Aguero nuk mendon se Topin e Artë duhet ta fitojë Messi, ja kush duhet sipas tij

Sergio Aguero ishte i sinqertë dhe pranoi se ai nuk do t’i jepte Balon D’Or Leo Messit këtë sezon. Pavarësisht miqësisë që i bashkon ata, sulmuesi i Manchester Cityt beson se lojtari më i mirë duhet të jetë finalist në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo u rrëzua në çerekfinale kundër Ajax, duke hapur rrugën për Leo Messin për të gjashtin e Balon D’Or, gara mes dy më të mirëve.

Megjithatë, ’10’ i FC Barcelona dështoi për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve, duke humbur fitoren 3-0 në Camp Nou dhe më pas të vuante një nga eliminimet më të dhimbshme në historinë e garës.

Përtej largimit nga ai “trofe i bukur” siç e quajti atë në fillim të sezonit, kur ai qëndroi para publikut të Camp Nou dhe premtoi të luftojë deri në sukses, Leo Messi nuk arriti ta mbajë premtimin për ‘veshëgjatën’.

Sergio Aguero, një mik i madh i ’10’ i Barcelonës, nuk e fshehu pozicionin e tij dhe hodhi Messin si kandidat për çmimin, duke theksuar se pasardhësi i kroatit, Luka Modricit duhet të jetë nga Liverpooli ose Tottenhami.

“Unë mendoj se Ballon D’Or duhet të jetë në finale të Ligës së Kampionëve,” tha sulmuesi i Manchester City, duke potencuar lojtarët si Mané, Salah, Van Dijk, Kane ose Eriksen.

Kun Aguero me trofeun e Premier League. (Foto: GettyImages)

Aguero dhe City u shpallën kampion në Premier League këtë të dielë me 98 pikë, një më shumë se Liverpool, në atë që po cilësohet si një nga kampionatet më të bukura angleze./TeleshkronjaPost/

Virgil Van Dijk nuk i intereson “Topin e Artë”

Bisha e mbrojtjes së Liverpoolit, Virgil van Dijk ka insistuar se “Topi i Artë” nuk është “në mendjen time”, pasi u shpall futbollisti i vitit në Angli nga Shoqata e Futbollistëve profesionist.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka thënë se tani për tani, është i fokusuar te ndeshja e Champions League me Barcelonën dhe përballjen me Lionel Messin, duke mos dashur të flasë për “Topin e Artë”.

I pyetur nëse “Topi i Artë” është në planet e 27-vjeçarit, ai u përgjigj: “Jo, nuk është në mendjen time”.

Ai më pas foli me lëvdata për kundërshtarin e radhës, Messin, edhe pse nuk iu drejtua me emër: “Aktualisht në botë ka lojtarë që janë jashtë kësaj bote dhe kanë qenë në nivele e kanë fituar për shumë vite”.

“Jam i lumtur për paraqitjet e mira në këtë moment, për vazhdimësinë që kam dhe që jam i shëndosh gjithashtu. Vetëm duhet të punoj dhe të shikoj para”.

“Aktualisht jemi në garë për titull në Premierligë dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër një ekipi fantastik, ku janë ndoshta lojtarët më të mirë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”.

Liverpool dhe Barcelona takohen të mërkuren në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve./Teleshkronja Post/

Ndërron jetë themelusi i Topit të Artë

Sot është një nga çmimet më të nderuara në karrierën e personale të një futbollisti, Topi i Artë.

Natyrisht si gjithqka që ka një autorë edhe Topi i Artë ka një autorë, raporton Teleshkronja Post.

Jacques Ferran, një personalitet i së përditshmes franceze l’Equipe dhe France Football, themelues i Kupës së Europës në futboll dhe Topit të Artë vdiq në moshën 98 vjeçare.

Kështu ka njoftuar për median Gérard Ernault, president i shoqatës së ish-profesionistëve të L’Equipe.

‘’Ai iu bashkua l’Equipe në vitin 1948, Ferram ishte pjesë e ekipit të vogël që krijoi në vitin 1955 Kupën e Europës, sot e emërtuar Liga e Kampionëve’, saktëson gazeta.

Në vitin 1956 ai u bë gjithashtu ideatori i krijimit të Topit të Artë që jepej në atë kohë në formë shpërblimi dhe kontributi për lojtarin më të mirë europian, përcjell Atsh.

Dy lojtarët që e kanë fituar më së shumti herë në karrierë këtë trofe janë Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi (5 herë secili)./TeleshkronjaPost/

Messi flet për rivalitetin me CR7, Topi i Artë, familja dhe futbolli

Lojtari më i mirë i Barcelonës, Lionel Messi, mund të hapë një muze me numrin e trofeve që i ka fituar në karrierën e tij, këtu edhe pesë ‘Topa të Artë’ dhe pesë ‘Këpucë të Arta’.

Ai theksoi se futbolli është i rëndësishëm për të, por asgjë nuk është më e rëndësishme se familja.

Argjentinasi ka dhënë një intervistë ekskluzive për MARCA-n, ku diskutoi për familjen, Cristiano Ronaldon dhe përfundimin si i pesti në garën për ‘Topin e Artë’.

“E dua futbollin, por familja është mbi çdo gjë”, ka thënë Messi përpara se të preken disa tema më specifike.

“Rivaliteti me Cristiano ishte shumë i shëndetshëm dhe shumë i bukur për spektatorët”, thotë ai për rivalitetin me portugezin.

“Kur dëgjova për kandidatët e ‘Topin të Artë’ e dija që nuk do të isha në luftë”, deklaroi ai për garën që e mbylli si i pestit, me Luka Modricin që e fitoi çmimin.

Përveç kësaj, Messi në intervistën që do të publikohet në ditët në vijim ka folur edhe për Pep Guardiolan, Ousmane Dembelen, Neymarin, Andres Iniestan, La Masian si dhe shumë tema të tjera në këtë intervistë.

Luis Nani ‘godet’ Luka Modriçin

Ish lojtari i Manchester United dhe aktualisht lojtari i Sporting Lisbonës, Luis Nani ka dhënë një intervistë për gazetën portugeze Record.

Në të cilën përvec temave tëtjerave foli edhe për Topin e Artë 2018 të cilin e fitoi Luka Modric.

Sipas Nanit, Modric nuk e meritoi këtë cmim dhe se ai nuk është në më të mirët e botës.

”Në pozicionin e tij është nga më të mirët në botë por në të vërtetë lojtarët më të mirë në botë janëRonaldo, Messi, Neymar dhe të tjerët. Ronaldo e meritoi Topin e Artë.”, ishin fjalët e Nanit për Topin e Artë që e fitoi Kroati në fillim të këtij muaji.

Më tutje ai vazhdoi duke thënë se lojtarët më të mirë në botë janë ata që bëjnë një ndryshim brenda ekipit të tyre dhe se Modric nuk është njëri nga ata lojtar.

Modriç: Varane në finale të Kupës së Botës më tha se mund ta fitoj Topin e Artë

Raphael Varane ishte në garën për Ballon d’Or 2018, por bashkëlojtari i tij Luka Modric fitoi çmimin para tij dhe mbrojtësi është i kënaqur për mesfushorin.

Në fakt, Varane parashikoi se Modriç mund të fitojë çmimin natën e finales së Kupës së Botës, transmeton Teleshkronja Post.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe më ka përgëzuar për fitimin e Topit të Artë“, tha Modric në qendër të takimit në një intervistë me Telefoot.

“Ai nuk ishte i hidhëruar se nuk e kishte fituar vetë.”

“Ai më kujtoi kohët e fundit për atë që më tha në ditën e Kupës së Botës, se me pak fat unë do të fitoj Topin e Artë pavarësisht se nuk fituam Kupën e Botës”.

Mesfushori gjithashtu zbuloi se Zinedine Zidane i dërgoi mesazh atij për ta përgëzuar pë Topin e Artë.

“Ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë dhe ai më ndihmoi shumë në karrierën time”, tha ai për trajnerin e tij të mëparshëm.

Gjatë intervistës, Modric gjithashtu foli se si ai mund të kishte nënshkruar për Paris Saint-Germain në vend të Real Madridit.

“Kur kam dëgjuar për interesin e Real Madrid, atëherë asgjë tjetër nuk kishte më rëndësi,” tha ai.

“Unë nuk dua të ofendoj PSG apo ndonjë klub tjetër, por kur Real Madrid më donte atëherë ata ishin opsioni i vetëm”.

Ai gjithashtu vlerësoi bashkëlojtarin e tij francez Karim Benzema gjatë intervistës, duke deklaruar se sulmuesi është i nënvlerësuar./TeleshkronjaPost/

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo tregon se kush duhej ta fitonte Topin e Artë

Sipas legjendës së Barzilit Rivaldo, ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është dashur ta fitojë Topin e Artë.

Pas 10 viteve të dominimit të Ronaldos dhe Lionel Messit, të cilët morën nga pesë herë këtë çmim, mirëpo në këtë viti ishte Luka Modric ai që doli triumfues dhe mori Topin e Artë.

Luka Modriç pati një stinor të madh duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe duke ndihmuar Kroacinë që të shkojë deri në finale të Kupës së Botës, mirëpo nëse do të zgjedhja, do të votoja për Ronaldon”, ka thënë Rivaldo

“Portugezi shënoi shumë gola në stinorin e kaluar, e fitoi Ligën e Kampionëve dhe shënoi katër gola në Kupën e Botës, kështu që unë besoj se ai e meritoi këtë çmim më shumë se kushdo tjetër”.

“Dhe pastaj kemi Messin, i cili është dashur të jetë së paku në top-treshen”.

Klauzola interesante e NIKE nëse Modriç fiton Topin e Artë

Luka Modric u shpall fitues i “Topit të Artë” para pak ditësh duke u kurorëzuar si lojtari më i mirë në botë dhe duke thyer hegjemoninë e Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në dekadën e fundit.

Por, jo vetëm trofeu për mesfushorin kroat ka shkuar edhe një çek nga sponsori i klubit spanjoll, raporton Teleshkronja Post.

Ai do të marrë një shumë prej 800,000 euro nga sponsori i saj kryesor, “Nike”, në përmbushjen e disa klauzola të kontratës së tij në lidhje me arritjet individuale.

Aktualisht kompania prestigjioze ka hedhur në treg një linjë të re të këpucëve me rastin e çmimit të fituar nga Modriç dhe vetë kroati do veshë në disa ndeshje për t’i promovuar ato.