Asistimi i Bale, i cili u bë viral sot me Uellsin

Super stari i Uellsit dhe Real Madridit, Gareth Ble, i ka mahnitur të gjithë, me veprimin e tij ne ndeshjen e sotme ndaj Kroacisë të vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Në minutën e 10-të, futbollisti i Realit të Madridit, u bë protagonist, duke dhuruar spektakël me duar.

Gareth Bale asistoi nga auti, në afërsi të mesit të fushës, për shokun e skuadrës, i cili nuk u tregua i saktë para portës.

Videoja e momentit kur Bale hedh autin e gjatë nga mesi i fushës është duke bërë xhiron e internetit, teksa të gjithë kanë mbetur të mahnitur nga uellsiani, i cili problemeve që ka pasur kohët e fundit me klubin e tij, mbetet një lojtar i madh.

Shikoni videon interesante të Bale :

Manuel Neuer me super driblim ndaj lojtarit bjellorus afër këndores (VIDEO)

/TeleshkronjaPost/

Bekim Balaj shënon kundë Uellsit, 1-0 / VIDEO

Balaj ka shënuar për Shqipërinë duke e dërguar atë në avantazh prej 1-0 kundër Wales.

Në minutën e 59’të ka shënuar nga penalltia Bekim Balaj, shkruan Teleshkronja Post..

Albania vs Wales, formacionet zyrtare

Shqipëria luan kundër Uellsit në një ndeshje miqësore që konsiderohet si një provë për Kombëtaren pas disa paraqitjeve të dobëta në Ligën e Kombeve.

Përballja e fundit e Kuqezinjve është ndaj Skocisë, në të cilën pësuan me rezultat 4-0 në “Loro Boriçi,” Teleshkronja Post.

Situata aktuale te skuadra e Shqipërisë është shumë e vështirë, sidomos nga ana psikike.

Përzgjedhësi Christian Panucci ka qenë më i kritikuari, të cilit madje i luhatet edhe posti i trajnerit.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha; Veseli, Mavraj, Simajli; Hysaj, Xhaka, Lila, Basha, Uzunu; Balaj, Grezda.

Formacioni zyrtar i Uellsit: Ward; Gunter, Lockyer, Lawrence, Roberts; Allen, James, King; Brooks, Vokes, Wilson./Teleshkronja Post/

Pakënaqësia e stafit të Realit për aktivizimin e Bale ndaj Shqipërisë, Giggs përgjigjet

Përzgjedhësi i Uellsit, Ryan Giggs, ka reaguar ndaj kritikave të stafit dhe tifozëve të Real Madridit në lidhje me Gareth Bale.

Anësori i Los Blancos është duke pasur probleme me lëndime këtë sezon, ndërsa aktivizimi i tij në ndeshjen kundër Shqipërisë është konsideruar si i panevojshëm.

Bale është dashur të udhëtojë 4.052 kilometra për të qenë i pranishëm në “Elbasan Arena” në ndeshjen miqësore.

Giggs thotë se nuk shqetësohet për këto kritika dhe se lojtari është shprehur i gatshëm që të jetë i pranishëm në lojë për ta nderuar edhe arritjen e Chris Gunter.

Mbrojtësi i Readingut do të bëhet lojtari që ka regjistruar më së shumti paraqitje për Uellsin, plot 93, kur do të startojë në Elbasan.

“Nuk ka shqetësime për pakënaqësinë e Madridit. Gareth është në duar të mira. Ai gjithmonë dëshiron të luajë për vendin e tij dhe dëshiron të jetë këtu për Chrisin që do të jetë një natë e veçantë”.

“Të gjitha këto gjëra lënë të kuptojmë se është gjë e shkëlqyer që ndodhet këtu dhe u jep shtytje të gjithëve kur ai është në skuadër. Askush nuk ka dyshuar në përkushtimin e tij ndaj Uellsit”, ka thënë Giggs.

Karahas Bale në ndeshjen kundër Shqipërisë do të luajë edhe ylli i Arsenalit, Aaron Ramsey, si edhe kapiteni Ashley Williams./Teleshkronja Post/