​Juventus i vendosur ta transferojë në janar mesfushorin e Real Madridit

Juventus është futur në garë me Manchester Cityn dhe Chelsean për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Iscon.

Klubi italian Juventus është i vendosur ta transferojë spanjollin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ndryshimi që bëri UEFA, duke i lejuar lojtarët të luajnë në Ligën e Kampionëve për ekipin e ri edhe nëse kanë bërë paraqitje po atë sezon me një klub tjetër, ka shërbyer si motivim për shumë klube që të jenë më aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit.

Juventusi është në kërkim të një mesfushori për ta forcuar këtë pozitë në skuadrën e tyre para se të fillojë faza e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

E përditshmja italiane, Tuttosport, raporton se Isco e kryeson listën e lojtarëve të kërkuar nga kampioni italian, bashkë me Paul Pogbën e Manchester Unitedit.

Tanimë është bërë e qartë se Isco për përshtatet me planin taktik të trajnerit të ri, Santiago Solarin, pasi që spanjolli ishte pjesë e formacionit të parë vetëm në ndeshjen kundër CSKA Moscow, të cilën e humbën me rezultat 3-0, dhe ndeshje kundër Melillës në Copa del Rey.

Për shkak të minutave të paktë në të cilët është aktivizuar nga trajneri i klubit madrilen, Isco ka arritur ta shënojë vetëm një gol deri më tani, katër më pak se që i kishte shënuar deri në këtë fazë gjatë sezonit të kaluar.

Përkundër që Juventusi e kishte shprehur interesimin për Isco edhe më parë, ndryshimi që ka bërë UEFA dhe situata aktuale e spanjollit në Real Madrid, i ka bindur drejtuesit e klubit se ata kanë gjasa të mira për ta transferuar Iscon qysh në afatin kalimtar të janarit.

Për ta arritur këtë transferim, klubi nga Torino do të duhet të bëjë një ofertë më të mirë për Real Madridin dhe për Isco sesa klubet e tjera në garë për transferimin e spanjollit, si Manchester City dhe Chelsea.

Mirëpo, Isco nuk është i vetmi mesfushor në listën e lojtarëve të kërkuar nga Juventusi, pasi që Tuttusport raporton se gjiganti italian është i interesuar edhe për Paul Pogbën e Manchester Unitedit, Adrien Rabiotin e Paris Saint-Germainit dhe Aaron Ramseyn e Arsenalit.

“Mourinho mund të kthehet nga Perezi në Real Madrid”

Jose Mourinho “është një problem”, por ish-menaxheri i Manchester Unitedit mund të rikthehet përsëri te Real Madridi nga Florentino Perez, ka thënë Ramon Calderon.

Trajneri portugez, i cili dikur ishte i famshëm për krijimin e një mentaliteti brenda lojtarëve të tij, e gjen veten të larguar nga puna pasi iu tregua dera në Old Trafford.

Një paaftësi për të dhënë rezultate pozitive dhe raporte të rregullta të përçarjeve brenda skuadrës së tij te Djajtë e Kuq, i kontribuuan atij që të shkarkohet.

Ish-presidenti i Real Madridit, Calderon nuk është i befasuar që e ka parë atë vendim, pasi sipas tij Mourinho është shumë problematik, por sipas tij portugezi mund të kthehet te Mbretërit nga presidenti Perez.

“Mendoj se [Mourinho] ka qenë problemi kryesor kur ai ka qenë në klubet e tjera”, ka thënë fillimisht Calderon për Love Sport Radio.

“Kur ai ishte këtu [Real Madrid], ai po fajësonte të gjithë për humbjet. Mendoj se është një gabim i rëndë. Është gjithmonë një problem”.

“Gjithashtu ai bën një konfrontim me lojtarët dhe ndodhi edhe te Man Unitedi me [Paul] Pogba dhe [Eric] Baillyn”.

“Ishte e njëjta edhe këtu, me Cristiano [Ronaldo], me Iker Casillas, me Sergio Ramos dhe mendoj se ky është një problem, ai gjithmonë i fryn borisë dhe kjo për një trajner, është një gabim i madh”.

“Kur [Julen] Lopetegui u largua, thashë se jam i sigurt se Mourinho do të jetë këtu dhe unë nuk e përjashtoj që ai të jetë me Realin në të ardhmen e afërt”, përfundoi spanjolli.

“Në Krishtlindje unë do të flas me klubin për të vendosur më të miren”

Nuk ka pasur shumë mundësi për Marcos Llorente në Real Madrid, por me Casemiro të lënduar ai ka marrë shansin të shkëlqejë, diçka që ai nuk parashikoi vetëm disa ndeshje më parë.

Paraqitja e tij e fundit kundër Huesca arsyetoi besimin e Santiago Solarit në të, shkruan MARCA, raporton Teleshkronja Post.

“Nëse disa muaj më parë do të më thonit se unë do të luaja katër ndeshje rresht, unë nuk do ta kisha besuar atë”, tha ai pas ndeshjes.

“Isha në një pozicion të vështirë, nuk prisja të luaja kundër Romës, por duhet të shfrytëzoni mundësitë tuaja.”

“Ne të gjithë duam të luajmë dhe gjithmonë kam thënë që unë dua të jem i suksesshëm kështu që unë do të luftoj për vendin tim – dhe ta bëjë trajnerin të kuptojë se ai mund të llogarisë në mua.”

“Në Krishtlindje unë do të flas me klubin për të vendosur se çfarë është më e mira për mua.”

Llorente me këtë deklaratë la të nënkuptohet se ai mund të huazohet në janar, që të ketë më tepër minuta./TeleshkronjaPost/

Reali mund të takohet me objektivin e tyre në finale të Club World Cup

Me River Plate që fitoi Copa Libertadores, Exequiel Palacios tani mund të përballet me Real Madridin në Kampionatin Botëror të Klubeve, përpara se të bashkohet me ta.

Paraqitja e mirë e 20-vjeçarit në mesfushën e River Plates ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane dhe Madridi është në rrugë për të nënshkruar atë, transmeton Teleshkronja Post.

Nëse ai do të vijë në janar ose në verë, një lojë e mundshme në finalen e Kupës së Botës së Klubit do të ishte skena e përsosur për të që të tregojë se ai ka atë që duhet për të arritur në Bernabeu.

Me finalen e Copa Libertadores në Madrid, ai i ka dhënë Palacios një mundësi për të parë objektivin e tyre Realit në Valdebebas dhe për të luajtur në Bernabeu.

Ai ishte i qetë në pjesën e parë kundër Boca Juniors por doli nga guaska e tij pas pushimit pas futjes së Quinteros. River luajti më mirë dhe me atë Palacios tregoi se çfarë mund të bëjë.

Palacios ishte i përfshirë në barazimin e Pratto dhe që nga ai moment ai bëri mirë dje River kontrollonte ndeshjen./TeleshkronjaPost/

Lajm bombastik nga spanja, Reali arrinë marrëveshje me Hazard

Real Madridi tanimë e ka arritur një marrëveshje për transferimin e Eden Hazardit nga Chelsea për sezonin e ardhshëm, pretendon radio spanjolle, Onda Madrid.

Megjithatë, Chelsea nuk do ta lejojë Hazardin të largohet lehtësisht, para se t’i përfundojë kontrata në vitin 2020. Klubi i Premier Ligës është duke kërkuar rreth 170 milionë euro për të.

Por, Real Madridi nuk është i gatshëm ta shpenzojë një shumë të tillë për Hazardin për shkak se ai është në fund të kontratës së tij.

Klubi madrilen dëshiron që ta marrë Hazardin si pjesë e një marrëveshje për shkëmbimin e Mateo Kovacicit dhe belgut.

Kovacici është për momentin i huazuar në Chelsea, mirëpo ai nuk dëshiron të kthehet në Santiago Bernabeu në fund të sezonit, kur i përfundon marrëveshja për huazim.

Edhe drejtuesit e Chelseat dëshirojnë ta mbajnë kroatin për një kohë më të gjatë.

Hazardi ka folur shpeshherë për dëshirën e tij për të luajtur në Real Madrid, gjë të cilën e ka bërë të qartë në një intervistë ku edhe kishte thënë se do të jetë i lumtur edhe nëse vazhdon me Chelsean, edhe nëse largohet.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, dëshiron ta mbajë Hazardin në skuadrën e tij edhe për sezonet e ardhshme:

“Është zgjedhja e tij. Mendoj se klubi dëshiron ta rinovojë kontratën e tij menjëherë, por kjo është zgjedhja e tij. Unë e dua Edenin këtu, natyrisht, por e dua këtu nëse edhe ai e do një gjë të tillë”./Teleshkronja Post/

United këmbëngul për blerjen e super yllit Madrilen

Manchester United është i gatshëm të paguajë shuma të majme të parave për mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

“Evening Standar” i Londrës shkruan sot se ylli i madrilenëve është një ndër lojtarët e preferuar të shefit ekzekutivit të ekipit, Ed Woodward – dhe ka punuar me menaxherin Jose Mourinho në të kaluarën.

Ky i fundit është i gatshëm ta bëjë francezin, mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, nëse mund ta bindë Real Madridin ta shesë.

Manchester United gjithashtu po kërkojnë shërbimet e Toby Alderweireldit të Tottenhamit, po kjo lëvizje do të bëhet nëse dështojnë me kampionin e botës për klube dhe kombëtare.

Theksojmë se futbollisti kishte punuar me trajnerin aktual të Djajve të Kuq, Jose Mourinho, sa ishte ky i fundit shef shtabit teknik të ‘mbretërve’.

Sipas ueb-faqes së specializuar për vlerësime të futbollistëve, transfermarkt.de, vlera aktuale e lojtarit kap shifrat e 80 milionë eurove.

Theksojmë se Varane deri më tani ka pasur 151 paraqitje për Realin dhe ka shënuar vetëm dy gola.

Kush është Ndombele, lojtarit që Reali i është vënë pas / VIDEO

Tanguy Ndombele është emri më i ri në listën e lojtarëve për të cilët po interesohet Real Madridi.

Kanë qenë përformancat e shkëlqyera te mesfushorit francez me Lyonin ato që e kanë shtyer klubin Madrilen drejt një interesimi të këtillë.

Por, përveç Real Madridit në garë për t`i siguruar shërbimet e Ndombele janë edhe 4 ekipe të tjera.

PSG po e mbanë nën radar lojtarin, njëjtë sikurse edhe Juventusi, Manchester United dhe Manchester City.

Edhe përkundër gjithë këtij interesimi, klubi i Lyonit është i qetë, sepse 21 vjeçari ka një kontratë me ta deri në vitin 2023.

Pra francezet nuk janë të detyruar të shesin futbollistin verën e ardhshme.

Dy yje madrilen ‘joshen’ nga Juventus

Ekipi italian, Juventusi ka shfaqur edhe njëherë interesim për të transferuar në radhet e veta dyshen Madrilene, Marcelo dhe Isco.

Një lajm të tillë e ka plasuar në opinionin publik e përditshmja italiane, Tuttosport, përcjellë Teleshkronja Post.

Sipas kësaj gazete Marcelo deshiron t`i thotë lamtumirë Real Madridit dhe të bashkohet te Juventusi me mikun e tij më të mirë, Cristiano Ronaldo.

Të njëjtin mendim si Marcelo e ka edhe bashkëlojtari i tij Isco, i cili sëfundmi ka prishur marrëdheniet me trajnerin e ri Madrilen, Santiago Solari.

Problemet mes Iscos dhe Solarit thuhet se nisën në ndeshjen ndaj Eibarit, me lojtarin që refuzoi t`i japë dorën trajnerit.

Kjo pastaj i kushtoi Iscos sepse Solari vendosi që të mos e ftojë fare në ndeshjen kundër Romës në Champions League.

Ndryshe, Juventusi në merkaton e kaluar verore bleu nga Real Madridi, Cristiano Ronaldon./ Teleshkronja Post