Zyrtare: UEFA dënon Cristiano Ronaldon

UEFA ka marrë vendimin për Cristiano Ronaldon, për festimin në “Allianz Stadium” në ndeshjen Juventus – Atletico Madrid.

Ashtu si Diego Simeone, edhe Ronaldo i ka shpëtuar dënimit me ndeshje nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

UEFA tashmë ka marrë vendimin përfundimtar për festimin e Ronaldos në Torino pas tre golave kundër Atleticos.

CR7 festoi me një gjest të çuditshëm, duke ia kthyer Simeones pas kualifikimit në fazën tjetër të Champions League dhe si pasojë e kësaj, UEFA e ka dënuar CR7-ën me 20 mijë euro.

34-vjeçari mund të luajë në çerekfinale kundër Ajaxit.

Zyrtare: UEFA hap procedurë për gjestin e kopjuar të Ronaldos nga Simeone

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Cristiano Ronaldos për mënyrën e festimit të tij në triumfin ndaj Atletico Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

34-vjeçari e kaloi skuadrën e tij në çerekfinale me një super het-trik në ndeshjen e kthimit në Torino, duke e përmbysur fitoren e Alteticos në ndeshjen e parë 2-0.

Ronaldo e festoi njërin prej tre golave të tij duke e imituar festimin e Diego Simeones duke i hapur “topat” në ndeshjen e parë, për të cilin argjentinasi u gjobit me 17 mijë funte.

Ronaldo akuzohet për sjellje të pahijshme.

Organi i UEFA-s për Etikë dhe Disiplinë do të merret me këtë rast më 21 mars.

Zyrtare: Këshilli i FIFA-s voton për ndryshimin Botërorin e Klubeve

Këshilli i FIFA-s miratoi krijimin e një konkursi të ri të klubit: një ekip i ri FIFA Club World Cup, i cili do të mbahet në qershor dhe korrik 2021. Vendimi u mor sot, gjatë takimit të nëntë të FIFA-s trup strategjik dhe vendimmarrës, në Miami. Kishte 25 vota për dhe shtatë kundër propozimit.

Kupa e Botës për Klube do të luhet gjatë ndeshjeve ndërkombëtare të kalendarit të ndeshjeve që korrespondon me Kupën e Konfederatave të FIFA-s. Në edicionin pilot të vitit 2021, 24 skuadrat do të ndahen në tetë grupe me tre skuadra secili, me fituesit e grupit që të kualifikohen për çerekfinale në një format eleminimi.

Detaje të mëtejshme – të tilla si orari i propozuar i ndeshjes dhe shpërndarja e fitimeve për përfaqësuesit e seciles konfederatë – do të diskutohen më tej dhe do të vendosen në një fazë të mëvonshme.

Vendimi për rishikimin e Kupës Botërore të Klubeve vjen pas një procesi të plotë konsultimi që filloi në vitin 2016 dhe përfshiu Këshillin e FIFA-s, Komitetin e Aktorëve të Futbollit, Komitetin Organizativ për Konkurse, shoqatat anëtare në Samitin e Futbollit Ekzekutiv, diskutime me aktorët profesionistë të futbollit, shkruan TeleshkronjaPost.

Procesi i konsultimit kulmoi në punën e një task force të dedikuar formuar nga FIFA dhe gjashtë konfederata. Grupi i punës mbajti katër takime në mes të muajit nëntor 2018 dhe shkurt 2019 dhe para mbledhjes së Këshillit të FIFA-s në Miami, u dha anëtarëve të organit vendim-marrës të FIFA-s një raport të hollësishëm mbi elementet teknike dhe sportive lidhur me organizimin e një gare të riorganizuar. Subjekti ishte gjithashtu në qendër të dialogut konstruktiv mes FIFA dhe UEFA, i cili do të vazhdojë gjatë muajve të ardhshëm.

Grupi i punës u pyet gjithashtu për mundësitë e ndryshme rreth futjes së një Liga Kombëtare të Kombeve. Në këtë drejtim, vlerësimi i grupit të punës është se ende ka më shumë punë për t’u bërë përpara se të arrijë në ndonjë konkluzion dhe potencialisht të bëjë propozime konkrete.

Prandaj, Këshilli i FIFA-s ranë dakord të zgjerojnë mandatin e Task Forcës së FIFA-s për Konkurse të Ardhshme për të vazhduar të eksplorojnë idenë e një Liga Kombëtare të Kombeve, pa ndonjë kornizë kohore specifike që është vendosur në këtë fazë./TeleshkronjaPost/

Zyrtare: UEFA shpallë lojtarin e javës në LK, në garë Messi,Cristiano, Sane dhe Mane

Cristiano Ronaldo shpallet “Lojtari i Javës në Ligën e Kampionëve,” pas hat-trickut që ndihmoj Juventusin të mundë Atletico Madrid në mënyrë dramatike.

Ronaldo mposhti në garë Lionel Messin, Sadio Mane dhe Leroy Sane për të marrë çmimin e ndarë nga UEFA, raporton Teleshkronja Post.

Ikona e Barcelonës shënoi dy herë dhe asistoj dy të tjerë, pasi Blaugrana mposhti francezët e Lyon të Ligue 1, por ai nuk ishte i vetmi që do të përfshihej në katër gola gjatë një ndeshje të shkëlqyer UCL.

Leroy Sane i Manchester Cityt shënoi një herë dhe siguroi tre asistime të tjera, pasi ekipi i Pep Guardiolas bëri punën e lehtë të ish-klubit të gjermanit ,Leroy Sane, Schalke 04.

Sane është i bashkuar ylli tjetër i Premierligës, Sadio Mane në garën për ‘Lojtarin e Javës’, sulmuesi senegalez shënoj dy herë në Allianz Arena për të dërguar Liverpoolin deri në tetë skuadrat më të mira të evropës.

Kosova merr vërejtje nga UEFA

Fusha e stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është aspak në gjendje të mirë dhe do të riparohet para ndeshjeve të marsit me Danimarkën e Bullgarinë.

Kështu ka thënë numri një i FFK-së, Agim Ademi, në një intervistë për RTK-në.

Ademi ka bërë të ditur se UEFA ka reaguar për gjendjen e fushës, që nuk është aspak e mirë për shkak të aktivitete të shumta së fundmi.

Prishtina e Flamurtari, që kur kanë nisur sezoni pranveror – janë duke i zhvilluar ndeshjet në stadiumin “Fadik Vokrri”, çka ka bërë që fusha të prishet.

“Bari nuk është në gjendjen më të mirë sepse edhe është e ngarkuar fusha me kampionat”, tha Ademi.

“Ekipi i mirëmbajtjes po punojnë shumë. Do ta riparojnë fushën për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë”, deklaroi Ademi.

Ademi thotë se fusha ka ardhur në këtë gjendje për shkak se aty po luanë Prishtina, Flamurtari dhe Kombëtarja, ndërsa, duke e pranuar se UEFA ua ka tërhequr vërejtjen, premtoi se gjithçka do të jetë në rregull deri më 21 mars, kur Kosova të zbresë për t’u përballur me Danimarkën, katër ditë para nisjes së fushatës për “Euro 2020” me Bullgarinë. /Gazeta Express/

Zyrtare: UEFA jep dënimin për Allegrin dhe Simeonen

Shtëpia e madhe e futbollit europian UEFA ka vendosur për dënimet që do t’i marrin dy trajnerët Simeone dhe Allegri.

Këto dënime nuk do të jenë me ndeshjes, por do ti paguajnë me të holla nga xhepi i tyre, shkruan Teleshkronja Post.

UEFA ka vendosur të mos pezullojë asnjë nga trajnerët për veprimet e kryera gjatë ndeshjes së vatjtes në Champions League.

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone gjobitet me 20 mijë €, ndërsa Juventus me 30 mijë €. Për Allegri-n vetëm një paralajmërim.

Klubi italian Juventus dhe ai spanjoll Atletico Madrid, ndeshjen kthyese të 1/16 së finales e luajnë në Torino.

Skuadra e Mister Allegrit do të tentoj ta bëjë të pamunduren, pasi është në disavantazh 2-0 nga ndeshja e parë./TeleshkronjaPost/

ZYRTARE: UEFA dënon Sergio Ramosin

UEFA ka dënuar kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, me dy ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Ramos do ta humbet edhe ndeshjën e radhës në çerek-finale në Ligen e Kampionëve.

Këto masa vijen pasi, lojtari i kombëtares spanjolle kishte treguar pas ndeshje kunder Ajax se ishte ndëshkuar me qëllim, shkruan Teleshkronja Post.

Ramos i ka shkaktuar një faull Kasper Dolberg në minutën e 89-të gjatë fitores 2-1 të Real Madrid ndaj Ajax.

Mbrojtësi pritet të mungoj në ndeshjen e kthimit ndaj Ajax në Bernabeu dhe nëse kualifikohet në ndeshjet e parë çerekfinale.

Real Madridi ndeshjen e parë të 1/16 së finales e ka fituar me rezulat 1-2 si mysafirë dhe pritet të shkojë tutje./TeleshkronjaPost/

Zyrtare: UEFA merr hapat e parë për kartonin e Ramos ndaj Ajax

Edhe zyrtarisht Komiteti Disiplinor i UEFA-s ka vendosur që të hapë rast kundër Sergio Ramosit, pasi qendërmbrojtësi i Real Madridit e mori me qëllim një karton të verdhë kundër Ajaxit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve më 13 shkurt.

Organi Disiplinor i UEFA-s do të vendosë më 28 shkurt se a ta dënojë Sergio Ramosin apo jo, pasi spanjolli e kishte pranuar vetë pas ndeshjes së ishte ndëshkuar me qëllim, transmeton Gazeta Express.

Ramosi foli për gazetarë pas ndeshjes më 13 shkurt, duke thënë se e kishte marrë me qëllim kartonin e verdhë.

“Duke e parë rezultatin, do të gënjeja nëse do të thosha se nuk e mora me qëllim kartonin”, pati thënë Ramos.

“Nuk e bëra për ta nënvlerësuar kundërshtarin apo për të menduar se kjo ndeshja është punë e kryer, ama në futboll duhet të marrësh vendime të vështira”, pati theksuar Ramos.

Më vonë, 32-vjeçari e ndryshoi deklaratat duke thënë se nuk e kishte bërë me qëllim.

Por, UEFA ka vendosur të hapë rast ndaj tij dhe do të vendosë këtë të enjte për spanjollin.

Për një rast të njëjtë, Geoffrey Kondogbia i Valencias u pezulluar me dy ndeshje moslojë.