KF Feronikeli vs TNS – Drejtëpërdrejtë (LIVE)

Ka filluar ndeshja mes Feronikelit dhe kampionit të Uellsit, The New Saints, UEFA i ka publikuar formacionet zyrtare të të dy skuadrave për këtë përballje në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

KF Feronikeli vs TNS, formacionet zyrtare të ndeshjes e cila ka startuar nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri – Prishtinë :

XI – F.Smakiqi, Perparim Islami, Arber Prekazi, Lapidar Lladrovci, Yll Hoxha, Besmir Bojku, Argjend Dabiqaj, Mevlan Zeka, Mendurim Hoti, Astrit Fazliu, Kastriot Rexha.

XI – Harrison, Spender, Davies, Routledge, Brobbel, Draper, Redmond, Clesleiwz, Mullan, Edwards, Harrington.

Ndeshjen KF Feronikeli vs TNS përfundoj me rezulat 0-1 :

Kështu Niklit iu shua ëndrra për kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve, por skuadra nga Drenasi ka ende punë, pasi do luaj në raundin kualifikues në Europa League.

KF Feronikeli-TNS: Biletat, formacionet, tifozët, gjithqka çfarë duhet të dini për sonte

Sonte mund të shkruhet historia e futbollit kosovarë, pasi KF Feronikeli luan sonte ndaj kampionit të Uellsit, TNS, dhe nëse kualifikohet, bëhet klubi i parë nga Kosova që arrin të kalojë një raund në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Klubi kampion i Super Ligës së Kosovës, KF Feronikeli, sonte luan ndeshjen e kthimit për kualifikim në raundin e dytë në Ligën e Kampionëve në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër The New Saints, shkruan Teleshkronja Post Sport.

Takimi i parë në Uells përfundoj me rezultat të barabartë, TNS 2-2 KF Feronikeli, ndeshja ishte spektakolare, pasi “Industrialistët” u rikthyen në fund të takimit nga disavantazhi 2-0 në 2-2 me golat e Mevlan Zekës dhe Astrit Fazliut.

Sonte në Stadiumin “Fadil Vokrri”, Niklit i kryen punë fitorja minimale, një barazim pa gola 0-0 ose 1-1, në mënyrë që të kalojë tutje në rrethin tjetër. Çfardo rezultati tjetër nuk i konvenon ekipit nga Drenasi.

Trajneri Zekirja Ramadani nuk pritet të ndryshojë shumë në formacionin e parë, përveq Jetmir Topallit që pritet të startojë nga fillimi. Ky është sistemi i mundësh për sonte :

KF Feronikeli XI (4-2-3-1) | D.Troshupa; Lladrovci, Prekazi, Potoku, Islami; Dabiqaj, Bojku, Fazliu; Zeka, Topalli, Rexha.

The New Saints XI (3-5-2)| Harrison; Marriott, Davies, Spender; Edwards, Cieslewicz, Routledge, Mullan, Redmond; Draper, Brobbel.

Sa i përket biletave për ndeshjen, KF Feronikeli ka njoftuar se do ti japë rreth 3000 mijë bileta falas, gjithashtu hyrja për invalidëd e luftës do jetë falas, ndërsa .

Biletat për shitje dhe ato falas mund të blihen në disa pika, para stadiumit, në Sheshin Fehmi Lladrovci në Drenas dhe restaurant Diamanti në Komoran.

Në anën tjetër tifozëria zyrtare e klubit nga Drenasi, Tigrat e Zi, kanë njoftuar se nisja kolektive me autobusë do të bëhet sonte nga ora 18:00 nga sheshi i qytetit dhe stacioni i autobusëve – Drenas.

Ndeshja do të transmetohet LIVE drejtëpërdrejtë në transmeuesin publik në RTK, ndërsa në një ekran të madhë do të shfaqet edhe në Sheshin Fehmi Lladrovci. Më shumë KËTU.

Nëse sonte kualifikohet Feronikeli, ata në raundin e ardhëshem në Ligën e Kampionëve do përballen me gjigandin danez, Kopenhagen./TeleshkronjaPost/

Lajm fantastik, KF Feronikeli dhuron bileta falas për ndeshjen kthyese ndaj TNS

Klubi më i suksesshëm kosovarë vitet e fundit në Kosovë, KF Feronikeli ka marrë një rezultat tejet pozitiv në ndeshjen e parë ndaj kampionit të Uellsit, The New Saints duke luajtur baras 2-2 në kuadër të Ligës së Kampionëve si mysafirë.

Rezultati me rikthim në minutat e fundit, gjithashtu edhe paraqitja e mirë e Industrialistëve ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh të tifozëve.

Presidenti i klubit KF Feronikeli, Naser Ramaj ka mohuar se do të ketë ngritje të çmimit të biletave në ndeshjen kthyese që zhvillohet ditën e martë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ramaj tha se çmimi do të jetë i njëjtë me ato që ishin në ndeshjet parakualifikuese, duke dhënë një informatë të rëndësishme për shikuesit.

“Nuk do të ketë ndryshime të çmimit të biletave, ato do të jenë nga 3 deri në 15 euro, por ajo që mund t’u them është se shumë bileta do t’i japim falas. Do të jenë më shumë se 3 mijë bileta që do të shpërndahen falas”, ka thënë për gazetën zëri.info presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj i cili e di se interesimi do të jetë jashtëzakonisht i madh.

“E dimë që i gjithë opinioni do ta ketë vëmendjen atë ditë te ajo ndeshje. Ne këto ditë do të fillojmë ta sensibilizojmë opinionin në mënyrë që të kemi sa më shumë shikues”, ka shtuar Naser Ramaj.

Ndeshja e kthimit mes KF Feronikelit dhe TNS zhvillohet me 16 korrik në Stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45./teleshkronjasport/

Super Feronikeli me dy gola në fund ndaj TNS, gjithqka luhet në Fadil Vokrri javën tjetër

Klubi kampion i Super Ligës së Kosovës, KF Feronikeli e ka barazuar në ndeshjen e parë kundër The New Saints (TNS), në ndeshjen e parë mes tyre në rundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve që u zhvillua në Uells.

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme nga KF Feronikeli, i cili e barazoj rezultatin 2-2 në fund, pasi ishte në disavantazh 2-0 deri në minuten e 80′.

Pjesa e parë përfundoj pa gola me dominim nga KF Feronikeli, por që nuk pati raste shënimi, dhe dy skuadrat ishin mjaftë të rezervuara.

Në anën tjetër, pjesa e dytë nuk filloj aspak mirë për Niklin, pasi kapiteni Lapidar Lladrovci shkaktoj penalti ku lojtari i TNS shënoj për 1-0.

Nuk vonoj shumë as goli i dytë i klubit uellsian, pasi mesfushori anësor Aeron Edwards që shënoi për 2-0 pas një gabimi të portierit Troshupa.

Krejt në fundin e ndeshjes, Mevlan Zeka i kampionit kosovar arriti të shënonte golin e vetëm për Niklin për rezultat përfundimtar 2-1.

Në minutën e 93-të, ishte Astrit Fazliu që arriti ta barazoj rezultatin në 2-2 nga pika e bardhë, raporton Teleshkronja Post.

Kësisoj Feronikeli ka marrë një rezultat fantastik nga ndeshja e parë dhe mund të kualifikohet tutje edhe me një barazim 0-0 ose 1-1 në shtëpi.

Ndeshja e kthimit luhet pas 1 jave në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

TNS vs KF Feronikeli, formacionet zyrtare

Sonte nga ora 20:00, KF Feronikeli, do të kërkojë rezultat sa më pozitiv ndaj kampionit të Premierligës së Uellsit, The New Saints (TNS), në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues në udhëtim, në përpjekje për t’i ruajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

TNS do të jetë vendas dhe pritësi i ‘Industrialistëve’ në Park Hall, në takimin e parë. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Stadiumin Fadil Vokrri – Prishtinë.

Për ta siguruar kalimin në rrethin e dytë kualifikues, Feronikeli do të duhet të tentojë që të marrë rezultat sa më të mirë në ndeshjen e sotshme, që zhvillohet në Uells, dhe pastaj ta sigurojë kualifikimin në ndeshjen kthyese, që do të zhvillohet në Kosovë.

Këto janë formacionet zyrtare të dy ekipeve, ndërsa stafi i Teleshkronja Post i uron KF Feronikelit rezultat pozitiv sonte :

Formacionet zyrtare të dy skuadrave.

Paraprakisht, KF Feronikeli pati mposhtur Santa Coloman një xhiro më herët dhe shkoj tutje në rrethin kualifikues për fazën e grupeve në Champions League (Ligën e Kampionëve).