Kubo: ‘Unë i shikoj videot tua para çdo ndeshje,’ reagimi i Hazard epik

Djaloshi i cili u transferua tek Real Madridi, Takefusa Kubo ishte i etur për të biseduar me Eden Hazard gjatë seancave të tij të parë të trajnimit si një lojtar i Los Blancos.

Kubo, i cili po thirret si ‘Messi japonez’, u bashkua me klubin nga FC Tokio këtë verë pas një numri të klubeve të mëdha evropiane shprehën interes.

Dhe ai është qartësisht i mbushur me besim pasi iu afrua ish lojtarit të Chelsea në stërvitje më herët, raporton Teleshkronja Post.

Lexo: Eden Hazard vendos cilin numër do e mbajë në fanelë

“Kam shikuar videot tuaja para se të luaj ndeshjet”.

Kubo ka impresionuar në kohën e tij të shkurtër në klub. Në fakt, 18-vjeçari mund të gjendet në ekipin e parë të ekipit të Zinedine Zidane shumë më shpejt se sa pritej.

Gazeta spanjolle Diario AS pohon se ylli i Japonisë ka marrë miratimin e ngrohtë nga stafi i stërvitjes së Madridit që nga ardhja e tij.

Dhe ai mund të promovohet në disa paraqitje të ekipit të parë nëse ai do të vazhdojë të bëjë përshtypje në sezonin e ri./TeleshkronjaSport/

Kubo, Rodrygo dhe Jovic tregojnë aftësitë e tyre në stërvitje me Real Madridin (Video)

Lidhja Benzema-Kubo vërehet qysh në stërvitjen e parë me një super gol (VIDEO)

Kubo, Rodrygo dhe Jovic tregojnë aftësitë e tyre në stërvitje me Real Madridin (Video)

Klubi nga kryeqyteti spanjoll, Real Madridi ka vazhduar stërvitjet në Montreal në Kanada për parasezonin 2019-20.

Që nga dita e parë në parasezon janë grumbulluar edhe ardhjet e reja, 18-vjeçarët, Rodrygo Goes dhe Takefusa Kubo, të dy nënshkrime të kësaj vere.

Në stërvitjen e së premtes, Takefusa Kubo dhe Rodrygo Goes kanë treguar klasin e tyre, ashtu si edhe Luka Jovic.

Reali tashmë që nga arritja në Kanada ka përfunduar 3 seanca stërvitore, ndërsa më poshtë mund t’i shikoni videot e publikuar nga Reali në rrjetin social “Twitter”.

Gjithashtu duhet përmendur fakti se Real Madridi po zhvillon stërvitjet nën urdhërat e zëvendëstrajnerit, David Benttoni, pasi Zidane ka udhëtuar në Spanjë për arsye personale siç ka njoftuar Real Madridi.

Francezi pritet të kthehet pak para 20 korrikut para ndeshjes miqësore me Bayern Munich./TeleshkronjaSport/

Lidhja Benzema-Kubo vërehet qysh në stërvitjen e parë me një super gol (VIDEO)

Klubi i Real Madridit ka filluar stërvitjet për parasezonin 2019/20 para dy ditësh me disa transferime të reja të ardhur këtë verë.

Ndër ata që erdhen këtë verë tek ‘Los Blancos’ ishte edhe mesfushori ofenziv nga Japonia, Takefusa Kubo.

Dita e parë e stërvitjes ishte më shumë ushtrime fizike, ndërsa në ditën e dytë patën ushtrime me top.

Në stërvtije u dallua mjaftë shumë talenti japonez, Kubo, i cili bashkë me Karim Benzeman patën një lidhje të shkëlqyer në Montreal me këtë lojë me cilësi të lartë që tregoi një lidhje të mirë mes tyre.

Një video nga e përditshmja spanjolle, Diaro AS, shihet kombinimi i bukur mes dy futbollistëve, përcjellë teleshkronja.

Shiko videon më poshtë të golit të bukur pas kombinimit mes Ferland Mendy, Toni Kroos, Kubos dhe golit Benzemas:

Real Madridi do ketë disa ndeshje përgatitore para fillimit të sezonit në Kanada dhe SHBA.

Talenti japonez, Kubo arrin në Madrid gati për të fituar besimin e Zidanes

Sulmuesi i ri i Real Madridit, Takefusa Kubo ka arritur në Madrid dhe duket i etur për të bërë përshtypje tek shefi i tij Zinedine Zidane në periudhën para sezonale.

Kubo kthehet pasi kishte luajtur në Copa America për Japoninë dhe është i interesuar të tregojë Zidanes se ai është gati të shkojë në turneun para sezonit me Los Blancos dhe i gatshëm të kontribuojë për ekipin.

Ardhja e Kubos në aeroport

Arritja e Kubos në aeroportin e Madridit. Foto: MARCA
Arritja e Kubos në aeroportin e Madridit. Foto: MARCA
Arritja e Kubos në aeroportin e Madridit. Foto: MARCA

Plani është se ai do të jetë pjesë e skuadrës së Castillas Raul në sezonin e ardhshëm, por 18-vjeçari megjithatë do të dëshironte të lë përshtypje Zidane gjatë verës./teleshkronja/