Mosmarrëveshje mes Shyhretes dhe Motrave Mustafa për këngën e nënës

Kënga për nënën bëhet mollë sherri për motrat Mustafa dhe Shyhrete Behlulin.

Videoklipi duket se është bërë mollë sherri në mes yjeve të muzikës popullore, këngëtares Shyhrete Behluli dhe Motrave Mustafa.

Ato i kanë thënë Privesë, se Behluli ua ka “huazuar” këngën dedikuar nënës, të cilën këngëtarja Behluli e ka publikuar sot me rastin e festës së 8-të Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas.

Por, çfarë ndodhi?

Motrat Mustafa i kishin rrëfyer këngëtares Behluli se po e bënin me Ilir Beranin një këngë për nënën e tyre, e të ëmën do ta kishin edhe në klip, si shenjë mirënjohjeje për sakrificën që ajo ka bërë si nënë e grua.

Por me t’i rrëfyer këngëtares Behluli idenë, Motrat Mustafa kanë thënë se ua ka marrë këngëtarja Behluli dhe e ka xhiruar edhe klipin.

“Me të vërtetë jam zhgënjyer shumë se e para që e kam taku atë ditë kur e kam porositur këngën te Ilir Berani ka qenë ajo. I tregova që e porosita këngën dhe se në klip do të jetë edhe nëna dhe i thash se klipin po e xhirojmë pas vitit të ri. Kjo ngjarje ishte në tetor”.

“Nuk ma ka marr mendja që të njëjtën kohë kur unë kam thënë se do publikoj klipin ajo e ka bërë të njëjtën këngë, me të njëjtën temë dhe na u duk e pakuptimtë”, ka thënë Sahide Mustafa.

Sipas motrave Mustafa, kur e kontaktuan këngëtaren Behluli, ajo u tha se s’është dashur t’ia tregojnë temën!

“Kur e kontaktuam na tha pse ma keni treguar temën? Dhe kjo na ka befasuar shumë”, kanë thënë në një deklaratë të përbashkët Motrat Mustafa.

Gjithsesi, Prive thekson që ky është vetëm njëri version i ngjarjes, derisa po pret përgjigje nga këngëtarja Shyhrete Behluli për akuzat që kanë shkuar në adresë të saj.

Këngëtaret përndryshe njihen si personazhe, që asnjëherë s’kanë pasur probleme me njëra tjetrën. Gjithsesi, edhe kjo mosmarrëveshje marrë parasysh pjekurinë artistike të Shyhrete Behlulit dhe Motrave Mustafa, shpresojmë të zgjidhet.

Shyhrete Behluli – Je e Vetmja, këngë për nënën / Video

Artistja e mirënjohur e këgës popullore, Shyhrete Behluli ka zgjedhur 8 marsin për ta publikuar këngën e re, e cila i është dedikuar nënës.

Shyhrete Behluli sapo ka publikuar projektin e saj të ri me titull “Je e vetmja” për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shkruan Teleshkronja Post.

Për tekstin e këngës është përkujdesur Nexhmije Muhaxheri dhe reperi Arian Agushi, muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Miti Geti, ndërsa për xhirimet dhe ana vizuale nga MProduction.

E veçanta e kësaj kënge është se në klipin e saj, këngëtarja shfaq nënën e Shyhretes.Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Shyhrete Behluli, të cilën e sjell të shoqëruar me videoklip.

Shyhrete Behluli – Je e Vetmja (2019) :

Gold AG i bën dhuratë Shyhretes

Kanë realizuar disa projekte të suksesshme së bashku Gold AG dhe Shyhrete Behluli.

Por, këngëtarja, Shyhrete Behluli dhe reperi nga Presheva, Gold AG kanë raporte mjaft të mira edhe në jetën e përditshme.

Para pak javësh, Gold AG ka qëndruar disa ditë në vendin e shenjtë, Medinë, ku edhe solli pamje nga atje në rrjete socialet.

Ndërsa sot, këngëtarja Behluli tregon se ka pranuar një dhuratë simbolike nga Goldi.

“Një dhuratë nga një vend i shenjtë, Faleminderit, Arian Agushi”, shkruan ajo në rrjetin social, Instagram.

Gresa Behluli publikon video të Shkurte Fejzës nga viti 2009

Tashmë është bërë virale sfida e famshme e Instagramit “10 Years Challenge”, e cila sfidon personazhet në publikimin e fotografive të 10 viteve më parë.

Një sfide të tillë i janë përgjigjur një pjesë e mirë e emrave të estradës.

Së fundmi, ka qenë këngëtarja Gresa Behluli, e cila ka vendosur të publikojë në rrjetin social Instagram një video, ku bën krahasimin e dy klipeve: një të vitit 2009, e një të 2019.

Bëhet fjalë për klipin “Nëna dhe e bija” të cilën ajo e këndoi së bashku me nënën e saj, Shkurte Fejza, gjersa në videon tjetër, shfaq një nga potpuritë e nënës së saj.

Në përshkrimin që Gresa i bën videos, ajo shkruan se nëna e saj nuk po e ndjen plakjen, pavarësisht kalimit të viteve.

“Për ty s’po ecin vitet mama, zemra”, ka shkruar këngëtarja Behluli në Instagram.

Përndryshe, nënë e bijë janë shumë të angazhuara në projekte muzikore e koncerte muzikore të shumta.