McGregor e fton Ibrahimovicin dhe Pogban për stërvitje

Irlandezi Conor McGregor e ka ftuar super yllin e Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimovicin, për t’u stërvitur së bashku.

Në një intervistë në vitin 2017, sulmuesi suedez, i cili e ka një shirit të zi në Taekwondo, nuk e mohoi mundësinë e fillimit të karrierës në MMA.

“Kam nevojë për gjashtë muaj dhe do të isha gati. Gjashtë muaj stërvitje dhe unë mund t’i fillojë garat në artet e përziera marciale”, kishte thënë Zlatan në atë kohë.

Atëherë, Ibrahimovici e kishte parashikuar edhe fituesin e meçit mes McGregorit dhe Floyd Mayweatherit, duke thënë se irlandezi do të fitonte, gjë që nuk ndodhi. Sipas suedezit, McGregor është “Ibrahimovici i botës së arteve marciale”.

Së fundi, McGregor e ka zhvilluar një intervistë me faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka diskutuar për futboll. McGregori iu ka përgjigjur komenteve të Zlatanit duke thënë se suedezi është duke tentuar të bëhet McGregori i futbollit.

“Unë e respektoj Zlatanin dhe mendësinë e tij pozitive, por le ta qartësojmë një gjë: Ka vetëm një Conor McGregor!”, deklaroi irlandezi.

“Zlatani po tenton të bëhet Conor McGregori i futbollit, fat të mbarë për të. Zlatani dhe Paul Pogba janë të mirëseardhur të ushtrojnë me mua kurdo që të dëshirojnë.”

Gjithqka rreth duelit Ilir Latifi – Anderson, që zhvillohet nesër në mëngjes

Ilir Lafiti do të përballet me Corey Anderson nesër në mëngjes sipas kohës lokale në Kosovë, në një meç që mund t’i hapë rrugë atij për të luftuar për ndonjë titull në garën e artëve të përziera marciale, UFC.

35 vjeçari në UFC prezantohet si sportist nga Suedia, por ai nuk harron asnjëherë vendlindjen e tij, Kosovën.

Këtë herë ylli nga Vushtrria ka një sfidë të madhe para vetes, ai do të ndeshjet me Corey Anderson, në një duel ku pritet të jetë mjaft i zjarrtë pasi të dy janë mundës të nivelit të lartë dhe kanë aftësi të madhe qëndrueshmërie, por edhe sulmuese.

Vlen të theksohet se Latifi stërvitet me shokun e tij të ngushtë, Alexander Gustafsson, i cili do të përballet me Jon Jones për titullin e lehtë të peshave të rënda pak orë pas duelit të Ilirit.

Orari:

Me kohën tonë dueli do të zhvillohet të dielën me 30 dhjetor 2018 dhe pritet të fillojë rreth orës 04:30.

Rëndësia e duelit

Mjaft e madhe, Latifi aktualisht në kategorinë e lehtë të peshave të rënda renditet i pesti, ndërsa kundërshtari i tij i dhjeti. Fitorja do t’i jepte mundësi fituesit për një duel ku në lojë do të ishte titulli i divizionit.

Duelet e fundit dhe statistikat

Anderson (11 fitore, katër humbje dhe asnjë barazim) ka befasuar të gjithë me rritjen e tij, së fundi ka fituar ndaj Glover Teixeiras, ndërsa në anën tjetër Latifi (14 fitore, pesë humbje dhe asnjë barazim) ka pesë fitore në gjashtë duelet e fundit, triumfi i tij i fundit ishte ndaj ish-kampionit, Ovince Saint-Preux.

Favoriti

Dueli do të ketë tre raunde nga pesë minuta, Latifi është favorit i padiskutueshëm nga gjithë ekspertët e UFC-së dhe kompanitë e basteve.

Lajmi i madh: Zbuluhet data e meçit mes Mayweather dhe Nurmagomedov

Babai i Khabib Nurmagomedov ka dhënë shenja të reja për një datë të mundshme dhe vendin për meçin mes djalit të tij dhe Floyd Mayweather.

Menjëherë pasi e mposhti Conor McGregori në tetor të këtij viti, Khabibi i bëri thirrje për një meç mes tij dhe Mayweather.

Kjo pati kundërpergjigje dhe reagime nga edhe vet amerikani Floyd Mayweather duke i thënë se është i gatshëm.

E me sa duket një ndeshje tjetër spektaktli në boks mes të lartë përmendurve në vitin që vjen, raporton Teleshkronja Post.

Sipas babait të Khabib, meçi mund të ndodhë në Rusi gjatë muajit maj të vitit të ardhshëm.

“Një luftim me Floyd mund të ndodhë pas përfundimit të kontratës me UFC”, tha babai i Khabib. “Meçi mund të ndodhë më 4 maj në Grozny”.

Ky është një lajm i madhë për gjithë tifozët e sporteve luftarake, sidomos boksit, pasi do jetë sfidë për Khabibin që i duhet ndërrim stili./Teleshkronja Post/