Gabimi trashanik i Courtois kundër Rusisë / Video

Belgjika e ka mbyllur në fitore 3-1 ndeshjen që ka luajtur në shtëpi kundër Rusisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Vendasit kanë kaluar në avantazh me Tielemans pas 15 minutash, por rusët kanë barazuar një minutë më vonë me Cheryshev, i cili ka përfituar nga një gabim i Cortuois.

Gabimi trashanik i Thibaut Courtois :

Ndeshja u mbyll me rezultat të përgjithshëm 3-1 në favor të Belgjikës.

Kjo është rënditja në Grupin 1 pas ndeshjeve të para./TeleshkronjaPost/

Dy vendet e Ballkanit që po rrezikohen nga ndikimi rus

Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO-ja tha se Rusia po bën përpjekje të ndërhyjë dhe të ndikojë te vendet e Ballkanit që duan t’i bashkohen aleancës së atlantikut verior.

I pari dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri këto deklarata në një intervistë ekskluzive për mediumin e “Euronews” në Belgjikë.

Ai foli në ditën kur Republika e Maqedonisë Veriore nënshkroi një pakt-protokoll që do t’i hapë rrugë këtij vendi për anëtarësim në organizatën e NATO’s.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencë pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim.

“Rusia përpiqet të ndërhyjë, Rusia përpiqet të ndërhyjë në proceset politike në shtetet të pavarura. Mendoj se një gjë e tillë është gabim dhe dërgon në destabilizim”, tha Stoltenberg.

“NATO i respekton, ne i respektojmë vendimet e shteteve të pavarura sovrane, pavarësisht nëse duan të hyjnë në NATO ose nëse nuk duan të hyjnë në NATO”, shtoi ai.

“Në Shkup kemi parë se shumica në parlament, shumica e partive politike e duan anëtarësimin në NATO. Ne e mirëpresim këtë. Por në Serbi, për shembull, e kanë thënë qartë se nuk duan të hyjnë në NATO dhe ne e respektojmë këtë.”

“Prandaj, shteti rus duhet t’i respektojë vendimet e marra nga kombet sovrane, edhe nëse duan të anëtarësohen në NATO, edhe nëse nuk duan”, tha shefi i NATO-s.

Jens Stoltenberg foli edhe për largimin e Uashingtonit dhe të Moskës nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, transmeton Teleshkronja Post.

“Nuk duam një garë të re armësh dhe do të përpiqemi ta bindim Rusinë që të kthehet në përputhje me traktatin dhe marrëveshjet”, u shpreh Stoltenberg.

“Është një periudhë gjashtëmujore derisa procesi i tërheqjes të përfundohet. Gjatë kësaj kohe, Rusia mund të kthehet. Përgjigjet tona do të maten, ato do të jenë mbrojtëse. Ne do t’i shqyrtojmë jo vetëm pasojat ushtarake, por edhe atë se si mund të marrim iniciativa të reja mbi kontrollin e armëve.”

“Duhet të sigurojmë që NATO në një botë pa Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme dhe me më shumë raketa ruse është në gjendje të ofrojë mbrojtje efektive.”

Traktati është nënshkruar në vitin 1987 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Ronald Reagan, dhe udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Ky traktat ka eliminuar një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyç për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës dhe një lloj përfundimi i Luftës së Ftohtë siç njihet ndryshe./TeleshkronjaPost/

Federata Ruse dhe Turqia kanë blerë më shumë ari në botë

Rusia dhe Turqia janë dy vendet që kanë blerë më shumë ar në botë në vitin 2018 nëpërmjet bankave qendrore që nga viti 1971.

Sipas raportit të publikuar nga Këshilli Botëror i Arit (WGC), nga bankat qendrore në të gjithë botën në vitin 2018 janë blerë 651,5 ton ar, që është niveli më i lartë që nga viti 1971 e deri më sot.

Në kuadër të politikës së saj për “mospërdorim të dollarit” që vazhdon në ekonominë e saj, Rusia është vendi i parë në botë duke blerë 274,3 ton ar në vitin 2018, raporton AA.

Rezervat e arit të Rusisë, të cilat i investon në buxhet kryesisht duke eliminuar depozitimin e obligacioneve amerikane deri në fund të vitit 2018 kanë arritur në 2133 ton.

Ndërsa Turqia është radhitur vendi i dytë në botë që ka blerë më shumë ar, duke rritur rezervat e saj të arit me 51,5 ton.

Në vendin e tretë me blerjen e 50,6 ton ar vitin e kaluar është Kazakistani i cili që prej 8 vitesh pa ndërprerje rrit rezervat e tij të arit.

Në këtë mënyrë rezervat totale të arit të bankave qendrore botërore në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017 kanë shënuar një rritje me 74 për qind duke arritur rreth 34 mijë ton.

Raporti thekson se për shkak të rritjes së pasigurive gjeopolitike dhe ekonomike gjatë gjithë vitit, bankat qendrore kanë diversifikuar rezervat e tyre dhe janë fokusuar në investimin në pasuri të sigurta.

Propagandë tipike ruse: Kosova vend potencial për konflikt

Rusia njihet për veprimet dhe deklaratat nxitëse të konflikteve mes super fuqive.

Siç ndodhi me rastin e aneksimit të Krimesë apo me helmimn e agjentit rus në Britaninë e Madhe, por ajo po tenton edhe destabilizimin e Ballkanit duke lëshuar kohë pas kohe deklarata nxitëse, transmeton Teleshkronja Post.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ambasadori rus, Aleksander Lukashevich, ka thënë se Kosova është bërë një burim potencial i një konflikti.

Sipas Lukashevich, autoritetet kosovare po dëshirojnë që hapur të krijojnë një krizë të re e cila do të mund të dërgojë në një luftë të re.

Këto deklarime Lukashevich i ka bërë teksa është diskutuar çështja e krijimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

“Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet vend i paqëndrueshmërisë, një burim konflikti potencial. Administrata e Kosovës haptazi synon që të krijojë një krizë të re që mund të çojë në një luft të re”, ka thënë ambasadori rus.

Siç thotë ai Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë humbur kontrollin mbi Republikën e Kosovës.

“Përkrahësit dhe arkitektët perëndimorë të Kosovës kanë humbur kontrollin mbi projektin e tyre”, ka përfgunduar Lukashevich.

Lukashevich ka qenë edhe zëdhënës i diplomacisë ruse, kështu që nuk është surprizë reagimi i tillë nga ai./TeleshkronjaPost/

Humanisti Kastrati flet për fondet ruso-serbe / VIDEO

Humanisti Halil Kastrai ka deklaruar se janë organizatë e regjistruar në shtet dhe se gjithë transaksionet nuk shpëtojnë pa u kontrolluar.

“Dhe jemi të kënaqur që kontrollohemi. Gjithçka shkon përmes bankës”, ka deklaruar ai.

Kastrati tha se pranojnë edhe para të gatshme në dorë, por personave që i dhurojnë ua japim një dokument, dhe ato para pastaj i dërgojnë në bankë në emrin e shoqatës.

Në Oxygen Press tha se ka pasur raste kur kanë thënë; stop mos ndihmoni, derisa të ju gjejmë vendin këtyre që kemi.

Ka thënë se aty para dhurojnë vetëm shqiptarët.

“Ne listat i qesim, prej ditës së parë të themelimit nuk kemi pranuar fonde të huaja. Nëse dikush ka dyshime, le të shkon te organet e drejtësisë”, ka thënë ai.

Ka shpjeguar se vazhdimisht publikohen listat e donatorëve, me emra dhe shumë të dhëna./ OxygenPress.info

Haradinaj i kundërpërgjigjet ashpër fjalëve të Putinit

Kryeministri Ramush Haradinaj  ju është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit rus Valdimir Putin, i cili i ka quajtur si faktorë destabilizues në Ballkan politikat e ShBA-ve dhe aleatëve përendimor.

Sipas Haradinajt, Amerika dhe NATO  janë ato që sigurojnë paqe, stabilitet dhe zhvillim, ndërsa prezenca ruse është e kundërta e kësaj.

Ndryshe Putin pritet ta vizitojë Serbinë, ku siç e ka konfirmuar edhe Vuqiq do të diskutohet për Kosovën si kryetemë.

Në fund, Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës është për paqe, transmeton Teleshkronja Post.

Postimi i plotë :

“Lufta” Ukrainë – Rusi, “ndërhyn” SHBA-ja

Një anije tjetër nga Flota e SHBA-së, “USS Fort McHenry” ka hyrë këtë fundjavë në Detin e Zi.

Tensionet shpërthyen pasi tre anije të Ukrainës u goditën nga marina ruse me pretendimin se kishin shkelur ujërat territoriale ruse në fund të nëntorit dhe ekuipazhi i tyre u arrestua.

“Ardhja e “USS Fort McHenry” riafirmon vendosmërinë tonë kolektive ndaj sigurisë në Detin e Zi dhe rrit marrëdhëniet tona të forta me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s në rajon”, tha Lisa M. Franchetti, komandante e 6-të e Flotës.

“Fort McHenry me bazë në Florida është në një vendosje të planifikuar nga Flota e 6-të e SHBA për të kryer operacione me aleatë dhe partnerë, duke çuar përpara sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”, tha Flota e 6-të e SHBA në një deklaratë të dielën.

Në njoftim gjithashtu kujtohet se marina amerikane funksionon në mënyrë rutinore në Detin e Zi, duke thënë se vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Gjashtë anije ushtarake amerikane kryen misione në zonë në vitin 2018, duke përfshirë edhe shkatërruesit e raketave të udhëzuar USS Ross, USS Carney dhe USS Porter, si dhe anijen komanduese USS Mount Whitney, anija USS Oak Hill dhe transportuesi ekspeditiv i shpejtë USNS Carson City.

Serbia ecën vetëm në Interpol, Rusia ka mbështetur antarsimin e Kosovës

Në Serbi kanë mbetur të tronditura nga një hap që e bëri Rusia, miku i tyre më i ngushtë, pasi këta të fundit e mbështetën agjendën e INTERPOL’it për ditën e nesërme, ku do të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës.

Serbia, megjithatë kishte kërkuar që kjo agjendë të ndryshohet, por morën përgjigje negative nga Këshilli i Asamblesë së INTERPOL.

Por, tronditje të madhe morën nga Rusia në këtë pikë, përcjell Express.

Sipas burimeve të mediave në Serbi, thuhet se Presidenti rus Vladimir Putin, nuk e ka penguar Kosovën që të vendoset për votim nesër në Asamblenë e INTERPOL’it.

Sipas tyre, gjashtë vende të tjera anëtare të INTERPOL, kishin përkrahur që kjo agjendë të ndryshohet, por jo edhe Rusia.

Mediat atje shkruajnë në se emër të Serbisë, dhe kundër përfshirjes së Kosovës në rend dite, ishte Spanja, Qipro, Kina, Siria, Venezuela, Suriname. Kurse, në favor të Kosovës, votuan SHBA’ja, Franca dhe Guajana.

“Rusët nuk kanë marrë udhëzime nga Qeveria e tyre për të folur për këtë çështje. Kosova u miratua që të hyjë në rend dite nesër dhe kështu do të votohet edhe për anëtarësimin e saj”, ka mësuar Telegrafi i Serbisë./Teleshkronja Post/