Zyrtare: Tyson Fury zbulon kundërshtarin e radhës

Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë, britaniku Tyson Fury do të përballët me boksierin gjerman Tom Schwarz në Las Vegas më 15 qershor.

Tyson Fury do të boksojë për herë të parë që prej se e nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse me transmetuesin amerikan ESPN në vlerë 80 milionë funte për pesë meçe boksi, transmeton Gazeta Express.

Promotori i tij Frank Warren shpreson se Fury do të përballët përsëri me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder pas meçit të parë mes tyre që doli barazim.

“Jam shumë mirë, shumë i gatshëm: mezi pres të luftoj. Schwarz është i pamposhtur, i ri dhe ambicion”, tha Fury.

Schwarz është vetëm 24-vjeçar dhe renditet në vendin e dytë në botë në versionin WBO. Ai ka 24 fitore nga 24 meçe, 18 prej të cilave me nokaut.