Federata vendos për kartonin e Ramos

Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), e ka refuzuar ankesën e Real Madridit ndaj kartonit të verdhë që Sergio Ramos e mori në Camp Nou kundër Barcelonës.

Kjo nënkupton se qendërmbrojtësi spanjoll është një karton larg suspendimit dhe rrezikon ta humbasë finalen e Kupës së Mbretit nëse Reali e siguron atë.

RFEF nuk e pranoi ankesën e klubit madrilen ndaj kartonit të verdhë që Ramosi e mori në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, që nënkupton se nëse kapiteni i të bardhëve ndëshkohet edhe në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu, dhe Real Madridi arrin në finale, ai do të detyrohet ta shohë atë nga tribunat, transmeton Gazeta Express.

Se a do të ndikojë kjo në përzgjedhjen e formacionit nga Santiago Solarit për ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë, mbetet të shihet.

Reali u ankua duke ofruar një video si dëshmi se Ramosi nuk e kishte faulluar Nelson Semedon për ta parandaluar një kundërsulm në minutën e nëntë.

Por, në raportin e ndeshjes, gjyqtari e tha të kundërtën dhe Komisioni i Ankesave e mbajti në fuqi vendimin e gjyqtarit, pasi i vlerësoi pamjet me kujdes.

​Reagon Ramosi pas akuzave se u ndëshkua qëllimisht me karton të verdhë

UEFA e ka nisur një hetim për komentet e qendërmbrojtësit të Real Madridit, sa i përket ndëshkimin të tij me karton të verdhë, mirëpo Sergio Ramosi ka bërë të ditur se ai është habitur nga i gjithë debati që e ka nxitur.

Ramosi do të mungojë në ndeshjen kthyese kundër Ajaxit, në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, pasi u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren kontroverse të Real Madridit me rezultat 2:1, transmeton Gazeta Express.

Në ndeshjen e tij të 100-të për Real Madridin, Ramosi u ndëshkua me karton të verdhë pak para fundit të ndeshjes, duke u siguruar kështu se do të mund të luajë në ndeshjet e çerekfinales, nëse arrijnë të kualifikohen nga kjo fazë.

Ramosi ka thënë se ai ishte habitur nga i gjithë debati rreth deklaratave të tij, duke insistuar se ai kishte thënë që e kishte bërë me qëllim ndërhyrjen, mirëpo nuk e kishte bërë me qëllim për t’u ndëshkuar me karton të verdhë.

“Jam i habitur nga e gjitha kjo. Unë desha të them se e bëra ndërhyrjen me qëllim, një ndërhyrje që ishte e paevitueshme, e jo që u ndëshkova qëllimisht me karton të verdhë”, ka thënë Ramos për Marcan.

Pas ndeshjes, Ramosi kishte ngjallur shumë debat, pasi që kishte thënë se e kishte bërë qëllimisht ndërhyrjen.

“Duke e parë rezultatin e ndeshjes, do të gënjeja nëse do them se nuk e bëra qëllimisht [ndërhyrjen për t’u ndëshkuar]. Nuk e bëra për ta nënvlerësuar kundërshtarin ose pse mendova se e kemi siguruar kualifikimin, mirëpo në futboll duhet të marrësh vendime të vështira”, ka thënë Ramosi.

Megjithatë, spanjolli i ndryshoi fjalët e tij, vetëm disa orë më vonë, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

“Dua ta bëj të qartë se kjo më lëndon mua më shumë se të tjerët, nuk u ndëshkova me qëllim, ashtu siç nuk e bëra as kundër Romës në ndeshjen e kaluar të Ligës së Kampionëve. Do ta mbështes skuadrën nga tribuna, si një tifoz me idenë që do të kualifikohemi në çerekfinale”. /Gazeta Express/

Pique shpërthen ndaj gjygjtarit të ndeshjes

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, luajti mirë, ndërsa ekipi i tij u rikthye në pjesën e II për të barazuar 1-1 me Real Madridin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa del Rey, megjithatë ai u ndie i irrituar me gjyqtarin Mateu Lahoz.

41-vjeçari ishte i papërshtatshëm në vendimmarrjen e tij dhe Pique ndihej më i dëmtuar nga kapiteni i Madridit, Sergio Ramos, duke mos marrë një karton të dytë të verdhë.

“Ai [Mateu Lahoz] kishte një kriter të çuditshëm, ne duhej të luanim dhe përshtatemi,” tha Pique.

“Në përgjithësi, ai kishte një ndeshje të mirë.”

“Ishte një karton për Sergio Ramos, i cili ishte tashmë në kishte një të verdhë, por çfarë mund të bëjmë?”

Lionel Messi filloi ndeshjen në stol për Barcelonën dhe erdhi në minutën e 63-të, edhe pse argjentinasi nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar.

“Ne e dinim se ai kishte disa probleme,” shtoi Pique.

“Tani po vijnë lojëra të rëndësishme dhe është më mirë të kemi atë të aftë dhe të shëndetshëm.”

“Ne e dinim se nëse ai luajti 90 minuta, ai mund të vuante nga ndonje lëndim tjetër i mundshëm.”

“Dhe ai preferoi të hyjë në gjysmën e dytë të lojes.”

32-vjeçari është optimist duke shkuar në ndeshjen e dytë në Santiago Bernabeu pas tri javësh.

“Rezultati është i mirë, ne jemi të entuziazmuar për ndeshjen e dytë,” tha ai./Teleshkronja Post/

Isco i thotë Sergio Ramos: A je i vetëdijshëm se ne nuk flasim?

Sergio Ramos postoi një foto me mendime në mediat sociale (instagram) dhe mori një përgjigje kurioze dhe të pa pritur nga Isco.

Me atë që është raportuar në ditët e fundit se qendërmbrojtësi dhe mesfushori nuk flasin me njëri-tjetrin, ish-menaxheri e Malagës tha me shaka.

“A jeni në dijeni se ne nuk flasim?” Shkruante Isco.

“Kjo është ajo që dikush ka menduar.”

Mesfushori shtoi disa emoji interesant. Ende nuk dihet pse Isco ka bërë këto veprime, i cili nuk po kalon formë të mirë tek Real Madridi.

 

View this post on Instagram

 

Big challenges ahead. Let’s do this! #HalaMadrid

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos) on

Lovren përsëri humbës përballë Ramos, ja çfarë i ndodhë

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka ndarë dënimet për vitin e kaluar.

Nga këto dënime nuk ka shpëtuar mbrojtësi kroat Dejan Lovren dhe Federata e Futbollit të Kroacisë.

Pas fitores së Kroacisë 3-2 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve, Dejan Lovren ishte tallur me Sergio Ramosin në rrjetet sociale.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit i inatosur me humbjen në finale nga Ramosi dhe Real Madridi u fut ‘Live’ në Instagram.

Aty Lovren filloi të tallej me Ramosin dhe së bashku me fansat e tij ta ofendojnë qendërmbrojtësin spanjoll.

Kjo gjë i ka kushtuar anëtarit të Liverpoolit me një ndeshje dënim nga UEFA.

Dënim ka marrë edhe Federata e Futbollit të Kroacisë prej 13 mijë eurove nga UEFA për shkak të lëshimeve në organizim.

Kapiteni Ramos vulos Real Madridin si kampion bote / VIDEO

Real Madridi po e shkatërron Al Ain në finale, sapo është ngritur epërsia në 3-0.

Golin e shënoi njeriu i finaleve, Sergio Ramos, pas një krosimi nga këndi nga Luka Modric, raporton Teleshkronja Post.

Ramos u shkëput lartë duke goditur fort me kokë :

Pas humbjes kundër Eibar, reagon Ramos për akuzat e doping

Është thënë se Sergio Ramos ka dështuar dy herë në testet anti – doping, së fundmi, pas finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2017.

Ky lajm vjen nga “Football Leaks”, publikuar nga “Der Spiegel”. Edhe lajme të tjera të “Football Lekas” më herët kishin tronditur botën e futbollit, shkruan Teleshkronja Post.

Për këtë akuzë ndaj kapitenit të Real Madrid kishte reaguar më herët edhe vet skuadra, por, pak më herët ka folur edhe vetë lojtari.

“E dimë të gjithë se çfarë lloj lajmesh janë këto. Ata na kanë kërcënuar më këso lajmesh edhe muaj më parë. Kur e di të vërtetën, nuk ke frikë nga gënjeshtrat.

Është një tentim për të prishur reputacionin tim” ka thënë kapiteni në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Eibar, transmeton lajmi.net.

Duket se këso lajmesh kanë ndikuar për keq tek kampi madrilen, pasi që ata u mposhtën sot 3:0 nga Eibar.

Tash, ata renditen në pozitën e gjashtë në La Liga, me katër pikë më pak se Barca, e cila luan një ndeshje sonte.

KOMUNIKATË ZYRTARE: Reagon Real Madridi pas akuzave të Football Leaks

“Football Leaks” zbuloi se Sergio Ramos është pikasur dy herë me doping dhe UEFA ka qenë në dijeni të kësaj ngjarje por nuk marrë asnjë masë ndaj tij dhe klubit të Real Madrid.

Por klubi nga qyteti mbretëror reagoi fuqishëm rreth këtij lajmi duke publikuar komunikatë zyrtare në webfaqen e klubit, shkruan Teleshkronja Post.

Në lidhje me këtë lajm të publikuar nga gazeta gjermane “Der Spiegel” klubi spanjoll u shpreh:

“Sa i përket raporteve të publikuara nga ‘Der Spiegel’ në lidhje me kapitenin tonë, Sergio Ramos, klubi dëshiron të shprehë:

1. Sergio Ramos kurrë nuk ka shkelur rregullat anti-doping.

2. UEFA kërkoi informacione specifike dhe menjëherë e mbylli rastin e përmendur, siç është zakon në raste të tilla, pas testeve të kryera nga ekspertët e Shoqatës Botërore Anti-Doping (WADA) dhe UEFA vetë.

3. Për sa i përket pjesës tjetër të përmbajtjes nga publikimi i lartpërmendur, klubi nuk do të bëjë ndonjë koment, duke pasur parasysh natyrën e qartë të paqëndrueshme të raporteve”.