Humbë Shqipëria, Tifozët ‘Kuq e Zi’ godasin Etrit Berishën

Shqipëria ka humbur ndeshjen e parë kualifikuese kundër Turqisë në Loro Boriçi në Shkodër për Evropianin EURO 2020.

Këtë rezultat duket se nuk e kanë pritur mirë Tifozët ‘Kuq e Zi’, shkruan Teleshkronja Post.

Pasi pësuan golin e dytë, tifozët e goditën me shishe portierin e kombëtares, Etrit Berishën duke u shprehur të revoltuar për golat e pranuar.

Pasi u goditë, Berisha nuk i ka kursyer ofendimet ndaj disa tifozëve të papërgjegjshëm.

Edhe për trajnerin Christian Panucci pati ofendime duke ia kërkuar largimin nga skuadra.

Ndeshja përfundoj me rezultat 0-2 në favor të turqve, me këtë fitore Turqia dhe Anglia rënditen në poziten e parë në grup./TeleshkronjaPost/

Gabim trashanik dhe shënohet goli i parë Shqipëri-Turqi / Foto

Është shokuar Shqipëria pas vetëm 20 minutash lojë, pasi u ndëshkua nga Turqia.

Një gabim amatoresk nga mbrojtja e Shqipërisë, Turqia e shfrytëzoj në maksimum Burak Yilmaz.

Sulmuesi turk realizoj përballë Etrit Berishës në Loro Boriçi, raporton Teleshkronja Post.

Rezultati momenatl është 0-1 për Turqinë, ndërsa ky është goli i shënuar nga turqit :

Albania vs Turqia LIVE

Albania vs Turkey në Loro Boriçi sonte nga ora 20:45 në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret Euro 2020.

Ndeshjen Shqipëri vs Turqi LIVE mund ta ndiqni më poshtë përmes linqeve, transmeton Teleshkronja Post.

Gjithashtu mund ti ndiqni edhe ndeshjet tjera si ajo e Francës, Portugalisë, Anglisë.

Linqet për ta ndjekur ndeshjet LIVE :

Shqipëria vs Turqia LIVE 1

Shqipëria vs Turqia LIVE 2

Shqipëria vs Turqia LIVE 3

Portugali vs Ukrainë LIVE 1

Angli vs Rep Ceke LIVE 1

Moldavi vs France LIVE 1

Formacionet zyrtare: Shqipëri vs Turqi / Foto

Sonte fillon rrugëtimin Shqipëria për Euro 2020. Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Shqipërisë e Turqisë.

Shqipëria e nis aventurën në kualifikime për Euro 2020 kundër Turqisë pa Armando Sadikun, pasi Christian Panucci nuk e ka hedhur nga minuta e parë, për të mos e rrezikuar.

Formacionet zyrtare Albania vs Turqia :

Shqipëri – Turqi: Gjithë çfarë duhet të dini

Sot në ndeshjen kundër Turqisë në Loro Boriçi në Shkodër kombëtarja e Panuçit do të luajë për hetë të parë me uniformat e reja për Euro 2020.

Bluza e parë do të jetë e kuqe, me një jakë të zezë, ndërsa tutat do të jenë të zeza, e getat në ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë, risia e sponsorit “Macron”, këtë herë konsiston në figurën e vendosur përpara të tre llojeve të fanellave.

Aty është e ndërtuar një shqiponjë, pak a shumë si në fanellat e Euro 2016, por tashmë në një formë paksa më të çrregullt dhe abstrakte.

Armando Sadiku nuk ka pësuar asgjë serioze do të jetë titullar në majën e sulmit të Shqipërisë. Frika e madhe e dëmtimit të tij rezultoi e kotë.

Gjendja e sulmuesit të Luganos ka qenë shqetësimi kryesor në ambjentin kuqezi, sidomos për teknikun Christian Panucci, që me Bekim Balajn jo në formën më të mirë, do të mbetej praktikisht pa një qendërsulmues të mirëfilltë.

*Në konferencën për shtyp Panuçi ka thënë se mjafton edhe një gol i vetëm për të siguruar fitoren. “Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu” ka deklaruar trajneri. Në fakt mes futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet eliminatore ndaj Turqisë dhe Andorrës gjenden 9 lojtarë kanë shënuar me fanellën kuqezi plot 26 gola. I pari në listë është Armando Sadiku me 11 dhe pas tij renditet Balaj me 5 gola.

*Formacioni i mundshëm i Shqipërisë pas përjashtimit të Strakoshës dhe rrefuzimit të Lenjanit pritet të jetë: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Grezda, Sadiku

  • Kjo do të jetë ndeshja e 11-të që do të luhet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Deri tani, dy kombëtaret janë përballur 10 herë në të gjitha kompeticionet (përfshirë edhe miqësoret) dhe bilanci është i barabartë: 4 fitore Shqipëria, 4 fitore Turqia dhe 2 ndeshje barazim.
  • Golavarazhi që kanë prodhuar 10 sfidat e mëparshme është 14/10 në favor të kuqezinjve. Kombëtarja ka shënuar 14 gola ndaj Turqisë dhe ka pësuar 10. Rezultatet më të thella kanë qenë 3-0 për Shqipërinë dhe 1- 4 po në favor të Shqipërisë.
  • Shenjol Gynesh që do të debutojë në krye të stolit të Turqisë në “Loro Boriçi” nuk ka kujtime të mira me Shqipërinë. Ai ka luajtur një herë përballë ekipit kuqezi dhe ka humbur miqësoren 0-2. Në atë kohë Kombëtarja drejtohej nga Medin Zhega dhe golat u shënuan nga Alban Bushi dhe Ervin Skela. Trajneri i njohur turk u rikthye sërish në kombëtare, teksa më parë e ka drejtuar këtë skuadër në vitet 2000-2004. Ai qëndroi në krye të pankinës në 50 ndeshje. Kulmin e arriti në Botërorin e vitit 2002 duke e çuar Turqinë në vendin e tretë të kompeticionit më të rëndësishëm.
  • Kristian Panuçi do të drejtojë Shqipërinë për herë të 15- të, Shqipërinë kundër Turqisë. Deri tani bilanci është 4 fitore, 2 barazime dhe 8 humbje. Ekipi i tij e ka mundur Turqinë në një miqësore me rezultatin 2-3.
  • Kjo do të jetë ndeshja e nëntë që Kombëtarja shqiptare luan në “Loro Boriçi”. Tetë të mëparshmet kanë dhuruar bilancin: 3 fitore, 2 barazime, 3 humbje.
  • Financiarisht, kombëtarja e Turqisë vlen 154 milionë euro (e llogaritur nga transfermarkt, ku ka edhe lojtarë që s’janë grumbulluar). Shqipëria vlen më pak se gjysma, 70 milionë euro. Futbollisti më i shtrenjtë në merkato për të dyja skuadrat është Elseid Hysaj, kartoni i të cilit vlerësohet 23 milionë euro. Në këtë mënyrë, shkodrani thyen Hakan Çalhanoglunë e Milanit, i cili vlen 22 milionë euro.

Ushtria e Kosovës kryen stërvitje në shtetin turk

Në qytetin Kars të Turqisë ka filluar ushtrimi fushor ndërkombëtar “WINTER EXERCISE 19“ (Ushtrimi dimëror) në të cilin po marrin pjesë përfaqësuesit e 13 shteteve.

Ushtrimi “Ushtrimi dimëror 19“ ka për qëllim testimin e kapaciteteve luftarake në kushte të dimrit (borë me trashësi deri 50 cm dhe temperatura deri -20 gradë celsius), si dhe forcimin e ndërveprimit në ambiente të përbashkëta operacionale.

FSK-ja po merr pjesë me një kontingjent prej shtatë pjesëtarëve të rangut; oficerë dhe nënoficerë-stafi. Kontingjenti i FSK-së ka zbarkuar me datën 06 shkurt 2019, dhe i është bashkuar Brigadës së 14-të të Mekanizuar të Ushtrisë Turke, në detyra të ndryshme, si oficerë/nënoficerë stafi etj.

Komandanti i Kontingjentit të FSK-së, majori Albert Kuqi, deklaroi se “të gjithë oficerët dhe nënoficerët e FSK-së, janë në nivel të detyrës duke treguar profesionalizëm gjatë realizimit të këtij ushtrimi të përbashkët operacional.

Qëllimi i pjesëmarrjes së FSK-së është që pjesëtarët tanë të trajnohen dhe zhvillojnë shkathtësitë e planifikimit dhe ekzekutimit të ushtrimeve, ku përfshinë; qitje reale nga armët e kombinuara të kalibrave të ndryshme në një operacion konvencional ushtarak, si dhe këto përvoja t’i aplikojmë në vendin tonë në kushte dhe ambiente të ngjashme“, shtoi major Kuqi.

Ushtrimi “WINTER EXERCISE 19“ do të përfundojë më 22 shkurt 2019.

Federata Ruse dhe Turqia kanë blerë më shumë ari në botë

Rusia dhe Turqia janë dy vendet që kanë blerë më shumë ar në botë në vitin 2018 nëpërmjet bankave qendrore që nga viti 1971.

Sipas raportit të publikuar nga Këshilli Botëror i Arit (WGC), nga bankat qendrore në të gjithë botën në vitin 2018 janë blerë 651,5 ton ar, që është niveli më i lartë që nga viti 1971 e deri më sot.

Në kuadër të politikës së saj për “mospërdorim të dollarit” që vazhdon në ekonominë e saj, Rusia është vendi i parë në botë duke blerë 274,3 ton ar në vitin 2018, raporton AA.

Rezervat e arit të Rusisë, të cilat i investon në buxhet kryesisht duke eliminuar depozitimin e obligacioneve amerikane deri në fund të vitit 2018 kanë arritur në 2133 ton.

Ndërsa Turqia është radhitur vendi i dytë në botë që ka blerë më shumë ar, duke rritur rezervat e saj të arit me 51,5 ton.

Në vendin e tretë me blerjen e 50,6 ton ar vitin e kaluar është Kazakistani i cili që prej 8 vitesh pa ndërprerje rrit rezervat e tij të arit.

Në këtë mënyrë rezervat totale të arit të bankave qendrore botërore në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017 kanë shënuar një rritje me 74 për qind duke arritur rreth 34 mijë ton.

Raporti thekson se për shkak të rritjes së pasigurive gjeopolitike dhe ekonomike gjatë gjithë vitit, bankat qendrore kanë diversifikuar rezervat e tyre dhe janë fokusuar në investimin në pasuri të sigurta.

Trump “kërcënon” Turqinë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do ta shkatërrojë Turqinë në aspektin ekonomik, nëse kjo e fundit sulmon forcat kurde në Siri, pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat amerikane nga territori sirian.

Në dy postime në Twitter, Trump ka thënë se ai nuk dëshiron edhe provokim nga ana e kurdëve ndaj Turqisë.

Forcat amerikane kanë luftuar së bashku me milicinë kurde në veri të Sirisë kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik ISIS.

Mirëpo Turqia i konsideron pjesëtarët e Njësiteve kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG) si terroristë, shkruan The Telegraph.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar me zemërim për mbështetjen amerikane ndaj këtij grupi dhe ka premtuar se do ta shkatërrojë atë.

Komentet e Trump kanë ardhur pas kritikave që ka pranuar presidenti amerikan kur ka njoftuar për tërheqje të trupave amerikane nga Siria. Konflikti në Siri ka nisur më 2011 derisa SHBA-ja është përfshirë në të më 2015. /Telegrafi/