Milan afër transferimit të tretë në ‘San Siro’

Klubi i Milan ka gati transferimin e tretë në mërkaton e janarit.

Pas transferimit të Lucas Paquetas dhe janë afër Zlatan Ibrahimovic , Milan e ka siguruar edhe një transferim.

Zyrtarë të skuadrës italiane ishin dje në Londër, për të biseduar me Cesc Fabregasin rreth pagës, raporton Teleshkronja Post.

Milan është takuar edhe me agjentin e spanjollit, ku kanë biseduar rreth mundësisë së arritjes të marrëveshjes para afatit të janarit.

Fabregas është i gatshëm që të largohet nga Chelsea, anda këta të fundit do të marrin rreth 10 milionë euro nga shitja e tij.

Milanit pasi i’u ndërrua pronari, nga ai kinez tek ai amerikan, kanë filluar ndryshimet e mëdha dhe investimet e premtuar nga pronarët./Teleshkronja Post/

United këmbëngul për blerjen e super yllit Madrilen

Manchester United është i gatshëm të paguajë shuma të majme të parave për mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

“Evening Standar” i Londrës shkruan sot se ylli i madrilenëve është një ndër lojtarët e preferuar të shefit ekzekutivit të ekipit, Ed Woodward – dhe ka punuar me menaxherin Jose Mourinho në të kaluarën.

Ky i fundit është i gatshëm ta bëjë francezin, mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, nëse mund ta bindë Real Madridin ta shesë.

Manchester United gjithashtu po kërkojnë shërbimet e Toby Alderweireldit të Tottenhamit, po kjo lëvizje do të bëhet nëse dështojnë me kampionin e botës për klube dhe kombëtare.

Theksojmë se futbollisti kishte punuar me trajnerin aktual të Djajve të Kuq, Jose Mourinho, sa ishte ky i fundit shef shtabit teknik të ‘mbretërve’.

Sipas ueb-faqes së specializuar për vlerësime të futbollistëve, transfermarkt.de, vlera aktuale e lojtarit kap shifrat e 80 milionë eurove.

Theksojmë se Varane deri më tani ka pasur 151 paraqitje për Realin dhe ka shënuar vetëm dy gola.

Kush është Ndombele, lojtarit që Reali i është vënë pas / VIDEO

Tanguy Ndombele është emri më i ri në listën e lojtarëve për të cilët po interesohet Real Madridi.

Kanë qenë përformancat e shkëlqyera te mesfushorit francez me Lyonin ato që e kanë shtyer klubin Madrilen drejt një interesimi të këtillë.

Por, përveç Real Madridit në garë për t`i siguruar shërbimet e Ndombele janë edhe 4 ekipe të tjera.

PSG po e mbanë nën radar lojtarin, njëjtë sikurse edhe Juventusi, Manchester United dhe Manchester City.

Edhe përkundër gjithë këtij interesimi, klubi i Lyonit është i qetë, sepse 21 vjeçari ka një kontratë me ta deri në vitin 2023.

Pra francezet nuk janë të detyruar të shesin futbollistin verën e ardhshme.

Dy yje madrilen ‘joshen’ nga Juventus

Ekipi italian, Juventusi ka shfaqur edhe njëherë interesim për të transferuar në radhet e veta dyshen Madrilene, Marcelo dhe Isco.

Një lajm të tillë e ka plasuar në opinionin publik e përditshmja italiane, Tuttosport, përcjellë Teleshkronja Post.

Sipas kësaj gazete Marcelo deshiron t`i thotë lamtumirë Real Madridit dhe të bashkohet te Juventusi me mikun e tij më të mirë, Cristiano Ronaldo.

Të njëjtin mendim si Marcelo e ka edhe bashkëlojtari i tij Isco, i cili sëfundmi ka prishur marrëdheniet me trajnerin e ri Madrilen, Santiago Solari.

Problemet mes Iscos dhe Solarit thuhet se nisën në ndeshjen ndaj Eibarit, me lojtarin që refuzoi t`i japë dorën trajnerit.

Kjo pastaj i kushtoi Iscos sepse Solari vendosi që të mos e ftojë fare në ndeshjen kundër Romës në Champions League.

Ndryshe, Juventusi në merkaton e kaluar verore bleu nga Real Madridi, Cristiano Ronaldon./ Teleshkronja Post

Perez po punon për nënshkrimin e rradhës

Talenti premtues i Manchester Cityt, Brahim Diaz do të jetë nënshkrimi i rradhës i Real Madridit, ku kontrata e tij me kampionët e Premier Leageus mbaron më 30 qershor.

Brahim Diaz ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Cityn dhe Perez është i gatshëm të futet në garë për shërbimet e tij.

City ka tentuar t’a bindë 19 vjeçarin që të rinovojë kontratën, por ai ka vendosur që të largohet, duke hapur derën për Real Madridin për negociata nga 1 janari.

Spanjolli më pas mund të transferohet përfundimisht në Santiago Bernabeu në fund të sezonit, por nuk është e përjashtuar mundësia që klubi të negociojë një marrëveshje të mundshme në janar, me një çmim të reduktuar.

Bale me një lëvizje të ‘çmendur’, nuk e mohon as agjenti i tij

“Asgjë nuk është e pamundur”. Kjo është deklarata e agjentit të Gareth Bale, Jonathan Barnett, kur u pyet për transferimin e lojtarit të tij te Juventusit.

Sulmuesi uellsian është kthyer në lider te Real Madrid që pas transferimit të Cristiano Ronaldos në Torino në verën e kaluar, por ai mund të ndjekë hapat e portugezit një ditë.

“Gareth është shumë i lumtur në Real Madrid, por nëse po flasim për të ardhmen atëherë asgjë nuk është e pamundur në merkaton e transferimeve”, tha Barnett në një intervistë për të përditshmen italiane “Tuttosport”.

“Ronaldo ishte një humbje e rëndësishme për Real Madridin. Gareth pëlqente të luante me Cristiano, por ai është i lumtur sepse është në një klub të madh”.

“Është e vërtetë që pas transferimit të CR7 në Itali, yjet e huaj kanë filluar të marrin në konsideratë Serie A”, përfundoi inter vistën agjenti i Bale.

Gennaro Gattuso flet për Ibrahimovic

Milani nuk arriti të fitojë në Romë ndaj Lazios, pasi në momentet e fundit Joaquin Correa e barazoi rezultatin në 1-1.

Vazhdojnë spekulimet se Zlatan Ibrahimovic ka pranuar kontratën gjashtëmujore për tu rikthyer në Milan nga LA Galaxy, ndërkohë trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka folur pas ndeshjes.

“Ibrahimovic? Të shohim, mendoj se tani duhet të fokusohemi se çfarë do të bëjmë. Nuk është koha të mendojmë për diçka tjetër”, ka thënë Gennaro Gattuso.

“Leonardo dhe Maldini janë ata që mendojnë për transferimet”./Teleshkronja Post

Real Madridi ka gati transferimin nga Manchester City në janar

Sipas raportimeve të fundit, Real Madrid ka gati një transferim për janar pas krizës që po kalon këtë sezon.

Real Madrid kërkon që të shtoj edhe një opsion në fazën ofanzive, pasi tashmë ka një shënjestër, transmeton Teleshkronja Post.

Skuadra spanjolle dëshiron që ta transferoj sulmuesin e Manchester Cityt, Brahim Diaz, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi i talentuar nuk po aktivizohet në skuadrën e parë nga Pep Guardiola, andaj ai po e mendon largimin.

Diaz ka refuzuar që ta nënshkruaj kontratën e re, andaj Real Madrid po tenton që ta transferoj atë qysh në janar.

Real Madridi këtë sezon pas largimit të Ronaldos në drejtim të Juventusit, këtë verë që shkoi për 105 milion euro, po kalon nëpër një ndrrim gjenerate./Teleshkronja Post