Komisioneri Hahn: ‘Shkëmbimi i territoreve mund të diskutohet nëse duan liderët’

Para disa muajve ishte temë tabu dhe goditej rëndë kushdo që e fliste rreth kufijëve. Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka folur rreth një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Z.Johannes Hahn ishte në Washington javën e kaluar për të diskutuar për Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor me homologët e tij të SHBA-së.

Në këtë kontekst, siç shkruan “The Washington Post,” ai ka folur edhe rreth marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe asaj që quhet sot Maqedonia Veriore, duke thënë se bashkë, SHBA dhe BE-ja u treguan të suksesshme.

Sipas tij, në luftërat e viteve 1990 dhe pasojat e tyre, Uashingtoni ishte në “vendin e shoferit” në rajon, jo Brukseli. Sot, Hahn tha, e kundërta është e vërtetë. Shtetet e Bashkuara janë shumë mbështetëse për Bashkimin Evropian dhe në rajon, tha ai, duke shtuar, “mendoj se ata janë mjaft të lumtur që ne jemi sot në krye të rajonit”.

Dhe shpresa e Hahn është që zgjidhja e mosmarrëveshjes të emrit të Maqedonisë do të shërbejë si pararendës ndaj zgjidhjeve të konflikteve të tjera, duke përfshirë edhe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton “EO”.

Megjithatë, duke folur rreth një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht rreth mundësisë së “korrigjimit të kufijve”, Hahn theksoi se një marrëveshje ligjërisht detyruese midis dy do të mbulonte fushat përtej kufijve dhe se “një element themelor në një marrëveshje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”.

“Tani për tani, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ishte një rezultat final”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se edhe “një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si pjesë e saj – nëse palët dëshirojnë”.

“Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”.

Gjithsesi, një marrëveshje politike që vjen me koston e të tjerëve, tha Hahn, do të ishte e papranueshme për Bashkimin Evropian.

Kjo temë ka ndarë rrugët e liderëve politik në Kosovë, disa duke e kundërshtuar fuqishëm e disa duke e përkrahur./Teleshkronja Post

Clark: Gligorovi më tha më 1999: Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, nuk durojnë, do të luftojnë

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka treguar se si gjatë një bisede me presidentin e atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov, ky i fundit i kishte thënë se “shqiptarët nuk janë si boshnjakët” dhe se “ata nuk durojnë, do të luftojnë”.

“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, thotë Clark në këtë bisedë përmes Skype-it, transmeton KTV.

Më tej, ai tregon se si Ambasadori Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Slobodan Milosheviqin.

“Më lidhi me telefon me Millosheviqin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’. Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i lëndoj’. Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, ka deklaruar Clark.

Vuçiq si Holliwood, qan para serbëve në përvjetorin e bombardimeve

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në një solemnitet rasti foli presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa duke aktruar se kinse është tepër i emocionuar, në një çast lëshoi edhe disa pika lot.

Duke e përmendur Jamie Shean, të cilin e cilësoi si njërin nga fajtorët kryesorë për bombardimin e Serbisë, Vuçiqi nisi të flasë me zë të dridhur.

“Askush nuk u përgjigj për krimet, civilët serbë për NATO-n ishin vetëm gabim. Dy mijë e pesëqind jetë nuk do t’i harrojmë dhe nuk guxojmë t’i harrojmë. Gabim janë ata të cilët i vranë. Këtë Serbia sot guxon dhe duhet ta thotë, sepse sa do që të punojnë kundër saj, Serbia është më e fortë dhe më e fuqishme se kurdoherë, ka thënë Vuçiqi.

Ai ka përsëritur se Serbia nuk dëshiron të hyjë në NATO dhe se neutraliteti ushtarak është zgjedhje e natyrshme. – Duam të jemi ata që jemi dhe asgjë më shumë, askënd s’e kërcënojmë, porse Serbia sot është 10 herë më e fuqishme se në vitin 1999 dhe 20 herë më e fuqishme se më 2008, porositi Vuçiqi.

I madhi Bill Clinton kujton bombardimet e NATO’s në Kosovë

Si sot, 20 vjet më parë NATO për 78 ditë goditi caqet serbe në Kosovë duke ndaluar spastrimin etnik.

Presidenti amerikan Bill Clinton ishte ai që bindi SHBA’në se po vepronin drejtë duke mbrojtur civilët e pafajshëm, dhe udhëhoqi koalicionin që mundi Serbinë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook Qendra Presidenciale Clinton kujtoi momentin e madh të 24 marsit 1999.

“Sot është 20 vjetori i Operacionit të Forcave Aleate, fushata ajrore e NATO’s kundër ushtrisë Serbe. Presidenti Bill Clinton, e udhëhoqi koalicionin e NATO’s, që e ndaloi shtypjen ndaj njerëzve të pafajshëm dhe e ndaloi konfliktin, duke kthyer stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në Evropën Jug-Lindore. Gjenerali Wesley Clark komandoi Operacionin e Forcave Aleate në luftën e Kosovës gjatë kohës sa ishte Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë nga viti 1997-2000″.

“Amerika ka përgjegjësi që të qëndrojë me aleatët tanë kur ata kanë nevojë të ruajnë jetët e pafajshme dhe ta kthejnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po e bëjmë në Kosovë” – Presidenti Bill Klinton, 24 Mars 1999”, kishte thënë Clinton.

Në fotografinë e postuar në këtë faqe shihet ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e shtetit Madeleine Albright.

BBC publion video reportazh për 20 vjetorin e ndërhyrjes të NATO-s kundër Serbisë

Mediumi britanik, BBC ka bërë një reportazh të shkurtër për 20 vjetorin e sulmeve të NATO-së në Kosovë mbi forcat serbe.

Ata tregojnë që konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve ende nuk është zgjidhur.

Tri figurat kryesore të kësaj storie janë korrespodentët, Jeremy Bowen, Albana Kasapi dhe Dejan Anastasijevic. Të tretë ishin reporter të luftës në Kosovë.

Ata shpjegojnë se pse ende vazhdojnë mosmarrëveshjet mes dy kombeve.

Tutje, ata tregojnë rrugëtimin e Kosovës nga përfundimi i luftës deri më tani tek ideja e shkëmbimit të territoreve.

Profesori serb: Millosheviq është gjallë dhe jeton në këtë shtet

Krimineli serb, Slobodan Millosheviq është gjallë dhe jeton në Rusi. Kështu pretendon profesori nga Beogradi, Velimir Abramoviç.

Sipas tij, Milosheviqi ishte profil ideal për periudhën transitore midis komunizmit dhe nacionalizmit.

“Ku është Milosheviqi dhe Mira, ky çift bashkëshortor. Milosheviqi asnjë fjali gabim nuk e ka thënë . Por debatoi me disa dëshmitarë, është tallur dhe ka shkuar në Rusi. Pse ku është Milosheviqi ndoshta është në Pozharevc, kush e ka bërë atë obduksion, kush i ka konstatuar të gjitha këto. Kuptohet e forcat e mëdha duhet ti mbrojnë njerëzit e tyre , që të tjerët të punojnë për ta. Po ti hedhnin në miniera askush s’do të punonte. Cfarë të duhen parat nëse më vrasin. Dhe duhet njeriun ta mbroni dhe kur ta mbroni, atë të radhës si sekretin më të madh, pi kafen me Milosheviqin. A do të punosh? Si jo, ju jeni të vërtetët . Familjen e keni mbrojtur, parat i keni marrë çfarë doni pra?”, u shpreh ai për një televizion serb.

Shikojeni në minutën e 28’

Ndryshe, e bija e ish presidentit jugosllav Slobodan Milosevic, pretendoi se babai i saj, kasapi i Ballkanit, nuk ka vdekur nga ndonjë sëmundje, por është vrarë në qelinë e tij në Hagë, ku po gjykohej për krime lufte të kryera në Kosovë, Bosnje e edhe në Kroaci.

“Është shumë e mundur se Slobodan Milosevic të ketë vdekur një ditë më herët se që është publikuar në versionin zyrtar, por trupi i tij është mbajtur me qëllim në qelinë E 04 disa orë në mënyrë që të avullohet bari për lepër “Rifampicin”, i cili i është dhënë për ta vrarë”.

Këto përfundime i paraqet në librin “Anatomia e vrasjes gjyqësore” autori Dr. Vukasin Andric, njëri nga mjekët e Milosevic’it, e në këtë libër ka punuar edhe Marija Milosevic si redaktore.

“E helmuan me bari për lepër”

Trupi i Slobodan Milosevic’it u gjend të shtunën në mëngjes më 11 mars 2006. Sipas raportit zyrtar, vdekja besohet se ka ndodhur në mes të orës 7 dhe 9:45, mirëpo, autori i librit pretendon se koha e vdekjes është kontestuese, sepse ekzistojnë dyshimet se Milosević ka vdekur më 10 mars në mbrëmje.

Në libër pretendohet se toksikologu holandez Donald Uges ka konstatuar se rezultatet e gjakut nga janari 2006 tregojnë praninë e “rimfapicinit”, i cili neutralizon efektin e barërave kundër shtypjes së lartë të gjakut. Pikërisht ky rezultat ka ngritur dyshimin se Milosevic’i “është helmuar me ushqim apo me ujë një kohë të gjatë”.

“Duke marrë parasysh se bari në fjalë ndikon vetëm pas dy-tri orëve, është e mundur që Milosevic’i e ka pranuar dozën fatale më 10 mars në mbrëmje dhe se prej tij ka vdekur”.

Vuçiq: Pa bisedime me ne, shqiptarët s’mund të bëjnë bash kurrgjë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se “agresioni i NATO-s kundër RF të Jugosllavisë nuk solli në Kosovë paqe, as shoqëri që mbështetet në demokracinë, e as stabilitet.”

Duke e hapur Dialogun e 4-t strategjik të Beogradit “20 vjet nga bombardimi i Jugosllavisë – mësimet për sigurinë evropiane në shekullin XXI”, Vuçiqi porositi se “pa bisedime me Serbinë shqiptarët nuk mund të arrijnë ama bash kurrgjë”.

Sipas presidentit serb, bombardimi e ka ndryshuar gjendjen në Kosovë vetëm në kuptimin se fuqie a vërtetë është në forcën e NATO-s, e cila siguron që shqiptarët adiministrativisht ta udhëheqin Kosovën, porse nuk janë larguar konfliktet shekullore ndërmjete serbëve dhe shqiptarëve, e as nuk është siguruar paqe e qëndrueshme.

Ai porositi se Serbia është shtet neutral dhe se dëshiron raporte të mira me NATO-n, por jo edhe anëtarësim në të.

“Serbia është vend neutral. Ndërsa jam i bindur se NATO, e cila gjithmonë thotë se kjo është zgjedhje e Serbisë, ndoshta më do ta deshtë Serbinë, sesa disa vende tjera të rajonit që vraponin drejt Aleancës”, tha Vuçiqi.

Veseli: Për marrëveshjen me Serbinë vendos populli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë edhe para mediave ndërkombëtare se Kosova është e gatshme për dialog, dhe se në asnjë mënyrë nuk pranon marrëveshje që cenojnë sovranitetin e shtetit dhe rendin kushtetues.

Në një intervistë për gazetën prestigjioze austriake, Der Standard, ai ka folur për dialogun dhe qëndrimin e Kosovës karshi këtij procesi.

“Dialogu zhvillohet midis dy partnerëve të barabartë. Të dy palët duhet të respektojnë njëra-tjetrën në mënyrë reciproke”, thotë Veseli.

Ai konsideron se një marrëveshje dypalëshe, e cila është e nevojshme për afrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE, mund të jetë e mundur. “Ne jemi një vend i pavarur dhe ne nuk e diskutojmë territorin dhe sovranitetin tonë”, shprehet ai.

Veseli dhe shumica e politikanëve të tjerë kosovarë janë kundër një ndryshimi kufitar.

“Nuk ka veri dhe asnjë jug në vendin tim, është një vend perëndimo. Ne ndjekim vetëm atë që është në kushtetutën tonë”, pohon ai.

Veseli hedh poshtë marrëveshjet jodemokratike.

“Ne jemi një demokraci, kështu që çdo gjë do të vendoset në këtë Parlament nga një shumicë prej dy të tretash. Ai thotë se do të ketë të marrëveshje me Serbinë por për këtë do të organizohet një referendum. Qytetarët do të vendosin për këtë marrëveshje”, shton Veseli.

Kryetari i Kuvendit thotë se serbët dhe shqiptarët mund të jetojnë së bashku, brenda kufijve siç ekzistojnë tani. Sepse përndryshe mund të ndodhë spastrimi etnik, dhe kështu edhe do të prishet stabiliteti në Ballkan. “Ne nuk duam në asnjë rast, që situata jonë diku në Ballkan të ketë një ndikim negativ”.

Ai thotë se po punon që e ardhmja të mos jetë përsëritje e së kaluarës.

“Unë jam i gatshëm të paguaj një çmim dhe unë nuk do të lejojë fëmijët e mi të përjetojnë atë që kam përjetuar. Të gjitha grupet etnike këtu në Ballkan e dinë se çfarë do të thotë të jenë në pakicë, dhe për këtë arsye ne do të nuk lejojnë që serbët të vuajnë në Kosovë. Kosova kurrë nuk do të jetë një eksperiment “, tha ai.

Ai gjithashtu kundërshton krijimin e një lloji të “Republika Srpska” në Kosovë.

Republika Srpska në Bosnje-Hercegovinë është një nga dy pjesë të vendit, e cila ka një autonomi shumë të gjerë dhe është e pajisur në nivel kombëtar me funksione të shumta të vetos. Në vitin 2013, Serbia dhe Kosova ranë dakord të formojnë një Asociacion Serb të Autoriteteve Lokale në Kosovë. Megjithatë, kjo nuk është zbatuar – disa janë të shqetësuar se kjo Organizatë e komunitetit serb mund të jetë e ngjashme me një “Republika Srpska”.

Veseli beson se një “Republika Srpska” e tillë është gjithashtu e papërputhshme me Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo do të çonte në një konflikt të vazhdueshëm. Krijimi i Asociacionit serb të komunave me të drejta ekzekutive do të kërkonte një amendament Kushtetues, ne nuk mund të pranojmë një gjë të tillë dhe jemi që të zbatohet Plani i Ahtisaarit siç edhe jemi dakorduar por jo edhe të tejkalojmë atë,” shpjegon ai.

Parlamenti i Kosovës ka votuar së fundmi një të ashtuquajtur “Platformë” për dialogun me Serbinë.

Veseli thotë për STANDARD: “Ne jemi tashmë të përgatitur për negociatat, por nuk do të jemi nën presion. Serbia duhet të ndalojë financimin e strukturave paralele brenda Kosovës dhe kjo duhet të merret edhe më seriozisht nga BE për ta shtuar presionin”, kërkon kreu i koalicionit.