Shpërthen Kelemendi, i shan zyrtarët evropian / Foto

Gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon,” Adriatik Kelmendi, ka shpërthyer ndaj përfaqësuesve të lartë evropian.

Ai në një postim në rrjetin social “Twitter” akuzon komisionin evropian dhe zyrtarë të saj si Frederica Mogherinin, Johanes Hahn dhe Emanuel Macron për racizëm, shkruan Teleshkronja Post.

Ai shkruan se si po aplikon prap për viza tjera.

Postimi i plotë i Adriatik Kelmendit në “Twitter” :

Djaloshi 7 vjeçar nga Kosova që u therr me thikë në Zvicër / Foto

Një rast tragjik gjatë ditës së djeshme në qytetin e Baselit u ther për vdekje një shtatë vjeçar nga Kosova.

Mediat zvicerane kanë treguar që nacionaliteti i të miturit është shqiptar nga Kosova. Shtatë vjeçari i ndjerë ka prejardhje nga qyteti i Lipjanit.

Sipas mediave zvicerane, Policia e Baselit ka arritur të arrestoi një 75 vjeçare që ka pranuar që e ka therur të miturin.

“Ne nuk e dimë se çfarë marrëdhënie ka kryerësi i pretenduar me fëmijën.”, u shprehë detektivi Peter Gill.

Djaloshi shtatë vjeçar ishte duke u kthyer nga shkolla kur gjeti vdekjen. Trupin e tij e kishte gjetur pa ndjenja njëri nga mësuesit.

Tanimë në rrjete sociale, familjarët e 7 vjecarit të quajtur Iljas kanë njoftuar për vdekjen e të voglit, duke publikuar një fotografi të tij.

Ata janë tronditur me këtë akt, i cili ka tronditur dje tërë banorët e Baselit.

Siç raportojnë mediat zvicerane, e ëma e djalit nuk e dinte deri vonë se çka kishte ndodhur, derisa mjekët në fillim i kishin thënë se djali ka vdekur si pasojë e hemorragjisë.

Gjykata: Polici e qëlloi me armë në kokë 32 vjeçarin nga Suhareka

Shefki Spahiu, rreshteri i policisë së Kosovës, ju është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore e Prizrenit, për dyshimin për vrasjen e kryer në fundjavë në një kazino në Suharekë.

Jetmir Aliaj po dyshohet se është vrarë nga polici Shefki Spahiu me 17 mars në vendin e tij të punës në Suharekë, ngjarje kjo që tronditi qytetin.

Sipas njoftimit nga Themelorja, polici dyshohet se kishte synuar grabitje në një kazino në rrugën e Reshtanit dhe kishte qëlluar punëtorin Jetmir Aliajn, punëtor të kazinosë.

Gjykata ka treguar se polici ka qëlluarin viktimën me armën e markës “Glock” në kokë, kështu duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe duke e lënë të vdekur.

Themelorja ka thënë i dyshuari kishte qëndruar deri në orën 05:00 dhe ishte kthyer sërish kah ora 07:30 “dhe papritmas gjatë lëvizjes në kazino në një moment nxjerr armën – pistoletën e markës Glock, dhe nga një afërsi – distancë një metër shtënë një herë në pjesën e epërme të kokës të të ndjerit me iniciale J.A. i cili ka qenë i ulur në fotele dhe nga plaga e marrë mjeku i Emergjencës në Suharekë konstaton vdekjen” .

“Dyshimi i bazuar rrjedh nga faktet, rrethanat dhe provat e paraqitura nga Prokuroria e shtetit, e në radhë të parë fakti se mungon një fishek nga ngarkesa në 30 të tillë që i ka pasur si zyrtar Policor i Kosovës. Po ashtu fakti tjetër është se gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes në pikëpamje të karakteristikave të përgjithshme përputhet me municionin që ka pas të ngarkuar si zyrtar i Policisë, pastaj shikimi i një CD-je që është nxjerr nga serveri i kamerave të sigurisë të lokalit ku është kryer vepra penale dhe sekuenca më kryesore është ku ndërmerren veprimet e veprës penale për të cilën ngarkohet”, thuhet në njoftim.

Suharekë: Pesë plumba vëllait për mexha e tokë

Një vrasje e rëndë ndodhi gjatë mëngjesit të djeshëm në fshatin Studenqan të Komunës së Suharekës. Vëllai vrau vëllain pas një mosmarrëveshjeje për një pronë, të cilën së fundmi e kishin blerë familja Gega nga ky fshat. Bajrami, 62 vjeçar, e vrau vëllain e tij lsmetin ndërkohë që ia plagosi edhe gruan. Dorasi gjendet në ndalim. Express ju sjell nga Studenqani versionin e familjes Gega për këtë rast.

GENTIANA HASANI

E pamja ishte hapur pasditen e sotme në fshatin Studenqan në komunën e Suharekës. Aty po priteshin njerëz për ngushëllime pas një vrasjeje mes vëllezërish që ndodhi një ditë më parë.

Bajram Gega, 62 vjeçar, e privoi nga jeta vëllain e tij Ismetin, duke shtënë në të disa herë si dhe plagosi gruan e tashmë të ndjerit.

Por, si nisi e gjithë kjo armiqësi në mes të vëllezërve Gega. Gazeta Express sot ka qëndruar në fshatin Studenqan, ku ka biseduar me familjen e dorasit dhe të ndjerit. Gjithçka kishte nisur për një pronë, e cila ishte blerë javën që e lamë pas nga vëllezërit Gega.

Por rreth asaj prone, pakënaqësi kishte pasur Bajrami, i cili me profesion është bujk. Këtu kishte nisur i gjithë konflikti në mes të Bajramit e Ismetit, tashmë të ndjerë.

Sipas familjarëve, Bajrami kishte pasur përleshje verbale rreth kësaj prone me Ismetin, përleshje kjo e cila përfundoi me vrasje.

Për Express, rreth kësaj çështjeje ka folur Enveri, vëllai i Bajramit e Ismetit. Ai e pranon se Bajrami, vëllai i madh, kishte qenë problematik.

“Ai të gjitha i ka pas, asgjë nuk i ka munguar. Të gjitha të mirat ai i ka. Nuk e dimë se si ka ardhur kjo punë. Unë kam ardhë nga Gjermania për me ndejtë këtu. Bajrami ka qenë tip nervoz, kokëfortë, pak problematik ka qenë kap ne njërin, me kushëri, me katun. Të gjithëve iu kamë fol, lejeni mos të bëhet e keqe. Por qe ndodhi tash”, rrëfen për ngjarjen e rëndë njëri nga vëllezërit Gega.

Megjithatë ai thotë se me vëllain e tij Bajrami kishte pasur disa mosmarrëveshje.

“Me vëllain e vogël kishte nganjëherë mosmarrëveshjeje. Por ishte problematik vet. Ka qenë pak i paqëndrueshëm. Ka qenë tip, që ka thënë nuk dëgjojë për askënd. Unë dje e thirra në telefon (Bajramin), i thash eja ta pimë nga një pije. Më tha jo faleminderit. Por që kjo që do të bëhet nuk e paskam ditë”, tregon tutje ai duke thënë se ka qenë duke pirë kafe në oborrin e tij kur i ka dëgjuar të shtënat e armëve nga të cilat mbeti i vrarë vëllai i tij, Ismeti.

Por, si ndodhi vrasja

Gjatë ditës së diel rreth orës 11:50 minuta Bajram Gega, i shkon në shtëpi vëllait të tij Ismetit. Ky i fundit pas një përleshjeje me vëllain e vëren se ai bart me vete armë dhe fillon që të vrapojë për të hyrë brenda shtëpisë.

Por, Bajrami sipas hetimeve të para të hetuesisë kosovare fillon që ta ndjekë vëllain e tij Ismetin deri në dyert hyrjes së shtëpisë aty i del përpara, gruaja e tashmë të ndjerit të cilën ai e plagos me armë zjarri në pjesën e barkut, duke kërkuar që t’ia lirojë rrugën për të shkuar drejt vëllait të tij të cilin më pas e vrau me disa plumba në të gjithë pjesët e trupit.

Sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për dorasin e këtij rasti, thuhet se Ismeti ishte fshehur në një dhomë nga vëllai i tij i armatosur, i cili e vrau pastaj me 5 plumba. I ndjeri la pas 5 vajza dhe një djalë.

E për këtë çështje, hetimet tashmë po i vazhdon Prokuroria e Shtetit. Kjo e fundit ka kërkuar nga Gjykata masën e paraburgimit për të dyshuarin për këtë vrasje, Bajram Gegën. Kështu i tha Gazetës Express, të hënën, kryeprokurori, Admir Shala.

“Prokuroria Themelore në Prizren pas pranimit të kallëzimit penal për të dy rastet, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit. Të dy rastet po cilësohen ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘posedim i paautorizuar’ i armëve. Presim nga Gjykata që më së largu nesër të caktohet seanca për të dy rastet”, ka thënë Shala.

Edhe sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, incidenti duket se ndërlidhet me mosmarrëveshje për pronën.

I dyshuari, po akuzohet nga ana e prokurorisë për dy vepra penale, “vrasje e rëndë” dhe “posedim i paautorizuar i armëve”.

Suharekë: Një rreshter i policisë i dyshuar për vrasjen në kazino / Video

Para pak çastesh Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar me inicialet S.Sh i cili dyshohet se ka vrarë të riun Jetmir Aliaj në kazino sot në Suharekë.

Sipas komandantit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi i njëjti është rreshter i Policisë.

Me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, raporton Teleshkronja Post.

Konferenca për shtyp nga Policia e Kosovës :


Prona është motivi i vëllavrasjes në Suharekë

Sot rreth orës 11:40 në fshatin Studenqan të Suharekës pas një zënke mes dy vëllezërve janë shkrepur plumba, aty ka mbetur lëndë e rënduar edhe një grua, poashtu familjare e tyre.

Mësohet se (B.G 72 vjeçar) ka vrarë vëllain 64 vjeçar I.G. Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një grua rreth 43 vjeç.

Mësohet se motivi që dyshohet se çoi drejt vdekjes 64 vjeçarin ka të bëjë me trashëgiminë familjare.

“Motivet rreth trashëgimisë, kontesti pronësor”, tha ky burim.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e 64 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur edhe një vrasje në Studenqan. Për dy vrasjet do të mbahet një konferecnë për media”, tha Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë rajonale të Prizrenit.

Ndërsa, në një kazino të Suharekës u gjet i vrarë sot edhe J.A 32 vjeçar. Motivi i kësaj vrasje nuk dihet ended he deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar.

Kjo është vrasja e tretë brenda kësaj jave në Kosovë. Të martën u vra një burrë në Marmull të Gjakovës. Edhe vrasja në Gjakovë dyshohet se ndodhi për shkak të një prone. NGA GE

Suharekë: Dyshohet për vrasje mes vëllëzerve

Suharekë: Një tjetër vrasje ka ndodhur sot në komunën e Suharekës. Në fshatin Studenqan dyshohet se vëllai ka vrarë vëllain, bëjnë me dije burime të Gazetës Express brenda organeve të hetuesisë.

“Në Studençan ka ndodhur një vrasje tjetër. Prokuroria dhe policia kanë dalur në vendin e ngjarjes”, konfirmoi ky burim.

Ndryshe, edhe një vrasje tjetër ka ndodhur sot në Suharekë. Një person i moshës madhore ka mbetur i vrarë në një kazino.

Pas pak detajet tjera…