Vdes polici i plagosur në Istog nga grabitësi i bankës

Polici i plagosur në Istog ka vdekur para pak çastesh.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Istogut, ku pas një tentimi për plaçkitje në një bankë, ku ka mbetur i vdekur një person, dhe njuë polic.

Siç ka raportuar Express nga fillimi dyshohet se bëhet fjalë për policin Izet Demaj.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga prokurorja Sahide Gashi.

“E kemi këtë informacion edhe ne jam duke shkuar në vendin e ngjarjes” ka thënë Gashi.

Lexo edhe:

Ndërron jetë një grabitës i bankës në Istog, plagoset një polic / VIDEO

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka konfirmuar për T7 se një person është vr.arë në Istog dhe një polic ka mbetur i lënduar rëndë. Pas marrjes së lajmit ai është nisur me urgjencë për në vend të ngjarjes.

Pasditen e së enjtes në qendër të Istogut ndodhi një përleshje me armë zjarri në mes të një personi që dyshohet se i armatosur po hynte për të grabitur në një bankë dhe Policisë së Kosovës.

Aty ndërroi jetë i dyshuari, ndërkaq, i lënduar rëndë mbeti një polic i Kosovës me inicialet I.D që është përcjellë menjëherë për në spitalin e Pejës.

Lajmin për vd.ekjen e të dyshuarit e për plagosjen e policit e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj për T7.

Qalaj është deklaruar se është duke u nisur menjëherë në vend të ngjarjes.

Policia e Kosovës arreston personin që kishte tërhequr 780 euro nga llogaria…

Shkaku i papunësisë së madhe shumë njerëz në Kosovë hajnia i ka kaluar në profesion, por Policia e Kosovës i ranë në gjurmë…

Rasti ndodhi në komunen e Prizerenit ku një përsonit i janë gjetur disa gjëra me vlerë në veturë, raporton Teleshkronja.

Një person është arrestuar dje nga Policia pasi më datën 6 janar në fshatin Lubizhdë të Prizrenit kishte hapur me forcë një veturë prej nga kishte vjedhur stoli ari dhe gjëra të tjera të vlefshme.

Këtë e ka bërë të ditur Policia përmes raportit zyrtar, ku gjithashtu është bërë e ditur që i dyshuari kishte tërhequr 780 euro nga llogaria bankare e viktimës së njëjtë.

Ngjarja kishte ndodhur të shtunën e 6 janarit rreth orës 18. I dyshuari është dërguar në mbajtje.