Zyrtarisht nisin punimet për ndërtimin e Stadiumit Nacional në Drenas

Pasi u bë publik muajin e kaluar projekti për fillimin e ndërtimit të stadiumit Nacional të Kosovës, tashmë kanë nisur punët për ngritjen e shtëpisë së re të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kështu së paku ka bërë të ditur një zyrtar i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Publike u bë nga Florim Kryeziu, i cili ka postuar disa fotografi dhe një video teksa shihet se kompania ndërtuese ka nisur punët fillestare.

Vendi ku stadiumi nacional do të ndërtohet është në magjistralen Prishtinë – Komoran dhe pritet të kushtojë afër 50 milionë euro gjersa do të ketë kapacitet prej 30 mijë ulësesh.

Foto nga fillimi i punimeve në Stadiumin Nacional tek Kroi i Mbretit.

Vendi gjigand, e cili pritet të jetë gati deri në vitin 2021, do të ndërtohet nga kornizat e betonit që do të mbështesë tasin e ndenjëseve dhe një kornizë çeliku të lehtë duke mbajtur fasadën strukturore të pëlhurave të stadiumit.

“Struktura e re urbane do të jetë një urë për njerëzit, duke i bashkuar ata me gëzimin e sportit”, ka thënë Murat Tabanlioglu, themelues i studios nga Stambolli, Tabanlioglu Architects.

Foto nga fillimi i punimeve në Stadiumin Nacional tek Kroi i Mbretit.

Ai do të ndërtohet së bashku me dy fusha të trajnimit, si dhe një grup ndërtesash që strehojnë objekte tregtare dhe argëtuese.

Ky stadium pritet t’i plotësoj të gjitha kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare për Kosovën ose klubet në garat e UEFA-s.

‘Stadiumi kombëtar në Drenas gati në korrik’

Ministri i Sportit në Kosovë,Kujtim Gashi, në raportimin e tij para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ka folur për prioritetet e institucionit që ai drejton.

Në mesin e shumë prioriteteve MKRS është edhe modernizimi i infrastrukturës sportive sipas standardeve evropiane.

I pari i Sportit në Kosovë tha:

“Ndërtimi i Stadiumit Kombëtarë në komunën e Drenasit, ku sqaroi se projekti ka filluar të hartohet dhe deri në muajin korrik e kemi të gatshme si dhe Stadiumi ‘Adem Jashari’ nga kategoria II në IV”, njofton Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Zbulohet data e fillimit të ndërtimit dhe kapaciteti i Stadiumit Nacional

Kujtim Gashi, ministri i sportit ishte mysafir në emisionin “Frontal,” ku diskutoj për një mori temash, në veqanti Stadiumin Nacional në Drenas.

Ministri i Sportit, Kujtim Gashi e ka dhënë një lajm të mirë për Stadiumin Nacional, i cili do të ndërtohet në Drenas.

Stadiumi pritët të jetë arenë e madhe e futbollit në vend, e cila do t’i përmbajë rreth 30 mijë ulëse, sipas standardeve të UEFA-së dhe FIFA-së.

Sipas Gashit, pas pak ditësh do të zgjidhet kompania e cila do ta fitojë të drejtën për ndërtimin e këtij stadiumi gjigant.

“Më 28 janar të këtij viti përfundon faza e parakualifikimit për 6 kompani që janë në garë për projektin ideor, për ta fituar ofertën. Bëhet fjalë për kompani me renome ndërkombëtare, që kanë sjell projekte mjaft të mira. Ka prej tyre nga Gjermania, Hungaria etj. Pastaj do ta kemi të qartë për ta hartuar projektin se sa kohë na nevojitet. Afati për hartim të projektit do të jetë 3 deri në 6 muaj, pra sa më i shkurtër, në mënyrë që ne në qershor ose korrik ta hedhim gurëthemelin e stadiumit, i cili do të jetë me 30 mijë ulëse, me standarde të larta evropiane”, ka thënë ministri Gashi, përcjell Gazeta Expres.

“Jam shumë optimist se do ta hedhim gurëthemelin gjatë verës. Secila kompani që e fiton projektin, ka pak rëndësi. Me rëndësi është që ta sjell projektin sa më shpejtë. Vendi ku do të ndërtohet Stadiumi Nacional është zonë industriale, ku pritet të ndërtohet një stadium me objekte përcjellëse, stadium ndihmës, hotele ku mund të akomodohen ekipet, por edhe mysafirë të ndryshëm, por edhe ndonjë fabrikë përreth. Pra, një kompleks i madh”, shpjegoi ministri i Sportit.