Super Vedat Muriqi debuton me dy gola tek Fenerbahçe

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi i ka dërguar sinjale Fenerbahçes se nuk ka gabuar me transferimin etij, pasi ka shënuar dy gola në debutim me klubin e ri.

Ish-lojtari i Rizesporit, Vedat Muriqi, ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te klubi i ri, Fenerbahçe.

Futbollisti i “Dardanëve”, që ditë më parë kompletoi transferimin nga Rizespor, ka realizuar dy herë në miqësoren kundër Bursaspor, të cilën Fenerbahce e fitoi 2-0.

Muriqi, fillimisht shënoi në fund të pjesës së parë, për rezultatin 1-0, transmeton Teleshkronja Post.

Se klubi turk ka marrë një super lojtarë, Muriqi e vertetoj edhe me shënimin e golit të dytë personal.

Me anë të një goditjeje të fuqishme, tipike të një sulmuesi vrasës para portës, Muriqi shënoi për 2-0 me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 51’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i kësaj miqësoreje.

Muriqi tregoi se është transferim i qëlluan për Fenerbahcen, dhe se mezi pret startin e sezonit në Superligën e Turqisë./TeleshkronjaPost/

Rikthehet Kosova, Muriqi realizon me kokë për 2-2

Me të hyrë në pjesën e dytë Bullgaria shënoj dy gola dhe kaloj në epërsi ndaj Kosovës 2-1 në Sofje.

Por përfaqësuesja e Kosovës ka reaguar pas dy golave të pranuar, duke shënuar super gol.

Një depërtim fantastik nga Milot Rashica, i cili më pas pason tek Kololli ku harkon për mrekulli në zonë dhe gjenë kokën e Vedat Muriqit.

Ky është goli i bukur me kokë nga sulmuesi i Rizespor, Vedat Muriqit :

Super Milot Rashica hesht Bullgarinë me gol të bukue në Sofje (VIDEO)

Klube gjigante evropiane konfirmojnë interesimin për Vedat Muriqin

Klubi francez, Toulouse dhe klubi turk Fenerbahçe ia kanë vënë syrin sulmuesit kosovar, i cili po shkëlqen në kampionatin turk. Muriqi pritet të largohet nga Rizespori gjatë kësaj vere

Lojtari aktual i Rizespor, Vedat Muriqi është njëri prej emrave më të përfolur në futbollin turk.

Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Rizesporit, me të cilin ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 7 asistime në 32 ndeshje të zhvilluara.

Përfaqësuesi kosovar ka kontratë me Rizesporin deri në vitin 2020, por ai pritet të largohet prej aty gjatë kësaj vere.

Dhe, interesim për të kanë shprehur dy klube evropiane.

Prizrenasin e duan në Francë, respektivisht klubi nga Ligue 1, Toulouse.

Lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri i këtij ekipi, Alain Casanova.

“Ne po mundohemi ta gjejmë një sulmues si Vedat Muriqi, i cili luan në Turqi. Ai e di këtë dhe ne po e vëzhgojmë. Për momentin nuk mund të flasim më shumë”, theksoi Alain.

Ndërkaq, menaxheri i futbollistit, Haluk Canatar e ka konfirmuar interesimin e Fenerbahçes për shërbimet e tij.

“Drejtuesit e Fenerbahçes kanë kërkuar informacione për Vedat Muriqin. Vedatit i është thënë se klubi do të jetë më i organizuar gjatë sezonit të ardhshëm. Çaykur Rizespor dhe Rizespor do të takohen për të diskutuar për Muriqin”, deklaroi menaxheri turk.

Vedat Muriqi i shënon gol të bukur Beshiktash / Video

‘9’shi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi e ka gjetur sërish rrugën drejt golit në Superligen e Turqisë.

Sulmuesi i ka shënuar gjigantit, Beshiktashit në minutën e 42’, transmeton Teleshkronja Post.

Muriqi shënoi për rezultatin 1-2, pasi skuadra e tij, Rizespori, ishte duke humbur 0-2.

Ky gol e kthen në lojë Rizesporin dhe i jep shpresa për të nxjerrë diçka më shumë nga kjo ndeshje.

Ky është goli i 12 në 30 paraqitje këtë edicion për Muriqin në të gjitha garat, teksa ka dhuruar edhe 7 asistime./Teleshkronja Post/

Muriqi nuk po ndalet, tjetër gol për Rizespor në Turqi / Video

Ylli i “Dardanëve”, vjen më një tjetër gol të bukur në kampionatin turk. Muriqit i kanë mjaftuar dy minuta lojë për të shënuar një tjetër gol për Rizespor.

24 vjeçari, ka arritur të shënojë në minutën e 2’-të të takimit, për t’i dhuruar epërsinë skuadrës së tij Rizespor, në udhëtim te Konyaspor, raporton Teleshkronja Post.

Ndeshja përfundoj Konyaspor 0-2 Rizespor, Vedat Muriqi pa dyshim lojtari i ndeshjes.

Muriqi është duke shkëlyer këtë sezon të garave, dhe deri tash ka realizuar 11-të gola në elitën e futbollit turk, ky është një lajm i mirë për Kosovën pasi luan dy ndeshje kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

Goli i Vedat Muriqit, në këtë ndeshje ai dha edhe një asistim:

Edhe Vedat Muriqi shënon, lojtarët e Kosovës në top formë / Video

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi e ka kaluar Rizesporin në epërsi ndaj Kayserisporit, në një ndeshje të Superligës turke që po zhvillohet momentalisht në Rize.

Lojtari 24 vjeqar shënoi nga afërsia në minutën e 22-të, duke i dhënë epërsinë prej 1-0 Rizesporit.

Ky është goli i nëntë i Muriqit për skuadrën turke deri tani këtë sezon, dhe vjen në prag të ndeshjeve të Kosovës këtë muaj.

Këtë javë shumica e lojtarëve që luajnë për Kosovën kanë treguar super formë duke filluar nga Milot Rashica kundër Schalkes, Arbër Zeneli kundër Dijon, goli i Herolind Shalës. Lajm tejet i mirër Bernard Challandes për ndeshjet miqësore kundër Danimarkës me 21 mars./teleshkronjapost.info/

Goli i sulmuesit shtatëgjatë Vedat Muriqit :

 

Goleada nga Rashica, Muriqi, Kolloli dhe Avdiaj ia sigurojnë fitorën Kosovës kundër Maltës / VIDEO

Kosova ka fituar kundër Maltës me rezultat të thellë 0-5, si mysafirë duke thyer rekord si fitorja më e lartë në historinë tonë si përfaqësuese.

Fillimisht, Vedat Muriqi ka kaluar në epërsi Kosovën kundër Maltës në minuten e 15 të takimit si mysafirë në shtetin Maltez, shkruan Teleshkronja Post.

Më pas Benjamin Kololli është një mbrojtës i majtë, por me golin që shënoi për Kosovën habiti të gjithë me një parabol.

Kosova ngriti epërsine në 0-2 kundër Maltës në minuten e 70’të takimit, shkruan Teleshkronja Post.

Derisa më pas në skenë u shfaq Dionis Avdiaj me 2 gola të shpejtë, derisa edhe Milot Rashica realizoi një super gol nga largësia.

Pas pak golat me VIDEO :




 

Kosova në epërsi kundër Maltës, shënon Muriqi / VIDEO

Vedat Muriqi ka kaluar në epërsi Kosovën kundër Maltës në minuten e 15 të takimit si mysafirë në shtetin Maltez, shkruan Teleshkronja Post.

Video, ky është goli i Vedat Muriqit në Ligen e Kombeve: