Meta me vajzën e tij viziton Haradinajn në Prishtinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dorëheqjes së tij po vazhdon të relaksohet me takime miqësore, por edhe politike që i kontribuojnë vendit tonë.

Derisa ai dje kohën e kaloi pranë familjes së tij, sot Haradinaj në Prishtinë ka mirëpritur presidentin shqiptar, Ilir Meta dhe vajzën e tij, Borën.

Postimi i Haradinajt dhe foto e postuara nga ai:

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në një postim të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook.

Ndryshe, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale, për arsyen e vetme, të intervistohet si qytetar i thjeshtë, e jo si kryeministër i Kosovës.

Reagon më në fund Edi Rama për të ftuarit e UÇK-së nga Gjykata Speciale

Më fund ka një reagim nga kryeministri shqiptar, Edi Rama pas ftesave të bëra nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Kryetarit të Partisë Socialiste në Shqipëri, i janë dashur më shumë se 24 orë që të shkruaj një postim në Twitter në lidhje me kaosin e krijuar në Kosovë.

Homologu i Edi Ramës një ditë më parë kryeministri i Republikës së Kosovës, Haradinaj dha dorëheqjen pas kësaj ftese, ndërsa mëngjesin e sotëm ishte ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi që njoftoi se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale.

Gjithashtu janë ftuar edhe Bislim Zyrapi dhe Sokol Bashota.

Në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama shkruan se ftesa për protagonistët e UÇK është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë, raporton Teleshkronja Post.

Deklarimi i plotë i kryeministrit shqiptarë, Rama:

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, tha Rama.

Rënie e numrit të vizitorëve nga Kosova në Shqipëri

Turizëm:Gjatë muajit maj Shqipërinë e vizutuan rreth 401 mijë të huaj, sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me një viti më parë, rritja e hyrjeve të të huajve ishte minimale, prej vetëm 1.7%, ndryshe nga zgjerimi dyshifror i muajve të mëparshëm.

Efektin kryesor e ka dhënë rënia e turistëve nga Kosova, të cilët për shkak të muajit të Ramazanit nuk kanë udhëtuar gjatë muajit maj. Hyrjet e shtetasve nga Kosova në maj ranë me gati 19% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Efekti i dytë lidhet me krizën politike, teksa protestat e majit që u shfaqën edhe në televizionet e huaja kanë stepur turistët, sidomos ata të vendeve fqinjë, që vijnë kryesisht me rrugë tokësore. Turistët nga vendi fqinjë Maqedonia, që përbëjnë të dytët në numër pas atyre të Kosovës ranë me 8.3% në maj. Edhe nga mali i Zi ka pasur gati 10% më pak hyrje.

Në tkurrje ishin dhe polakët, me rënie gati 13% në raport me majin e kaluar, një efekt jo vetëm i krizës politike por dhe problemeve që ka Shqipëria me shërbimet, infrastrukturën etj. Rënia e polakëve ishte lajmëruar dhe më parë nga operatorët turistikë, për shkak se agjencitë kishin ulur numrin e charterave. Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar dhe Menaxher i Happy Tours, kishte pohuar më herët për Monitor se më pak rezervime ka konfirmuar Tui nga Polonia si dhe vendet nordike, por që ishin zëvëndësuar nga një kompani zvicerane, por edhe disa kompani të vogla hungareze dhe ukrainase që do të balancojnë pjesën e munguar.

Rritjen më të lartë në maj e shënuan shtetasit e huaj nga Italia (+12.2%), Zvicra (26%), Spanja (15%).

Statistikat

Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2019, janë 829.164.

Krahasuar me Maj 2018, ky tregues rezulton me rritje 5,0 %. Në Maj 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 401.531. Krahasuar me Maj 2018, ky numër është rritur me 1,7 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë, në pesëmujorin e parë 2019 është 1.506.618, duke u rritur me 5,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Maj 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 25,9 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 18,7 %.

Në pesëmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 28,4 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 9,1 %.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Maj 2019, janë 880.689 duke shënuar një rritje me 4,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2019, janë 477.282. Krahasuar me Maj 2018, ky numër është rritur 13,1 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2019, janë 403.407. Krahasuar me Maj 2018, ky numër është ulur 3,3 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në pesëmujorin e parë 2019, është 2196.873 duke u rritur 10,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Marrë tek: RTK Live/

Moti: Meteorologët amerikanë thonë se diçka e çuditshme do ndodhë në Ballkan

Ditët e fundit tashmë është dhënë paralajmërimi se edhe në Kosovë do të mund të ketë të reshura të shumëta dhe vërshime, ndërsa me motin ballkanik janë marrë edhe meteorologët amerikanë.

Meteorologët amerikanë shkruanë për stuhinë e madhe pranverore, e cila të dielën dhe të hënën do të përfshijë pjesë të Italisë e të Ballkanit.

Të reshura të shumëta me mundësi vërshimesh do të jenë kërcënimi kryesor, ndërsa dëme mund të shkaktojë edhe era e stuhisë.

Mundësia më e madhe e paraqitjes së vërshimeve ekziston në bregun lindor të Italisë dhe në shpatet perëndimore të Dinarideve, ka deklaruar meteorologu Tyler Roys.

Po ashtu, ekziston mundësia e aktivizimit të shembjeve të dheut në këtë rajon, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, një tip i tillë cikloni është i shpeshtë në pjesën dimërore të vitit dhe gjatë pranverës së hershme, por është shumë i prandëomtë në maj.

Ditën e sotme si pasojë e motit të përkeqësuar që ka përfshirë qytetin e Vlorës me erë të fortë si dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullim të lëvizjes detare.

Portali net.hr shkruan se edhe në modelin ICON mund të vërehen sasi vërtet ekstreme të të reshurave, të cilat parashihen në disa pjesët të Ballkanit. Vetëm në një termin 24 orësh lokalisht mund të bijnë 150 mm shiu, e disa madje edhe më shumë!

Pas ftohjes, në pjesët e larta mund të pritet edhe borë, ndërsa temperatura e ajrit mund të zbresë për më shumë se 10 °C, shkruan net.hr.

Kroaci / Era e fuqishme, hove-hove edhe orkanike, po frynë në Zagreb nga e diela në mbrëmje.

Zyrtare: Shkarkohet Panucci

Humbja e Shqipërisë me Turqinë ka qenë fatale për trajnerin Christian Panucci. Trajneri italian është larguar nga kombëtarja kuqezi në prag të ndeshjes me Andorrën.

Ka qenë Federata Shqiptare e Futbollit që ka njoftuar zgjidhjen e kontratës mes tyre me marrëveshje dhe e kanë falënderuar për bashkëpunimin deri më tani. Ndërkohë që drejtimin e skuadrës për ndeshjen e ardhshme në Andorrë e merr Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

Trajneri i ri – Kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Shqipërisë ëshë ish-trajneri i Napolit, Edi Reja, i cili ishte në “Loro Boriçi” duke ndjekur ndeshjen ndaj Turqisë dhe më pas ka zhvilluar një takim me presidentin Armando Duka.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Albania vs Turqia LIVE

Albania vs Turkey në Loro Boriçi sonte nga ora 20:45 në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret Euro 2020.

Ndeshjen Shqipëri vs Turqi LIVE mund ta ndiqni më poshtë përmes linqeve, transmeton Teleshkronja Post.

Gjithashtu mund ti ndiqni edhe ndeshjet tjera si ajo e Francës, Portugalisë, Anglisë.

Linqet për ta ndjekur ndeshjet LIVE :

Shqipëria vs Turqia LIVE 1

Shqipëria vs Turqia LIVE 2

Shqipëria vs Turqia LIVE 3

Portugali vs Ukrainë LIVE 1

Angli vs Rep Ceke LIVE 1

Moldavi vs France LIVE 1

Formacionet zyrtare: Shqipëri vs Turqi / Foto

Sonte fillon rrugëtimin Shqipëria për Euro 2020. Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Shqipërisë e Turqisë.

Shqipëria e nis aventurën në kualifikime për Euro 2020 kundër Turqisë pa Armando Sadikun, pasi Christian Panucci nuk e ka hedhur nga minuta e parë, për të mos e rrezikuar.

Formacionet zyrtare Albania vs Turqia :

Edi Rama transferohet në spital-Gjermani

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përfunduar në spital në Berlin për shkak të problemeve me zemrën.

Pas parainfarktit që Edi Rama kaloi në Tiranë, për të cilin u shtruar në një spital privat, ai është larguar më pas në drejtim të Berlinit me avion çarter.

Gjendja e Ramës ka qenë e rëndë që në Berat kur ai kishte dalë jashtë kontrollit.

‘Të ftojmë të huajt që të pijnë objektet’, thoshte Rama nga Berati shkruan syri.net.

Por gjendja e tij do të vinte duke u rënduar, pasi vetëm pak orë më pas, do të shtrohej me urgjencë në spital në Tiranë, pasi kaloi një parainfarkt.

Edhe pse disa orë më vonë Rama bëri një reagim, ai më shumë konfirmoi faktin se ishte në spital, se sa mohoi.

E që nga e hëna ai ndodhet në Berlin, i shtruar në spital. Vizita e tij në Gjermani ka qenë vetëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore e asnjë arsye tjetër.