‘Xhejm Bondi’ i Prishtinës që po vendos rend në Prishtinë / FOTO

Adonis Tahiri, një i ri, dikur pjesë e militantëve të Vetëvendosjes, sot është shndërruar në njeriun kryesor që po vendos rregull në Prishtinë.

Tahiri po publikon secilin dënim që po shqipton si ndaj ndërtuesve, taksistëve ilegalë e shoferëve të pandërgjegjshëm që po dëmtojnë hapësirat e gjelbërta në Kryeqytet.

Adonis Tahiri prej një Zëdhënësi të Komunë së Prishtinë është transformuar në Kryeinspektor të po vendos rregull në Prishtinë. Krejt kjo po bëhet pesë vjet pasi Shpend Ahmeti është bërë Shef i Prishtinës.

Tahiri deri më tash ka lëshuar gjoba për dhjetëra biznese ndërtimore, lokale masazhi, taksi ilegalë, vetura të parkuara nëpër vendet e gjelbërta.

“Kudo që mungon rrethoja e vendpunishtes, do të ndërpriten punimet dhe do të shqiptohet gjoba”, shkruan Tahiri, në njërin prej njoftimeve në Fb.

Deda pas takimit me Shpend Ahmetin e Visar Ymerin tregon pse u takuan

Themeluesi dhe deputeti i partisë Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se takimi i sotëm me krerët e PSD-së, ka qenë ekskluzivisht një takim ku është diskutuar rreth dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një përgjigje për Gazetën Express, ai ka thënë se këto janë takime të rregullta javore, ku diskutohet për çështjen e dialogut të Brukselit.

“Takimi ynë ka qenë, takim i rregullt javor, për dialogun me Serbinë”, ka thënë Deda për Gazetën Express.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye tjetër për këtë takim.

Vlenë të theksohet se raportet ndërmjet Dedës dhe kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, nuk janë aq të mira sa në fillim kur e kishin themeluar partinë.

Shkak për këtë janë vendimet që ka marrë Deda për të votuar Buxhetin dhe për të respektuar marrëveshjen që partia e tij kishte arritur me PSD-në për të qenë bashkë sa i përket Platformës për Dialogun e Brukselit.B.V.

Nga: GE

Enver Hoxhaj: “E pakuptimtë vizitën e Limajt dhe Ahmetit në Bruksel”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha sot se nuk ka asnjë informacion pse kanë shkuar në Bruksel bashkëkryesuesit e ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë.

Nënkryetari i PDK-së, Hoxhaj tha takimet e tilla janë të panevojshme dhe nuk ka kuptim nëse nuk ka unitet në Kosovë.

“Nuk kam informatë pse janë atje, takimet e tilla mund të jenë të panevojshme nuk ka kuptim nëse ne nuk jemi unik në Kosovë Duhet gjatë këtyre ditëve t’i japim drejtim procesit të dialogut Ne duhet të japim një vendimmarrje për çështjen e taksës”, ka thënë Hoxhaj, për Televizionin T7

I pyetur në lidhje me vizitën e këshilltarëve të kancelares Angela Merkel sot në Prishtinë, Hoxhaj tha se qëllimi i vizitës së tyre ka qenë vazhdimi i dialogut Kosovë–Serbi.

Sipas tij dialogu është prioritet dhe duhet të përfundojë me njohje dhe se dy këshilltarët e kanë këtë qëndrim.

Hoxhaj tha se nuk kanë biseduar për epilogun e marrëveshjes por ka një shqetësim serioz në Berlin që dialogu është penguar.

“Taksa është bërë pengesë e vazhdimit të dialogut, gjermanët kanë ndihmuar shumë në dialogun, pas emrit të Maqedonisë, duan që të ecë çështja e Kosovës. Taksa nuk do të duhej ta reduktojë raportin tonë Kosovë-Gjermani në tarifë”, tha Hoxhaj.

Delegacioni shtetëror ka udhëtuar në Bruksel

Bashkëkryesuesit e Ekipit negociator, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj janë duke qëndruar në Bruksel ku do të takohen me ndërmjetësues të Bashkimit Evropian. Sipas PSD’së, në takim do ta informojnë për platformën dhe ligjin për dialogun.

Limaj e Ahmeti kanë udhëtuar dje për në Bruksel, ndërkaq, paraprakisht nuk është bërë ndonjë paralajmërim për këtë takim.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi ka deklaruar se bëhet fjalë për një takim të rregullt.

“Këto janë takime të rregullta konsultative të delegacionit shtetëror me ndërmjetësuesit në BE”, deklaroi Kuçi, duke shtuar se paraprakisht kishin informuar Brukselin mbi platformën dhe ligjin për dialogun për të cilat do të flitet në takim.

“Meqenëse të enjtën ka kaluar plaftorma dhe ligji për dialogun, delegacioni shtetëror ka informuar edhe zyrtarisht Brukselin mbi këto dokumente”, përfundoi zëdhënësja e PSD’së.

Platforma për dialogun e cila u miratua në Kuvend, sipas ekipit negociator është qëndrimi i vetëm zyrtar që mbajnë në dialogun me Serbinë.

Eskalon situata, Shpend Ahmeti paditë Vetëvendosjen

Padia sipas Ahmetit është dorëzuar për shkak se Vetëvendosje ka shpifur ndaj tij për tenderin me qumështin.

Ndërsa sipas Vetëvendosjes, Komuna e Prishtinës ka keqpërdorur 530 mijë euro në tenderin për furnizim me qumësht për nxënësit e klasave të para dhe të pesta.

“Ne edhe sot tregojmë se të gjitha procedurat kanë qenë të hapura nuk e di se me çfarë logjike dikush mundet me buxhet me paracaktu me çfarë çmimi do të ofertojë. Është çmimi më i ulët i qumështit. Me të njëjtën logjikë do të thoja se Prizreni e paguan 20 cent më shumë sesa komuna e Prishtinës. I bej thirrje gjykatës që ta trajtojë sa më shpejt këtë rast. Këtë padi e kanë bërë disa njerëz që janë të njohur për hajni në VV dhe tash instrumentalizojnë për të na dëmtu neve”, ka deklaruar Ahmeti.

Tutje ai ka thënë se ‘nëse pajtohesh me Albin Kurtin quhet demokraci, nëse jo quhet korrupsion’.

“Do të ishte mirë me dal në debat me Albinin të ballafaqohemi për krejt temat, t’i flasim krejt dhe tregojmë se kush po rren në këtë mes. Kësaj radhe e kemi pas vetëm një ofertues dhe çmimi të cilin e ka ofru është 25 cent, ne nuk e kemi pas buxhetin e mjaftueshëm dhe e kemi anulu atë tender. Ende s’ka filluar procedura e ngociimit”, ka shtuar i pari i Prishtinës. /Lajmi.net/

Shpend Ahmeti: PSD mund të largohet nga Ekipi Negociator

Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti ka thënë se do të tërhiqet nga Ekipi Negociator nëse krerët shtetërorë vazhdojnë të dërgojnë letra te ndërkombëtarët.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se janë dakorduar edhe në takimet që ai ka pasur me Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin se nuk do të vazhdohet më me publikimin e letrave.

“I kam bërë të qartë zotit Haradinaj edhe dje edhe sot, edhe presidentit Thaçi në takimet e mëhershme, poashtu edhe zotit Limaj i kam thënë disa herë se nuk do të qëndrojmë [PSD] në Ekipin Negociator nëse i kemi nga 10 letra në ditë nga secili lider”.

Kryetari i PSD ka thënë se këtë shqetësim e ka shprehur edhe në takimin e djeshëm me ekipin negociator dhe sipas tij ka marrë premtime se letra të tilla më nuk do të ketë.

“Dje në takimin e Grupit Negociator, kanë thënë se tash e tutje nuk do të ketë letra të tilla”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ahmeti ka thënë se nuk do të qëndrojë në Ekipin Negociator nëse dalin letra brenda ditës letra të ndryshme nga Thaçi, Veseli e Haradinaj.

“Edhe sot nga Haradinaj, PDK-ja dhe zoti Limaj kemi pasur zotimin se kjo gjë (publikimi i letrave) nuk do të ndodhë”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti./Telegrafi/

Përmbajtja e dokumenteve që Thaçi ia dorëzoj Limajt dhe Ahmetit

Dje gjatë ditës u takua presidenti Thaçi me kryesuesit e dialogut ku edhe i dorëzoi dokumentet që kanë të bëjnë me bisedimet Kosovë – Serbi.

E siç thotë T7 ka siguruar dokumentet që Presidenti Hashim Thaçi ia ka dorëzuar udhëheqësve të Ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt.

Katër raunde bisedimesh janë zhvilluar në mes të Hashim Thaçit e Aleksandër Vuciqit.

E gjithë këto takime në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, janë zhvilluar në Bruksel, me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit.

Ndërkohë, deri me tani nga këto bisedime nuk ka asnjë dokument të shkruar.

Kjo konfirmohet edhe në dokumentin që Hshim Thaçi, një ditë më parë ua dorëzoi Fatmir Limajt e Shpend Ahemetit.

Këtë dokument e ka siguruar T7, ndërsa është i hartuar në 9 faqe.

Aty sqarohet qëndrimi i palës kosovare në takimet e zhvilluara në kryeqendrën evropiane.

Ne kemi kërkuar urgjentisht të ndalet fushata e Serbisë kundër Kosovës duke argumentuar që qasjet e tilla, janë në kundërshtim me frymën e marrëveshjes për përfaqësimin rajonal të Kosovës. Çështjet e tjera të kësaj natyre janë ngritur kanë qenë po ashtu procesi i tranzicionit të FSK-së dhe veprimet e frikshme e të presionit të Serbisë ndaj pjesëtareve të komunitetit Serb, anëtar të FSK-së masat tarifore ndaj produkteve me origjinë në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë
Në këto dokumente tregohet komunikimi që kishte presidenca me Mogherinin.

Nga këto shihet se arritjen e një marrëveshje përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme e BE-së, ua ka lënë palëve të përfshira.

Sa i përket BE-së, qëndrimi I përsëritur I Përfaqësueses së Lartë për rregullat e angazhimit të BE-së në këtë proces, ka qenë ai që dialogun e konsideron pronësi të palëve dhe se arritja e një marrëveshje, është përgjegjësi dhe mundësi për palët, si për të tejkaluar gjendjen e tanishme të staus quo-së, ashtu edhe përmbylljen e çështjeve të hapura

Në këto dokument, sqarohet edhe bashkëpunimi i Kosovës me ShBA-në për gjatë këtij procesi.

Ndërkohë, këtu përmenden edhe pikat specifike që janë përmendur në takimet Thaçi – Vuciq.

Si pikë e parë e me më shumë prioritet sipas këtij dokumenti janë të pagjeturit.

Këtu pala kosovare ka kërkuar emërimin e një Emisari Special.

Mendohet që propozimi për Kryesuesin e këtij komisioni të përbashkët duhet ta bëjë Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, që është marrë më këtë temë që prej përfundimit të luftës në Kosovë dhe deri më tash. Pala jonë mendon se Kryetari i këtij Komisioni duhet të jetë një diplomat me përvoje në rajonin tonë, që njeh zhvillimet dhe historinë e rajonit
Madje kjo temë është menduar të përmbyllet brenda katër vjetësh.

Kurse pika për Trashëgimin Kulturore ka të bëjë me statusin e Kishës Ortodokse, ku pala kosovare ka argumentuar duke thënë se gjithçka mund të bëhet vetëm duke pasur ndryshime ligjore.

Ekipi presidentit Hashim Thaçi, në çështjen e pronës kanë kërkuar implementimin e plotë të marrëveshjes për kadastrat.

Sa i përket temës së pronës publike dhe shoqërore në territorin e Republikës së Kosovës, pozicioni ynë ka qenë I qartë: Sipas Propozimit të Presidentit Ahtisaari, e gjitha pronë publike dhe shoqërore në territorin e Republikës së Kosovës i takon Kosovës
Në temat e mbetura për bisedime me Serbinë është ajo edhe minoriteteve por edhe pozicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Nga ana jonë është bërë e qartë se korniza kushtetuese ligjore e Kosovës ofron mundësi të mëdha të cilat mund të shfrytëzohen nga Serbia për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë. Por, është përjashtuar mundësia që Qeveria e Serbisë të ketë mundësi të ushtrojë çfarëdo pushteti ekzekutiv në Kosovë, në cilëndo fushë

Pala kosovare gjatë kësaj periudhe ka treguar që marrëveshjet e arritura nga 2011-2015 nuk janë respektuar nga ana e Serbisë.

Prishtina mund të shkojë në zgjedhje të parakohëshme

Gjykata Kushtetuese është në fazën përfundimtare për të nxjerrë një vendim nëse Prishtina do të shkojë sërish në zgjedhje, ose jo.

Sipas Express thuhet se gjatë kësaj javë do të mbyllet çështja e zgjedhjeve në kryeqytetin e Prishtinës.

Shpend Ahmeti do të vazhdojë të qeverisë, ose do të shkojë sërish në balotazh. Ndërkaq, Presidentit Thaci i duhet të pres akoma për të marrë përgjigje rreth pyetjes së tij për marrëveshjet ndërkombëtare.

Veton Dula, nga Zyra për Informim e Gjykatës Kushtetuese, ka konfirmuar për Gazetën Express se është në fazën përfundimtare.

“Lënda rreth zgjedhjeve në Prishtinë mund të them se është në fazën përfundimtare, ndërsa të tjerat janë akoma në fazat shqyrtuese”, ka thënë të martën Dula.

Gazeta Express mëson se gjatë kësaj jave Kushtetuesja do të dalë me një vendim rreth asaj se a ka pasur shkelje ose jo në balotazhin e zgjedhjeve në Prishtinë, ku Shpend Ahmeti mposhti Arban Abrashin e LDK’së me 365 vota më shumë.

Komisionere, duke numeruar fletet e votimeve ne Komisionin Zones se Administrimit Zgjedhor, i cili eshte vendosur ne palesttren e Universitetit Politeknik.
Abrashi e kishte denoncuar në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se ka pasur parregullësi që e kanë ndihmuar ish-kandidatit të Vetëvendosjes të zgjedhet kryetar i Prishtinës në dhjetor të vitit 2017.

Për më shumë se një vjet kur është pritur që Kushtetuesja të dalë me një konstatim, ish-kandidati i LDK’së, tash deputet, është shprehur i bindur se kryetqyteti do të shkojë së shpejti në zgjedhje.

Madje, ai është deklaruar për një rekomandim që sipas tij, ia ka bërë Këshilli i Venecias, Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, ka pasur shkelje gjatë zgjedhjeve.

Mirëpo, këtë e kishte demantuar menjëherë Gjykata, duke thënë se nuk ka marrë asnjë rekomandim nga një institucion ndërkombëtar rreth cështjes në fjalë.

Komisionere, duke numeruar fletet e votimeve ne Komisionin Zones se Administrimit Zgjedhor, i cili eshte vendosur ne palesttren e Universitetit Politeknik.

E, nga Gjykata Kushtetuese po pritet interpretimi i një nëni për të cilën ka bërë kërkesë presidenti Hashim Thaci.

Ai i ka kërkuar organit më të lartë juridik në vend, që të interpretojë nenin 18 të Kushtetutës së Kosovës, respektivisht pjesën e cila ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pyetja e Thaçit ishte kjo: A konsiderohen të ratifikuara marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti, pa i çuar fare në Kuvend dhe pa miratimin e deputetëve me 2/3 e votave.

Dula thotë se interpretimi i pyetjes së Presidentit nga Gjykata Kushtetuese, e adresuar në muajin shtator, është akoma në fazë shqyrtuese dhe se deri më tani, më përpara se lëndët e tjera, është vetëm cështja e zgjedhjeve në Prishtinë.