Manchester City po luan tenis me Schalken / Video

Klubi i Manchester City është duke e mposhtur Schalken bindshëm 4:0, në ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, e cila po zhvillohet momentalisht në Etihad.

Ai që ishte i mahnitshem ne ndeshjen e parë, Raheem Sterling shënoi për 4:0 në minutën e 57-të pas një asisti fantastik nga Leroy Sane.

Më pas shënoj edhe David Silva në minutën e 71’të, dhe më pas shënoj edhe sulmuesi Phil Foden pas asistit të Leroy Sane, raporton Teleshkronja Post.

Aktualisht rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve mes këtyre dy skuadrave është 9:2 në favor të Cityt.

Goli i Raheem Sterling :

Golat e tjerë nga lojtarët e kampionit anglez, Manchester City këtë ndeshje. Goli i parë i Kun Agueros :

Goli i dytë i Kun Agueros :

Goli i Leroy Sane ndaj ish-skuadres Schalke 04 :

Goli i David Silvas në minuten e 71;të ndeshjes :

Edhe goli i Phil Foden për 6-0 :

 

​Liga e Kampionëve: Gjithqka çfarë duhet të dini për ndeshjet e sontme

Rikthehet rauni i ndeshjeve të dyta në 1/16 e Ligës së Kampionëve me dy ndeshjet e radhës në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Italianët, Juventus do të përballet me spanjollët e Atletico Madridit, ndërsa Manchester City me Schalken04.

Informacionet e detajuar për ndeshjen Juventus – Atletico Madrid:

Ndeshjet e javës së kaluar e bënë të qartë se asgjë nuk është e pamundur në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, për t’i shënuar tri gola kundër Atletico Madridit të Diego Simeones, ke nevojë për diçka me të vërtetë të veçantë.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, shpreson se kjo gjë e veçantë do të jetë Cristiano Ronaldo . Portugezi i ka shënuar dhjetë ose më shumë gola në tetë sezonet e fundit të kësaj gare, mirëpo deri më tani e ka shënuar vetëm një.

Takimi i parë mes dy skuadrave: Atletico Madrid 2-0 Juventus

Juventus: Szczesny; Cáceres, Bonucci, Chiellini; Bernardeschi, Can, Pjanić, Matuidi, Cancelo; Mandžukić, Ronaldo
Mungesat: Khedira (i lënduar), Alex Sandro (i suspenduar), Barzagli (i lënduar), De Sciglio (i lënduar), Douglas Costa (i lënduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Matuidi
Ndeshja e fundit: Juventus 4-1 Udinese (08/03)
10 ndeshjet e fundit: FFFHFFBHFF

Atlético Madrid: Oblak; Arias, Giménez, Godín, Juanfran; Koke, Rodrigo, Ñíguez, Lemar; Griezmann, Morata
Mungojnë: Diego Costa (i suspenduar), Hernández (i lënduar), Filipe Luís (i lënduar), Partey (i suspenduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Ángel Correa, Filipe Luís, Giménez, Griezmann
Ndeshja e fundit: Atlético 1-0 Leganés (09/03)
10 ndeshjet e fundit: FFFFFHHFBF

Informacionet e detajuar për ndeshjen Manchester City – Schalke

Anglezët, Manchester City është favorit për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Schalke04 i befasoi në Gjermani, mirëpo, në fund, skuadra e Pep Guardiolës arriti të sigurojë fitore me 10 lojtarë.

Takimi i parë mes dy skuadrave: Schalke 2-3 Manchester City

Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Zinchenko; B Silva, Gundogan, D Silva; Sterling, Agüero, Sané
Mungesat: De Bruyne (i lënduar), Mendy (i lënduar), Bravo (i lënduar), Kompany (nuk dihet), Fernandinho (i suspenduar), Otamendi (i suspenduar)
Në dyshim: Stones (i lënduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Agüero
Ndeshja e fundit: Manchester City 3-1 Watford (09/03)
10 ndeshjet e e fundit: FFBFFFFFHF

Schalke04: Fährmann; Stambouli, Sané, Nastasić; McKennie, Konoplyanka, Rudy, Oczipka, Bentaleb; Embolo, Burgstaller
Mungojnë: Caligiuri (i lënduar), Harit (i suspenduar), Mascarell (i lënduar), Schöpf (i lënduar), Uth (i suspenduar)
Ndeshja e fundit: Werder Bremen 4-2 Schalke (08/03)
10 ndeshjet e fundit: HHHHBHFHBF

Takimet Juventus – Altetico Madrid (Alianz Stadium) dhe Manchester City – Schalke 04 (Etihad Stadium) fillojnë sonte nga ora 21:00./TeleshkronjaPost/

Rashica barazon rekordin e Lewandowskit dhe ndihmon Werederin në fitoren kundër Schalkes / Video

Skuadra e futbollistit kosovarë, Milot Rashica, Werder Bremen ka fituar bindshëm me rikthim kun Schalke 04.

Ishte pikërisht vet Milot Rashica, i cili nisi ktë rikthim të Werder Bremen, pasi në fillim Schalke ishte në epërsi, raporton Teleshkronja Post.

Golat e shënuar nga Brel Embolo u zhvleftësuan pasi në skendë doli Rashica me golin e minutes së 31’të.

Pastaj ishte gjithqka më e lehtë për skuadren e Werder, Kruse shënoi nga penaltia dhe Harnik në fund të takimit.

Milot Rashica me këto gola thyen rekord  duke u bërë lojtari me më shumë gola në Bundesliga në vitin 2019, aq sa Robert Lewandowski.

Rezultati përfundimtarë i ndeshjes: Werder Bremen 4-2 Schalke 04. Pas kësaj fitore, Werder Bremen ka shkuar në kuotën e 36 pikëve dhe gjendet në pozitën e tetë në Bundesligë.

Golat e ndeshjes./Teleshkronja Post/


Milot Rashica shënon gol të bukur për Werder Bremen / VIDEO

Anësori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka gjetur golin sërish në Bundesliga.

Sulmuesi i talentuar Rashica ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2019, përcjellë Teleshkronja Post.

Sonte ai e ka gjetur përsëri golin dhe ka shënuar për të barazuar rezultatin në 1-1 kundër Schlake 04 duke treguar rëndësinë e tij.

Rashica shënoi në minutën e 31’ të takimit./Teleshkronja Post/

Super goli i tij :