Thumbimet Rama-Berisha: “Bashkëpuntor i Serbëve, Rugova s’i fliste”

Kryeministri Shqipërisë Edi Rama ka thumbuar sërish sot ish-liderin e PD-së, Sali Berisha, për deklaratat e tij kundër Presidentit Hashim Thaçi.

Rama në një mesazh në Twitter ka a.kuzuar Berishën se me deklaratat ndaj Thaçit, tregon se po vazhdon thumbimet kundër Kosovës.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli marksistë-leninistë pjestarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa ndërroi jetë.”

“Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, shkruan Rama.

Hashim Thaçi e fton Sali Berishën në debat publik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ftuar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, në një debat publik.

Thaçi i ka thënë gazetarit Ylli Rakipi, në Shqipëri, se dëshiron dhe është i gatshëm të përballet me Berishën, i cili ka paraqitur një sërë argumentesh kundër idesë së presidentit kosovar për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është një ftesë e hapur dhe publike, që presidenti Thaçi i dërgon ish kryeministrit Berisha.

Nuk dihet nëse ky i fundit do të përgjigjet pozitivisht.

I njohur si “Eskobari i Ballkanit” dorëzohet në polici

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se ai që njihet si “Eskobari i Ballkanit”, Kelment Balili po i dorëzohet prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Dorezohet Klement Balili!

Qytetari dixhital informon. sb

Pershendetje doktorin vetdorezohet kelment Balili ne prokurorin e krimeve te renda ai esht nisur drejt tiranes me Rigels Balilin”, informon Berisha.

Lajmi konfirmohet për Top Channel nga njëri prej avokatëve të tij, Baftjar Rusi.

Balili ndodhet në Policinë e Shtetit së bashku me avokatin tjetër, Theodhori Sollaku.

Balili ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për më shumë se dy vite, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.