Hazard hipnotizon Santiago Bernabeun, por nuk thyhet rekordi i CR7

Para pak minutash Eden Hazard u prezantua para tifozëve të Real Madridit, duke u konfirmuar si ylli i tyre më i ri.

Nuk kishte si të mungonte pritja madhështore për belgun, që tej mbushi shkallët e “Santiago Bernabeu” dhe mori vëmendjen e të gjithë medieve sportive, në mbarë botën.

Gjithsesi kjo nuk ka mjaftuar sepse rekordin për pjesëmarrjen më të lartë të tifozëve në “Bernabeu” e mban Cristiano Ronaldo.

Këtë e ka konfirmuar tabloidi spanjoll sportiv, Marca.com, përcjellë teleshkronjapost.info.

Plot 70 mijë tifozë e kanë ndjekur nga afër prezantimin e portugezit në vitin 2009, ndërsa për belgun kanë shkuar 50 mijë tifozë të “Los Blancos”./TeleshkronjaPost/

Vinicius merrë ovacione nga Bernabeu pas lëvizjeve të bukura / VIDEO

Real Madridi i Solarit fitoi ndaj Sevillas me rezultat 2-0 në La Liga, përkundër mungesave të mëdha për shkak të lëndimeve.

Një nga më të mirët në këtë takim ishte Vinicius Junior, i cili po vazhdon me paraqitje të mira te Los Blancos.

Braziliani për një moment gjatë pjesës së dytë ndali topin bukur dhe pastaj dribloi bukur një lojtar kundërshtar, por u ndal shpejt nga një tjetër.

I gjithi ky moment u duartrokit nga tifozët në stadiumin Santiago Bernabeu. Lojtari ka marrë lëvdata shumë edhe nga trajneri Santiago Solari.

Trajneri argjentinas i ka kërkuar gjithë lojtarëve të përkrahin Vinciusin pasi vëmendja e madhe drejt 18-vjeçarit nuk është edhe lehtë e përballueshme në fillimin e aventurës së tij në Madrid.

Deri më tani në sezonin 2018/19 lojtari ka shënuar tre gola në 16 paraqitje për Realin.

Vinicius është blerë nga klubi spanjoll në verën e 2017 për 46 milionë euro nga Flamengo.