QESHARAKE: Politikanët kosovarë kur të plaken

A keni menduar ndonjëherë sesi do të duket Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj apo Kadri Veseli pas disa dekadash? Një aplikacion i ri na mundëson fare lehtë që të udhëtojmë në kohë.

Një aplikacion i ri po bën namin në rrjetet sociale. Për pak sekonda ju mund ta shihni vetën sesi do të dukeni pas 30 vjetësh.

Gazeta Express vendosi t’i ngarkojë fotot e liderëve kryesorë të vendit për të parë si do të duken ata pas disa vjetësh; me shpresë se në atë kohë ata nuk do të jenë në pozitat që mbajnë tash, por në ndonjë shtëpi pleqsh, duke luajtur shah në sheshin “Nënë Terëza” apo thjesht duke qëndruar në shtëpi me nipër dhe mbesa. Tek-tuk, pse jo – ndonjëri edhe në një prej qendrave korrektuese në Kosovë apo jashtë saj.

Më poshtë mund t’i shihni fotot e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Dr. Kadri Veselit, Albin Kurtit, Fatmir Limajt, Shpend Ahmetit, Isa Mustafës, Mimoza Kusarit, Vlora Çitakut, Milaim Zeka.

Fotot qesharake se si mund të duken liderët pas 15-20 vitesh :

Ramush Haradinaj.
Fatmir Limaj
Vlora Citaku
Albin Kurti
Shpend Ahmeti
Hashim Thaci
Kadri Veseli
Milaim Zeka
Mimoza Kusari

Presidenti Trump shtron iftarë në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorja Çitaku përkrahë tij (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shtruar iftarë në Shtëpinë e Bardhë për nderë të muajit të Ramazanit.

Në këtë iftarë e pranishme ishte edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë në darkën e iftarit e cila ishte shtruar nga Presidenti i SHBA’së, Donald Trump.

Postimi i plotë i ambasadores Çitaku :

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald J. Trump”, ka shkruar Çitaku.

“Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve. Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.

Çitaku ka shkruar tutje se në iftar ishin të pranishëm përveç presidentit Trump, ishte edhe zv. Presidenti i SHBA’së, Mike Pence, Sekretari i Mbrojtjes, Shanahan, Sekratari i Thesarit Mnuchin e ambasadorë të tjerë.

Në fotografitë e postuara nga ajo, shihet se ishte e ulur në të njëjtën tavolinë me Presidentin, madje karriget e tyre ishin ngjitur njëra-tjetrës./TeleshkronjaPost/

Çitaku i përgjigjet si ‘bandite’ deklaratave luftënxitëse të Vuçiqit e Vulinit

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku i është përgjigjur shkurt deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku tha se shteti i tij janë më i fuqishëm.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka postuar një foto me një mbishkrim ku shkruan: “Një “bandite” nga Kosova. Presidenti i fqiut tonë verior paska eskaluar pak”.

Në tubimin e sotëm “E ardhmja e Serbisë” të mbajtur në Smederevë, Vuçiq ka thënë se Serbia e ka një problem serioz.

“Problemi serioz janë politikanët joserioz shqiptarë. Ata deshën të na thonë se Beogradi nuk pyetet për asgjë, mirëpo ata nuk e kanë përmbushur asnjë obligim që kanë, e vendosën edhe taksën. Këtë po munden ta bëjnë sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia asnjëherë nuk iu ka ikur bisedimeve, “por që të na poshtëroni dhe të bëni nga ne budallenj, këtë film nuk do ta shihni. Njerëz, mos u merakosni. Dje e kam përdorur një fjalë serbe, kurse sot iu them atyre (shqiptarëve) – kot jeni munduar, nuk do ta shihni atë film”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se Kosova nuk e ka përmbushur “asnjë obligim nga Marrëveshja e Brukselit, sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”.

Ai iu është drejtuar edhe serbëve të Kosovës dhe atë më një ton dhe gjuhë kërcënuese për Kosovën.

“Serbia është mjaftueshme e fuqishme që ta mbrojë secilin fëmijë dhe secilin njeri. Serbia nuk është më e dobët siç ka qenë në vitin 2004 kur u ushtrua dhunë ndaj juve, si dhe në vitin 2008 kur e shpallën pavarësinë, nuk është e pikëlluar dhe e dobët sikur kur kërkuam vendimin katastrofal të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është mjaftueshme e fuqishme dhe këtë të gjithë nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Kosova duhet ta kenë parasysh”, ka thënë ai.

Çitaku takohet me njeriun më të pasur në botë, po vjen në Kosovë ?

Në SHBA, Vlora Çitaku është takuar me themeluesin dhe drejtuesin e kompanisë gjigante të shitblerjeve online Amazon.com.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Çitaku është takuar me njeriun më të pasur të globit, themeluesin e kompanisë gjigante Amazon, me të cilin ishte takuar edhe para tre vitesh.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet publikimit të një fotografie në rrjetin sociale “Instagram” pranë të cilës ka treguar se Jeff Bezos mendon ta sjell në Kosovë.

Postimi i Çitakut :

“Kënaqësi e veçantë ta takoj sërish Jeff Bezos. Amerika është e veçantë, jo vetëm pse është fuqia më e madhe ushtarake në botë, por edhe sepse në të, njerëz me potencial inovativ si Bezos mund të fillojnë nga zero, pa asgjë. Pa hile. Dhe të ndërtojnë të ardhmen. Amazonin e dua, sepse librat i ka bërë cool sërish 🙂 U ndjeva mirë që Bezos e mbante mend Kosovën dhe dollinë time për vendin tim, të bërë para 3 vitesh kur rastisëm të ishim në të njejtën darkë. Do të angazhohem që zotin Bezos dhe fondacionin e tij ta sjellë në Kosovë. Mbi të gjitha, pak ditë më parë, Bezos dha një shembull fantastik, duke denoncuar publikisht shantazhuesit e tij. Shembull që duhet ndjekur. Amerika është e madhe!”, ka shkruar ajo pranë fotos.

View this post on Instagram

Kënaqësi e veçantë ta takoj sërish Jeff Bezos. Amerika është e veçantë, jo vetëm pse është fuqia më e madhe ushtarake në botë, por edhe sepse në të, njerëz me potencial inovativ si Bezos mund të fillojnë nga zero, pa asgjë. Pa hile. Dhe të ndërtojnë të ardhmen. Amazonin e dua, sepse librat i ka bërë cool sërish 🙂 U ndjeva mirë që Bezos e mbante mend Kosovën dhe dollinë time për vendin tim, të bërë para 3 vitesh kur rastisëm të ishim në të njejtën darkë. Do të angazhohem që zotin Bezos dhe fondacionin e tij ta sjellë në Kosovë. Mbi të gjitha, pak ditë më parë, Bezos dha një shembull fantastik, duke denoncuar publikisht shantazhuesit e tij. Shembull që duhet ndjekur. Amerika është e madhe!

A post shared by Vlora Çitaku (@vcitaku) on

Çitaku shtang Serbinë: Mbledhjet në OKB po i ktheni në teatër, Daçiq po tregon përralla

Diplomatja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku i ka cilësuar si teatër mbledhjet e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku po diskutohet për Kosovën.

Zonja Çitaku ka deklaruar se me këtë, Beogradi zyrtar po tenton t’i tregojë përralla dhe tregime të shpikura botës.

Ajo ka vlerësuar se diskutimet e shpeshta për Kosovën, janë dëshmi se Serbia nuk është aspak e sinqertë, transmeton Telegrafi.

“Është e papranueshme që kjo dhomë është shndërruar në një teatër nga Serbia. Ky forum është bërë skenë për Serbinë që t’i tregojë përralla botës, dhe tregime të shpikura që as ata vetë nuk i besojnë. Këto sesione kanë humbur kuptimin e tyre, dhe në fakt gjithë kjo që po ndodhë këtu është një dëshmi tjetër se Seria nuk është e sinqertë as në qëllimet që po artikulon, për vazhdimin e dialogut”, ka thënë Çitaku.

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, duke folur për taksën ndaj Serbisë, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës ka ardhur pas fushatës brutale të Beogradit, kundër shtetësisë së Kosovës.

Ajo deklaroi se Serbia me njërën dorë e lufton Kosovën, kurse me tjetrën thotë se është e interesuar për normalizimin e raporteve.

Sipas Çitakut, edhe nëse hiqet taksa, Serbia do të gjejë arsye tjera për të mos e vazhduar dialogun.

“Vendimi për taksat ndaj Serbisë nuk ka qenë i lehtë, por megjithatë pyetja që duhet ngritur është pse është marrë ky vendim. Tarifat ishin në reagim të fushatave brutale të qeverisë së Serbisë kundër Kosovës. Nuk mund dikush ta mbaj njërën dorë ta luftojë ekzistencën tonë, e me tjetrën të pretendojnë se janë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Çitaku.

Ajo foli edhe për mundësinë e vazhdimit të dialogut, duke shtuar se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm për njohje të ndërsjellë.

Çitaku komentoi edhe deklarimet e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili tha se Gjykata Speciale po i trajton kriminelët e luftës së UÇK-së.

Ajo than ë mbledhjen e OKB-së, se Kosova ka bërë luftë çlirimtare, duke e cilësuar tutje krijimin e ushtrisë si vendim të duhur.

“Vendimi për Ushtrinë ishte i ligjshëm, kushtetues dhe kjo vetëm po krijonte parakushte e një mekanizmi të sigurisë, që mundëson kontributin e Kosovës që të jetë pjesë e aleancave evropiane”, ka thënë Vlora Çitaku.

Ndryshe, mbajtja e seancës së Këshillit të Sigurimit mbi Kosovën ishte deri në momentin e fundit në pikëpyetje, pasi disa vende perëndimore e kundërshtuan praktikën e diskutimit të kësaj çështjeje katër herë në vit.

Britania e Madhe kërkoi që Kosova të hiqet përgjithmonë nga rendi i ditës, ndërsa SHBA beson se seancat duhet të mbahen dy herë në vit.