Formacionet zyrtare: Southampton vs Liverpool / Foto

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Southamptonit dhe Liverpoolit, që do të zhvillohet në “St Mary’s Stadium” nga ora 21:00.

Liverpool do të kërkojë të marrë përkohësisht kreun e Premierligës mbrëmjen e sotme në ndeshjen që do të luajë në udhëtim te Southampton, e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit anglez.

Xherdan Shaqiri sërish është ulur në stol, me shpresën se do t’i ketë disa minuta në pjesën e dytë, derisa startojnë Fabinho dhe Keita.

Southampton vs Liverpool, formacionet zyrtare:

Goli i Harry Kane ndaj Southampton, 200 gola në karrierë / Video

Klubi nga Londra veriore, Tottenhami e ka shënuar golin e parë në ndeshjen kundër Southamptonit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin St. Mary’s.

Kjo ndeshje po luhet në kuadër të xhiros së 30-të të Premierligës, shkruan Teleshkronja Post.

Në minutën e 26-të, Harry Kane shënoi gol, duke e kaluar skuadrën e Mauricio Pochettinos në epërsi me rezultat 1:0.

Me këtë gol sulmuesi anglez, Harry Kane ka arritur rekord personal, duke shënuar golin e 200-të në karrierën profesionale për klubin dhe kombëtaren.

Goli i 200 Harry Kane para pak minutash./TeleshkronjaPost/

Man United 3-2 Southampton, golat e ndeshjes / VIDEO

Manchester Unitedi ka siguruar fitore me rezultat 3:2, në ndeshjen kundër Southamptonit, e cila u zhvillua sot në “Old Trafford”, në kuadër të Premierligës.

Këto tri pikë janë mjaft të rëndësishme për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, pasi që tani ata ngrihen në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës, pas barazimit të Arsenalit kundër Tottenhamit, shkruan Gazeta Express.

Manchester Unitedi e fitoi këtë ndeshje në mënyrë mjaft dramatike, duke e shënuar golin e fitores afër fundit të ndeshjes, ndërsa Paul Pogba gaboi nga pika e penalltisë në minutat shtesë të lojës.

Fillimisht në epërsi kishin kaluar mysafirët, duke shënuar gol në minutën e 26-të.

“Djajtë e kuq” u treguan më të mirë në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi që Andreas Pereira dhe Romelu Lukaku e shënuan nga një gol brenda gjashtë minutave.

Rezultati u barazua përsëri në minutën e 75-të përmes golit të shënuar nga James Ward-Prowse. Mirëpo, në minutën e 88-të, Lukaku e shënoi edhe golin e tij të dytë për këtë ndeshje.

Man City rikthehet tek fitoret, i qëndron ‘hije’ Liverpool / VIDEO

Manchester City ka marrë fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Southamptonit me rezultatin 3-1 të dielën në kuadër të xhiros së 20-të në Premierligë.

Kjo ishte ndeshja e fundit për City për vitin 2018 dhe kthimi te fitorja pas dy humbjeve radhazi në ligën angleze, që i kushtuan me humbjen e kreut të tabelës, dhe tani pozicionohet në vendin e dytë me 47 pikë, shtatë më pak se Liverpooli në krye.

Golin e parë për 1-0 e shënoi David Silva në minutën e 10’, kurse në minutën e 37’ Pierre Hojbjerg barazoi rezultatin në 1-1.

Lojtari i Southamptonit ia dhuroi një gol Cityt në minutën e 45’ pas një autogoli qesharak.

Sergio Aguero shënoi menjëherë golin për rezultatin final 3-1, ndërsa në pjesën e dytë kishte raste të shumta shënimi për skuadrën e Pep Guardiolës, mirëpo nuk u shënua asnjë gol.

City në ndeshjen e ardhshme e pret në shtëpi Liverpoolin, ku do të ketë mundësinë për t’iu afruar më shumë në garën për titull, kurse Southamptoni luan si mysafir ndaj Chelseat.