Shënohet 20 vjetori i rënies: “Pesë dëshmorët e Gradinës”

Data 18 prill 2019, në 20-vjetorin e rënies, me aktivitete tematike e përkujtimore, në Drenas dhe vend-rënien e tyre përkujtohen dëshmorët e Gradinës, maja e malit, mes Llapushnikut e Berishës.

Atë ditë, në luftime ballë për ballë kundër forcave serbe, me vendosmëri të veçantë, për të mos lejuar që me asnjë çmim që forcat vrastare serbe të depërtonin në pikën më strategjike në luftës, kanë rënë heroikisht: Islam Kastrati, Mentor Morina, Ramadan Bytyçi, Halim Bajraktari dhe Mentor Gashi dhe janë plagosur dhjetëra luftëtarë të tjerë.

Maja e Gradinës ishte mbrojtur deri në fund të luftës. Luftëtarët e lirisë nuk lejuan depërtimin e forcave serbe nga ajo anë, në Rrafshnaltë, ku ndodheshin institucionet e luftës së UÇK-së, Selia e Shtabit, e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Spitali Ushtarak, Radio-Kosova e Lirë, Agjencia Kosovapress dhe dhjetëra mijëra të zhvendosur në grykat e maleve nga Kizhareka, Nekovci, Bainca, Shala, Krojmiri, Pretërshtica, Blinaja dhe fshatrat e tjera në perëndim prej Arllatit, Lladrovcit, Senikut, Bajës, Bellanicës, Bllacës, Ngucatit deri në Luzhnicë, etj.

Thaçi, Selimi e Lushtaku përkujtojnë 24 marsin me fli e çaj rusi në Drenicë

Shënimin e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-së gjithkush ka vendosur ta përkujtojë në mënyra të ndryshme.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbyllur ditën e fundit të kësaj jave me fli, çaj rusi e në shoqërinë e Sylejman Selimit e Sami Lushtakut.

Thaçi, Lushtaku e Selimi kanë qëndruar mbrëmjen e sotme në odën e Jetullah Gecit në Llaushë të Skenderajt.

Fotografitë në fjalë janë publikuar nga djali i Jetullahit, Arbër Geci , pikërisht sot kur u bën 20 vjet nga bombardimet e NATO-s, shkruan Indeksonline.

E gjatë ditës, Thaçi ishte i pranishëm edhe në Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan ku tha se kjo epope shënoi një kthesë historike në luftën për liri, çlirim dhe pavarësi.

BBC publion video reportazh për 20 vjetorin e ndërhyrjes të NATO-s kundër Serbisë

Mediumi britanik, BBC ka bërë një reportazh të shkurtër për 20 vjetorin e sulmeve të NATO-së në Kosovë mbi forcat serbe.

Ata tregojnë që konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve ende nuk është zgjidhur.

Tri figurat kryesore të kësaj storie janë korrespodentët, Jeremy Bowen, Albana Kasapi dhe Dejan Anastasijevic. Të tretë ishin reporter të luftës në Kosovë.

Ata shpjegojnë se pse ende vazhdojnë mosmarrëveshjet mes dy kombeve.

Tutje, ata tregojnë rrugëtimin e Kosovës nga përfundimi i luftës deri më tani tek ideja e shkëmbimit të territoreve.

Thaçi e nis diten duke kujtuar bashkimin në Rambuje

Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar për 20-vjetorin e finalizimit të marrëveshjes së Rambujesë. Ai duke kujtuar bashkimin e spektrit politik në “negociatat rraskapitëse”, ka kërkuar që e njëjta të ndodhë edhe tani, kur ai dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po negociojnë për një marrëveshje.

Janë bërë 20 vjet qëkur delegacioni kosovar dhe ai serb finalizuan negociatat në Rambuje.

Presidenti Thaçi, i cili atëherë po merrte pjesë si përfaqësues politik i UÇK-së në negociata, ka kujtuar konferencën.

“Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”.

Sipas Thaçit, me bashkimin e spektrit politik, gjatë konferencës së Rambujesë u bë e mund arritja e një marrëveshjeje.

“Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur te Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse”,

E, ai ka kërkuar që bashkim të njëjtë të ketë edhe tani kur dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja i refuzojnë negociatat me Serbinë, të udhëhequra nga Presidenti.

“Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Thaçi.

“Veteranët mashtrues dëmtuan imazhin e UÇK-së, të marrin dënimin e merituar”

Gjatë këtij muaji, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar certifikata false për veteranët e rrejshëm.

Derisa hetimet po vazhdojnë, të njëjtit po mbahen në paraburgim.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi thotë se secili që e shkelë ligjin duhet të vihet para institucioneve të drejtësisë, dhe të marrë dënimin e merituar.

“Po këto ditë e kam parë në media, ku është raportuar se disa persona kundërligjshëm kanë falsifikuar statusin e veteranit të UÇK-së, me çëllim të përfitimit të pensionit, të cilin e garanton ligji për veteranët e Luftës të UÇK-së. Natyrisht, mendoj se secili që e shkel ligjin duhet të vihet para institucioneve të drejtësisë, dhe të marrë denimin në bazë të ligjeve në fuqi”, ka thënë Qeriqi në një bisedë për Indeksonline.

Qeriqi thotë se fryerja e listave ka ndodhur pas miratimit të ligjit për këtë kategori, dhe këtë e kanë shfrytëzuar persona të caktuar.

“Të gjithë jemi dëshmitar se listat e veteranëve janë fryer tej mase, krejt kjo ka ndodhur pas miratimit të ligjit për këto kategori, ligj ky i cili garanton pensione për veteranët luftëtar të cilët janë të papunë, e këtë e kanë shfrytëzuar persona të caktuar, që t’i përfshijn në këto lista edhe ata të cilët fare nuk kanë qenë pjesë e Luftës”, ka theksuar tutje ai.

Nga ana e tij, Qeriqi bënë thirrje që të merren masa seriozisht lidhur me këtë raste pasi që është dëmtuar imazhi i UÇK-së.

“Institucionet e drejtësisë duhet të merren më seriozisht me këto raste, për arsye se këta persona me çëllim të përfitimit personal, e kanë dëmuar imazhin e luftëtarit të UÇK-së, dhe në anën tjetër po dëmtohet edhe bugjeti i shtetit”, vlerëson ai.

Ndryshe, Prokuroria e Shtetit vazhdimisht deklarohet se janë në fazën e mbledhjes së informative, ndërsa numri i atyre që përfitojnë pension si luftëtar nga shteti është mjaftë i lartë.

Shënohet 18 vjetori i fillimi të luftës në Maqedoni

18 vjet më parë, më 16 mars 2001, në Maqedoni kërciti pushka dhe kjo ndodhi dy vjet pasi lufta kishte përfunduar në Kosovë.

Për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën jetonin shqiptarët në Maqedoni, ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila do tentonte që me grykën e pushkës ta ndryshonte fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominant, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar akoma dhe më tej shtypjen e elementit shqiptar.

Shqiptarët që gjeografikisht duhej të jetonin në këtë vend, fillimisht përmes aktit më të lartë të një shteti në vitin 1991 i humbën të drejtat të cilat, formalisht, i gëzonin me kushtetutën e vitit 1974.Edhe pse kushtetuta e vitit 1991 u miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, rrjedha diskriminues shumëdimensional vazhdoi edhe më tutje.

Po ashtu në këtë kohë Maqedoninë e përfshiu: papunësia, varfëria e skajshme, korrupsioni, krimi ekonomik dhe krizat e njëpasnjëshme ekonomike, që kishin marrë përmasa të mëdha.

Si rrjedhojë e lodhjes dhe mosbesimit që ndonjëherë mund të jetojnë bashkërisht shqiptarët dhe maqedonasit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare vendosi që çështjen ta çojë deri në fund.Përmes krismave të kësaj lufte u sensibilizua dhe mobilizua edhe faktori ndërkombëtare (përskaj atij politik shqiptar), i cili përmes përpjekjeve të ngjeshura diplomatike ndërmjet faktorit politik në pushtet, krahut ushtarak dhe atij ndërkombëtar, arritën që kësaj lufte t’i japin fund, përfundimin e të cilës e rrumbullakuan në tavolinën e bisedimeve me negociata ndërmjet palëve të infiltruar në vorbullën e kësaj lufte.

Lufta çoi në marrëveshjen e Ohrit, që dhe sot është në diskutim, nëse është zbatuar e po zbatohet.

Tashmë është miratuar Ligji për gjuhët zyrtare, që është pjesa më e rëndësishme e kësaj marrëveshje, duke garantuar përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

2019-ta fillon me zvoglimin e numrit të veteranëve të UÇK-së

Procesi i verifikimit të invalidve dhe veteranëve: Me miliona euro shpenzohen çdo muaj nga kuleta e shtetit për përfituesit e skemave sociale në vend. Pensionet bazike të moshës dhe ato kontributdhënëse del të jenë kategoritë që i kushtojnë më së shumti buxhetit të Kosovës.

E kategoria që e rëndon buxhetin më së shumti është ajo e veteranëve të UÇK-së. Brenda një muaji për ish-luftëtarët e UÇK-së shkojnë hiç më pak se 6 milionë euro.

Numri i madh i veteranëve të luftës ka qenë temë debati për një kohë të gjatë në Kosovë. Madje, janë ngritur edhe dyshime se ky numër është i fryer, pasi llogaritet se numri i vërtetë tyre është shumë më i vogël.

Në vazhdimësi është tërhequr edhe vërejtja se kishte keqpërdorime me listat e veteranëve të luftës, ku besohet se janë përfshirë edhe persona të cilët nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, se sa është saktësisht numri i veteranëve që marrin pensione nga shteti. Ketë numër duket se nuk e kanë të saktë institucionet kompetente, pasi MPMS dhe OVL e UÇK-së nuk kanë shifra të njëjta.

Ka rënie të numrit të veteranëve, sivjet janë 128 më pak

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë treguar për FaktePlus se në muajin shkurt të këtij viti pensione kanë marrë 38 mijë e 217 veteranë.

“Në muajin shkurt 2019 në listën e veteranëve të luftës së UÇK-së kanë qenë 38 mijë e 217 përfitues, kurse shuma e paguar ka qenë 6 milionë e 423 mijë 148 euro”, ka thënë për FaktePlus zyrtari për media në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Musa Demiri.

Ai ka treguar se në muajin dhjetor të vitit të kaluar numri i veteranëve që kanë marrë pensione ka qenë 38 mijë e 345.

Nga këta të dhëna shihet se nga dhjetori i viti të kaluar e deri më tash, numri i veteranëve ka rënë së paku për 128 persona.

Ndërkohë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) thuhet se për gjithë vitin 2019 për këtë kategori është paraparë që të ndahen 57 milionë e 911 mijë e 776 euro.

Mirëpo, në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së kanë një shifër tjetër të përfituesve të pensioneve.

OVL e UÇK-së: Nuk ka rënie të numrit, janë 38 mijë e 400 veteranë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka treguar për FaktePlus se numri i veteranëve nuk ka lëvizur fare. Ai thotë se numri i tyre është 38 mijë e 400.

“Numri i veteranëve është po ai që ka qenë nuk është reduktuar. Pra, janë rreth 38.400 veteranë që vazhdojnë të marrin paga nga buxheti”, ka thënë Gucati.

Llogaritet se gjatë vitit 2018 rreth 300 mijë kosovarë kanë marrë pensione të ndryshme nga shteti. E gjithë këto pensione, sipas Ministrisë së Punës i kushtojnë buxhetit të shtetit mbi 300 milionë euro në vit.

Në bazë të statistikave të MPMS-së përveç për veteranë, shteti ka ndarë edhe rreth 40 milionë euro për pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Derisa 268 mijë e 875 euro të tjera janë shpenzuar për viktimat e dhunës seksuale.

Në kategorinë e familjeve të dëshmorëve, përfitues po del të kenë qenë mbi 13 mijë persona, derisa përfitues të pensioneve për viktimat e dhunës seksuale ishin rreth 150 persona çdo muaj.

Por, këto nuk janë kategoritë e vetme për të cilat shteti ka ndarë gjatë vitit 2018. Vetëm gjatë vitit që kemi lënë pas, shteti ka ndarë mbi 260 milionë euro për skemat e tjera pensionale.

Duhet kujtuar se në mesin e muajit shkurt u mbajt edhe një protesta nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për rritje dhe benificione shtesë nga buxheti i vitit 2019 i cili u miratua me 3 shkurt të këtij viti./TeleshkronjaPost/

Ja si ta raportoni faqen gazetarit pro rus, i cili po shkruan kundër Kosovës dhe UÇK’së

Taulant Binxhia, nga Rinia Kosovare Evropiane ka bërë thirrje për raportimin e llogarisë në Facebook të gazetarit britanik, Graham Phillips, i cili doli hapas se po bën fushatë kundër Kosovës dhe luftës së UÇK’së.

Binxhia ka kërkuar që të bëhen sa më shumë njerëz dhe t’ia raportojnë faqen në Facebook, në mënyrë që gazetari në fjalë të mos ketë mundësi që aty të shpërndajë propaganda kundër Kosovës.

‘’Shoke e shoqe ky personi ne foto eshte duke bere propagande kunder Kosoves dhe paguhet nga sherbimi Informativ ruse. Menyra per mi ndalu kete gje eshte te raportojme ne Facebook qe ky person mos te kete te drejte te postoj me gjera te tilla. Menyra qysh mi bo raport eshte e ilustruar me foto. Linku i faqe se gazetarit te vetshpallur eshte ne koment. Shperndaje!! P.s ketij personi ju ka blloku Tëiteri per arsye te njejta’’.

HAPI PARË:

HAPI I DYTË:

HAPI I TRETË: