert Lewandowskit nga penalltia, pas triumfit 3-2 kundër Werder Bremenit.

Dy gola të sulmuesit polak, R.Lewandowski, një nga Thomas Muller i mjaftuan skuadrës së Niko Kovaç të fitojë 3-2, ndaj Werder Bremen të mërkurën në gjysmëfinale të DFB Pokal në Bremen.

Fillimisht djemtë e Niko Kovac kaloi në epërsi përmes Lewandowskit pas 26-minuta lojë, në një pjesë të parë që prodhoi shumë raste.

Pas një ore lojë, Muller e dyfishoi epërsinë e bavarezëve dhe u mendua se gjërat kishin marrë fund për Bremenin, raporton Teleshkronja Post.

Megjithatë, anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, pati diçka tjetër në mendje.

22 vjeqari nga Kosova e ktheu Werderin në lojë me aftësitë e tij të mrekullueshëm brenda dy minutave.

22-vjeçari së pari asistoi për Yuto Osake në minutën e 74-të dhe vetëm një minutë më vonë, ai shënoi një gol të mrekullueshëm individual duke e barazuar rezultatin në 2-2.

Ky ishte goli i tretë në katër ndeshje në Kupën e Gjermanisë për Rashicën.

Megjithatë, Muller e fitoi një penallti rreth dhjetë minuta para fundit, me Lewandowskin që u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Bayern Munich do të përballet me RB Leipzig në finale të Kupës së Gjermanisë. /TeleshkronjaPost/

Rashica vazhdon mrekullinë në Bundesliga me Werder Bremen / Video

Mesfushori sulmues i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, shkëlqeu në fitoren e klubit të tij, Werder Bremenit, në kuadër të xhiros së 27-të në Bundesligë.

Werder Bremeni e fitoi ndeshjen kundër Mainzit me rezultat 3:1, falë paraqitjes mbresëlënëse të Milot Rashixës dhe Max Kruse.

Kosovari e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e kaluar skuadrën e tij qysh në minutën e tretë të ndeshjes.

Pas këtij goli të Rashicës, Kruse e shënoi golin e tij të parë të ndeshjes për 2-0, ndërsa në fillim të pjesës së parë, Mainzi e shënoi golin e parë të ndeshjes përmes Quaisonit.

Megjithatë, Rashica ia siguroi skuadrës së tij fitoren, duke e asistuar golin e tretë të skuadrës së tij. Kosovari i hutoi tre kundërshtarë të tij me një super asist për Kruse, i cili e shënoi edhe golin e tij të dy për këtë ndeshje.

Rashica barazon rekordin e Lewandowskit dhe ndihmon Werederin në fitoren kundër Schalkes / Video

Skuadra e futbollistit kosovarë, Milot Rashica, Werder Bremen ka fituar bindshëm me rikthim kun Schalke 04.

Ishte pikërisht vet Milot Rashica, i cili nisi ktë rikthim të Werder Bremen, pasi në fillim Schalke ishte në epërsi, raporton Teleshkronja Post.

Golat e shënuar nga Brel Embolo u zhvleftësuan pasi në skendë doli Rashica me golin e minutes së 31’të.

Pastaj ishte gjithqka më e lehtë për skuadren e Werder, Kruse shënoi nga penaltia dhe Harnik në fund të takimit.

Milot Rashica me këto gola thyen rekord  duke u bërë lojtari me më shumë gola në Bundesliga në vitin 2019, aq sa Robert Lewandowski.

Rezultati përfundimtarë i ndeshjes: Werder Bremen 4-2 Schalke 04. Pas kësaj fitore, Werder Bremen ka shkuar në kuotën e 36 pikëve dhe gjendet në pozitën e tetë në Bundesligë.

Golat e ndeshjes./Teleshkronja Post/


Dy golat e jashtëzakonshëm nga Milot Rashica / VIDEO

Ish-futbollisti i Super Ligës së Kosovës, Milot Rashica është duke shkëlqyer në vitin 2019 me Werder Bremen

Talenti kosovar ka arritur të shënojë sërish kundër Augsburgut në ndeshjen që Werderi po e fiton 3-0.

Ashtu si te goli i parë në këtë ndeshje, Rashica dhuroi spektakël edhe të goli i dytë personal, e i treti për skuadrën e tij, duke e dërguar topin me mjeshtëri në cepin e portës, pas një driblimi fantastik.

Goli i parë Kosovari Milot Rashica e kaloi Bremenin në epërsi në minutën e 4-të pas një veprimi të bukur solo:

Goli i dytë nga Miloti :

Goli i Milot Rashicës për Werder Bremen / VIDEO

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka gjetur golin gjatë pasdites së sotme (e shtunë) në Bundesliga.

Werder Bremen ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim te Hannoveri me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm për mysafirët u shënua pikërisht nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Rashica ishte vendimtar duke shënuar nga afërsia në minutën e 33-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas topit të kthyer nga portieri vendas Michael Esser, i cili priti goditjen e Martin Harnik.

Me këtë gol, Rashica shkon në kuotën e dy golave deri më tani këtë sezon, ndërsa ka edhe një asistim.

Në anën tjetër, Bremen me këtë fitore ngjitet në vendin e tetë në Bundesliga me 25 pikë të mbledhura.