Shuma e pagave të mjekëve dhe infermierëve që po shkojnë nga Kosova në Gjermani

Menaxheri i kompanisë ‘Interpersonnel Kosova’, Musa Ahmeti, që është partner i kompanisë gjermane ‘DEKRA’ ka thënë se kontratat që bën kompania që ai drejton janë të ligjshme dhe të përhershme me shtetin gjerman.

Ahmeti ka thënë se Gjermania kërkon nga vendet ballkanike rreth 70 mijë infermierë, në ndërtimtari rreth 40 mijë, agronomi dhe bujqësi rreth 50 mijë, industri rreth 35 mijë, industrinë e makinave rreth 20 mijë, informatikë dhe teknologji rreth 15 mijë punëtorë.

“Këta punëtorë kanë rroga dhe kushte jashtëzakonisht të favorshme. Ne kemi argumente se një pjesë e mirë e atyre që shkojnë në Gjermani, punojnë dhe nuk shkëputen nga familja. Ata investojnë në Kosovë dhe një pjesë edhe kthehen dhe krijojnë ndërmarrje të vogla dhe të mëdha”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ahmeti thotë se qëllimi nuk është të largohet stafi mjekësor nga Kosova, por të trajnohen të papunët që dëshirojnë të punojnë në Gjermani.

“Atyre personave dëshirojmë t’u mësojmë gjuhen gjermane në nivelin përkatës ku ata dëshirojnë të punojnë dhe të certifikohen e të përgatiten profesionalisht në mënyrë që kur të shkojnë në Gjermani të kenë një vend pune të garantuar dhe të kenë një apartament ku do të qëndrojnë, të kenë kushtet e punës dhe kontratë pune”, tha ai.

Drejtori i kompanisë Interpersonnel Kosova thotë se të gjithë ata që përgatiten nga kjo kompani, u garantohet viza dhe vendi i punës deri në pension.

male doctor smiling standing with his team behind him – isolated

“Kjo kontratë ju garanton rrogë gjermane minimale 1,500 euro neto dhe të gjitha kontributet dhe siguracionet që i kërkon legjislacioni gjerman. Unë them zyrtarisht se në ‘Interpersonnel’ askush nuk ka nënshkruar kontratë me 1,500 euro rrogë. Rroga më e vogël që është nënshkruar për infermierë ka qenë 1,900 euro neto deri në 7,950 euro”.

Ahmeti thotë se rroga e madhe vjen për ata profesionistë që kanë tituj shkencorë, patent shofer, eksperiencë në punë të ndryshme.

Përcjellet për amshim i riu i cili ndërroj jetë në Gjermani / Foto

Në fshatin Llapushnik të Drenasit, është varrosur Hajdin Thaçi, i cili ndërroj jetë papritmas në Gjermani në ditën e dytë të punës së tij.

Qindra qytetarë të komunës së Drenasit kanë marrë pjesë në varrimin e të ndjerit Hajdin Thaçi, i cili kishte shkuar në Gjermani për një jetë me të mirë.

I riu nga Llapushniku në ditën e dytë të punës pasi kishte shkuar në Gjermani kishte rënë nga skelet në katin e katërt të një ndërtese në të cilën po punonte.

Ai sot u përcjellë në banesën e fundit nga miq e familjarë:

Varrimi i të ndjerit Hajdin Thaçi nga Llapushniku.
Varrimi i të ndjerit Hajdin Thaçi nga Llapushniku.
Varrimi i të ndjerit Hajdin Thaçi nga Llapushniku.

Lajm fantastik për vizat, Gjermania i thotë “PO” Kosovës

Kosova ka marrë një lajm fantastik sot nga shteti gjerman për liberalizimin e vizave.

Dje pas përfundimit të Samitit të Berlinit, presidenti Hashim Thaçi para gazetarëve tha se nuk ka lajme të mira për vizat, por sot pasdite kryeministri Ramush Haradinaj ka kumtuar lajmit e shumëpritur.

Ai pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë dhe Kosova ka marrë “PO”-në e shtetit gjerman sa i përket vizave, shkruan Teleshkronja Post.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt në rrjetin social Facebook:

Danke Deutschland! 🇩🇪

Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës.

331 vota për, Parlamenti Evropian jep mbështetje të madhe për liberalizimin e vizave

Parlamenti Evropian ka votuar të enjten për të vazhduar mandatin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ky votim ka qenë pjesë e një hapi ligjor, në mënyrë që të vazhdohet mandati i këtij procesi edhe në kohën e tranzicionit, pasi zgjedhjet në Bashkimin Evropian do të mbahen në muajin maj.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka thënë në një postim në Twitter se tani i takon Këshillit Evropian të bëjë punën e tij.

Lajmi është publikuar edhe nga kryeministri Haradinaj.

“Nën lidershipin e eurodeputetes Tanja Fajon – në Parlamentin Europian me 331 vota për, u konfirmua për të dytën herë mandati për fillimin e trialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Një vullnet kaq i fuqishëm politi, që buroi sot nga Parlamenti Europian në Strasburg, rikonfirmon për të disatën herë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kushtet e parashtruara, siç e ka konfirmuar edhe Komisioni Europian në Bruksel vitin e kaluar.

Është tërësisht e padrejtë, frustruese, dhe e dekurajuese që qytetarëve të Kosovës vazhdon t’u mohohet e drejta e fituar për lëvizje të lirë në Europë.

Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, u bëjmë thirrje kryeqyteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, që t’i japin drejtim dhe epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si e drejtë e fituar dhe e pakontestueshme, tani kur bëhen shtatë vjet nga data kur na është dorëzuar udhërrëfyesi për vizat.

Kosova vazhdon të mbetet e fokusuar në përkushtimin e saj për avansimin e rrugës sonë drejt Bashkimit Europian, dhe u qëndron fuqishëm besnike vlerave dhe parimeve për të cilat jemi zotuar bashkë në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit” shkruan kryeministri në njoftim.

Përfundon mbledhja Haradinaj-Hahn, detajet e takimit

Ka përfunduar takimi ndërmjet Ramush Haradinajt dhe komisionerit për zgjerim nga Bashkimi Evropian, Johanes Hahn.

Takimi filloi pak minuta me vonesë dhe jo siç ishte paralajmëruar nga ora 16:45, raporton Teleshkronja Post.

Vet kryeministri ka shkruar pas përfundimit të takimit në rrjetin social facebook duke treguar se Kosova pret që liberalizimi vizave të ndodhë sa më shpejtë.

Në takim është diskutuar edhe për taksën 100%, por nuk ka dhënë detaje rreth kësaj teme.

Postimi i Haradinajt në FB :

Labinot Tahiri dorëzon pasaportën me dy viza, publikon video

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka dorëzuar pasaportat e tij, pasi nuk është bërë liberalizmi i vizave në vitin 2018.

Ky ishte edhe premtimi i tij si deputet tash e një kohë se “nëse nuk bëhet liberalizimi i vizave brenda vitit 2018, ai do u bashkohet gjithë qytetarëve tjerë të Kosovës duke dorëzuar pasaportat e tij”.

Dorëzimin e pasaportat diplomatike ai e ka bërë duke hyrë drejtpërdrejt në rrjetin e tij social në Facebook, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorëzuar në organet përkatëse Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë! Pra sot unë do bashkohem me qytetarët e tjerë të Kosovës duke dorëzuar edhe pasaportat e mia dhe të familjes sime. Mosliberlaizimi i vizave është një dëshpërim i madhe për të gjithë qytetarët dhe për mua si deputet. Prandaj unë sot po i dorëzojë pasaportat në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Të them të drejtën më shumë kohë më ka marrë që të kompletojë dokumentet për dorëzimin e pasaportave sesa për marrjen e tyre, por duhet të solidarizohemi me qytetarët. Unë falënderojë ambasadat që më kanë pajisur me viza, por tani unë më nuk do të udhëtojë jashtë Kosovës për shkak të dëshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuar liberalizimin e vizave as vitin që shkoi. Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës ”, ka thënë Tahiri.

Avramopoulos: Konfirmoj se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për viza

Komisionari i BE-së për Migrim dhe Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë liberalizimin e vizave.

Në konferencën “Politikat e BE-së për viza”, Avramopoulos ka thënë se duhet ende punë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Konfirmoj që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim. Pas votës në Parlamentin Evropian, kjo çështje tani është në duart e shteteve anëtare”, ka thënë Avramopoulos.

Ndërkohë, shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /koha.net/

Nuk votohet rezolutae LDK-së dhe VV-së për vizat

Në seancën e sotme parlamentare është hedhur në votim rezoluta e propozuar nga LDK-ja dhe VV-ja, e dalë nga seanca e jashtëzakonshme në lidhje me mosliberalizmin e vizave.

Në sallë ishin prezent 70 deputete, ku votuar 42 prej tyre. 40 ishin “për” 1 “kundër” dhe një ka abstenuar.

Paraprakisht shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, njoftoi se në takimin e djeshëm me kryetarët e grupeve parlamentare nuk ishin harmonizuar në lidhje me këtë propozim.

Si rezultat i kësaj rezolute Qeveria aktuale e Kosovës do të dorëhiqej dhe Kuvendi aktual i Kosovës do të shpërbëhej duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.

E gjithë kjo vjen pas dështimit me çështjen e liberalizimit të vizave ku si rezultat kërkohet përgjegjësi nga Qeveria Haradinaj.