Video: Policia kryen bastisje në Drenas pas grabitjes së armatosur

Sot pas mesditës rreth orës katër u arrestua një person, i cili dyshohet se ka kryer një grabitje në një institucion financiar në Drenas.

E nuk ka vonuar shumë pas dy orësh Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të bastisjes në Drenas, i cili lidhet me rastin.

Bastisja ka ndodhur saktësisht në një bllok banesash ku banon një grabitës, i cili sot nën kërcënimin e armës hyri dhe plaçkiti një institucion mikrofinanciar në Drenas.

Klan Kosova ka siguruar pamje nga aksioni i Policisë.

Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë dhe më pas e ka arrestuar personin e dyshuar i cili nën kërcënimin e armës arriti të grabis një shumë të konsiderueshme parash në një institucion mikrofinanciar.

Këtë e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, Zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, e cila ka theksuar se arrestimi i të dyshuarit ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me policinë.

Grabitje e armatosur në Drenas, policia e arreston të dyshuarin

Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Drenasit.

I  dyshuari (me armë) është arrestuar rreth orës 16:00 nga Policia e Kosovës, raporton Teleshkronja Post.

PK-ja ka konfirmuar rastin , duke thënë se është vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave. Sipas saj, Policia e ka arrestuar tashmë të dyshuarin.

”Rreth orës 16 : 30 në Drenas saktësisht në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje e armatosur. Një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Reagimi i shpejtë i Policisë dhe bashkepunimi i mire me qytetaret ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”.

Kjo është një nga rastet e rralla kohët e fundit që grabitësi kapet nga Policia Kosovës./TeleshkronjaPost/

Tjetër grabitje e armatosur në një bank në Prishtinë

Një grabitje e armatosur e “ProCredit Bank” në Lakrishte ka ndodhur para pak minutash.

Lexuesit e lajmi.net kanë dërguar fotografi në redaksinë tonë ku shihen forcat e policisë të cilat kanë dalur në vend të ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, bëhet fjalë për një grabitje të armatosur.

Ne do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

Lajmi i fundit: Vjedhje me armë në një bankë në Prishtinë

Sipas raporteve të fundit para pak momentesh një institucion mikrofinanciar në kryeqytet është grabitur në orët e mbrëmjes.

Të dhënat e policisë thonë se persona të armatosur kanë grabitur këtë institucion rreth orës 18:00 në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.

Ne do ju mbajmë të informuar në lidhje me rastin në vazhdim…

Shtesë: Policia ka njoftuar se shuma e vjedhur në këtë bankë është rreth 140 euro, të cilat janë marrë nga puntori i sigurimit./TeleshkronjaPost/

Vjedhje me armë në një kazino në Prishtinë, policia jep detaje

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00 të mbrëmjes në Prishtinë.

Grabitja në fjalë ka ndodhur në një lokal kazinoje në Rrugën B, në kryeqytet.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 23:00 policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur të ndodhur në një lokal kazinoje në Rrugën B në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë arritur që të grabisin një sasi parash nga lokali në fjalë”, ka thënë Borovci.

Policia tashmë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast, si dhe për të identifikuar personat e implikuar.

/TeleshkronjaPost/

Pamje nga Viva Fresh kur arrestohen hajnat nga Policia Kosovës

Të dielën në mbrëmje ka ndodhur edhe një vjedhje në rrjetin e dyqaneve të “Viva Fresh Store” në Prishtinë.

Plaçkitja është kryer nga disa persona të armatosur, ndërkaq Express ka siguruar fotografi nga momenti i arrestimit të të dyshuarve.

Disa persona të armatosur ia kishin mësyrë dje dyqaneve të “Viva Fresh” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për Express Policia e Kosovës.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërkaq, në fotografitë e fundit që ka siguruar Express shihet momenti kur policia ka arrestuar të dyshuarit.

Pamje nga grabitja e bankës në Fushë Kosovë / VIDEO

Një plaçkitje me armë ka ndodhur në një institucion financiar në Fushë Kosovë, në orët e mbrëmjes së sotme.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë tre persona me armë dhe maska duke dalë nga ky institucion pasi kishin kryer vjedhjen.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia e Kosovës.

“Në ora 17:40 nga linja 192 është njoftua policia se në një këmbimore në Fushë Kosovë ka ndodhur një plaçkitje me armë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, muajve të fundit është rritur numri i vjedhjeve në banka, ku si pasojë e një plaçkitjeje javën që shkoi në Istog mbeti i vrarë polici, Izet Demaj, i cili ishte gjatë detyrës.

Nuk ndalen, tjetër grabitje e armatosur në një bankë në Fushë Kosovë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur, në një bankë në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një institucion mikro financiar në Fushë-Kosovë”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin.

Duhet kujtuar, se ditë më parë në Istog u shënua një rast i grabitjes së një banke.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit përveç plaçkitësit është vrarë edhe polici Izet Demaj.