Zyrtare: McGregor bën hapin shokues, pensionohet nga MMA

Do të ketë ardhur si një surprizë për shumë njerëz, por Conor McGregor ka njoftuar se po tërhiqet nga MMA.

Irlandezi përfundoj karrierën e tij të MMA me një rekord prej 21-4, më së fundi duke humbur nga Khabib Nurmagomedov.

Pas dhunës së përdorur në këtë lufte, McGregorit iu dha një pezullim gjashtë mujor.

Megjithatë, ai ka vendosur të lë UFC, duke postuar një mesazh në Twitter herët në mëngjes të martën.

“Unë kam vendosur të tërhiqem nga sporti i njohur zyrtarisht si ‘Art Mixed Martial’ sot,” shkroi ai.

“Uroj që të gjithë kolegët e mi të vjetër të shkojnë përpara në konkurrencë”.

“Tani bashkohem me ish-partnerët e mi, tashmë në pension”.

McGregor nga shumë analistë sportiv dhe fansa cilësohet si një nga sportistët më të mirë në historinë e sporteve luftarake./TeleshkronjaPost/

Everest: Shkrihet akulli dh dalin në “sipërfaqe” trupat e alpinistëve që kanë vdekur

Ka filluar shkrirja e akullnajave në malin Everest, dhe po ekspozon trupat e qindra alpinistëve që kanë humbur jetën ndërsa përpiqeshin që të ngjisnin “Çatinë e Botës”.

Pothuajse 300 njerëz mendohet se kanë vdekur në malin 8839.2 metra të lartë dhe shumë prej trupave të tyre janë ruajtur jashtëzakonisht mirë në klimën e ftohtë. Edhe pse kanë kaluar dekada që nga vdekja e tyre.

Shumë prej tyre vazhdojnë të jenë ende të varrosur nën akullin Himalayan, por ekspertët alpinistë besojnë se ngrohja globale po fillon t’i zbulojë.

Derisa fillon sezoni i ngjitjes në pranverë të këtij viti, disa prej trupave janë duke u larguar nga ana kineze e shpateve, raportoi BBC News.

Thuhet se transportimi i një trupi të vdekur mund të kushtojë deri në 80,000 dollarë.

Ekspertët sugjerojnë gjithashtu që disa alpinistë kanë kërkuar që nëse humbin jetën duke u përpjekur të ngjisin Everestin, trupi t’u varroset në mal.

McGregor e fton Ibrahimovicin dhe Pogban për stërvitje

Irlandezi Conor McGregor e ka ftuar super yllin e Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimovicin, për t’u stërvitur së bashku.

Në një intervistë në vitin 2017, sulmuesi suedez, i cili e ka një shirit të zi në Taekwondo, nuk e mohoi mundësinë e fillimit të karrierës në MMA.

“Kam nevojë për gjashtë muaj dhe do të isha gati. Gjashtë muaj stërvitje dhe unë mund t’i fillojë garat në artet e përziera marciale”, kishte thënë Zlatan në atë kohë.

Atëherë, Ibrahimovici e kishte parashikuar edhe fituesin e meçit mes McGregorit dhe Floyd Mayweatherit, duke thënë se irlandezi do të fitonte, gjë që nuk ndodhi. Sipas suedezit, McGregor është “Ibrahimovici i botës së arteve marciale”.

Së fundi, McGregor e ka zhvilluar një intervistë me faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka diskutuar për futboll. McGregori iu ka përgjigjur komenteve të Zlatanit duke thënë se suedezi është duke tentuar të bëhet McGregori i futbollit.

“Unë e respektoj Zlatanin dhe mendësinë e tij pozitive, por le ta qartësojmë një gjë: Ka vetëm një Conor McGregor!”, deklaroi irlandezi.

“Zlatani po tenton të bëhet Conor McGregori i futbollit, fat të mbarë për të. Zlatani dhe Paul Pogba janë të mirëseardhur të ushtrojnë me mua kurdo që të dëshirojnë.”

Alpinistja Uta Ibrahimi do ta vendosë flamurin e Kosovës në Himalaje

Ministri Gashi takoi Alpinisten Ibrahimi, ia dha flamurin e shtetit të Kosovës që ta vendosë në Himalaje

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim Alpinisten Uta Ibrahimi. Fillimisht ministri e përgëzoi alpinisten Ibrahimi për sukseset e treguara deri më tani dhe gjatë këtij takimi ia dhuroi asaj flamurin e Republikës së Kosovës për ta vendosur në majat e Everestit gjatë këtij sezoni.

Në kuadër të mbështetjeve të shumta të cilat MKRS-ja ofron për sportistët tanë, Ministri Gashi i ofroi mbështetje financiare në vlerë prej 8 mijë euro alpinistes Uta Ibrahimi për ekspeditën e radhës të cilën do ta filloj në fund të muajit prill 2019.

Bëhet fjalë për ekspeditën në Himalaje në Nepal, në ngjitjen e radhës në majën Lhotse Jug 8516m (Lhotse South) e cila do të përcillet nga ekipi i National Geographic, ku do të bëhet edhe dokumentar për këtë ngjitje. Uta është pjesë e ekipit të ngjitëseve nga e gjithë bota, Koreja, Kina, Spanja, Kolumbia, Nepali dhe Kosova.

Me ketë rast ministri Gashi tha se ne po mbështesim në vazhdimësi sportistët të cilët kanë nevojë që të përkrahen për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe akteve tjera nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Duke pasur parasysh imazhin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, iniciativa e projekte të këtilla janë të mirëseardhura, u shpreh ministri Gashi.

Ndërsa Alpinistja Uta Ibrahimi u shpreh e kënaqur me mbështetjen financiare dhe falënderoi ministrin Kujtim Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që po iu jep sportistëve.