ZYRTARE: Edin Dzeko vazhdon me Romën

Përfundon gjithçka, Edin Dzeko do të qëndrojë te Roma.

Sulmuesi boshnjak nuk do të largohet nga Roma. Ai ka rinovuar kontratën me klubin italian deri më 2022.

33-vjeçari u shpreh i lumtur që do të vazhdojë ta veshë fanellën e Romës, i cili gjatë gjithë verës u lidh me një transferim të mundshëm te Interi.

“Në javët e fundit e kam kuptuar se sa shumë klubi dëshiron që unë të qëndroj. Roma është shtëpia ime. Jam shumë i lumtur që do të qëndroj për një kohë më të gjatë”, tha Dzeko.

Sulmuesi i Bosnja & Hercegovina iu bashkua Romës në vitin 2015.

Për katër sezone, ai ka shënuar 87 gola në 179 paraqitje – dhe është golashënuesi i shtatë me i mirë në histori të klubit. /Gazeta Express/

Zidane: Jemi gati për fillimin e La Ligës

Zinedine Zidane është duke menduar vetëm për lojtarët që ai ka aktualisht në Real Madrid përpara sezonit të ri të LaLiga Santander, megjithë para-sezonit të tyre të dobët.

Los Blancos humbi përsëri të dielën, megjithëse në penallti, kundër Romës në ndeshjen e tyre të fundit para se të rifillonte sezoni normal.

“Ne kemi skuadrën që kemi,” tha ai më pas.

“Por gjithçka mund të ndodhë në tre javët e fundit të tregut të transferimeve.”

“Ne duam të kemi një sezon të shkëlqyeshëm, ata duhet të jenë të gatshëm për të luajtur të shtunën, asgjë tjetër.”

Gareth Bale bëri përshtypje në Romë, por e ardhmja e tij dhe James Rodriguez mbetet në dyshim.

“James dhe Bale janë anëtarë të skuadrës,” tha Zidane.

“Ata të dy janë të regjistruar, por gjithçka mund të ndodhë. Unë i mbështes ata 100 përqind”.

Zidane zgjodhi një sistem tjetër në Itali dhe ai po këmbëngul se ideja e tij nuk ishte me pesë mbrojtës, por tre.

“Ne nuk kemi pesë mbrojtës,” shpjegoi ai.

“Ishim me tre mbrojtës dhe me dy krahë shumë lart të vendosur.”

“Ditën tjetër kaloi shumë mirë. Ne do t’i ndryshojmë gjërat sepse kemi shumë lojtarë që mund të luajnë në mënyra të ndryshme.”

Ai u pyet edhe rreth Pogbas dhe Neymar, por insistoj se ata janë lojtarë të ekipeve tjera dhe nuk ka se çfarë të flasë./TeleshkronjaPost/

Roma 2-2 Real Madrid: Romakët mposhtin me penalti Merengues

Roma e ka mposhtur Real Madridin në Mabel Green Cup 5-4 me anë të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2.

Los Blancos ishin të parët ata që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Marcelo në minutën e 16-të, pas asistimit që pranoi nga Luka Modric.

Por, Giallorossët reaguan shumë shpejtë për t’i barazuar shifrat me anë të Diego Perottit (34′), me asistimin që e mori nga Nicola Zaniolo.

Pesë minuta më vonë, Marcelo asistoi për Marcelon që shënoi gol të bukur, për ta rikthyer kështu epërsinë.

Por, në minutën e 40′, Edin Dzeko arriti t’i barazonte shifrat në 2-2, me asistimin që pranoi nga Cengiz Under, e që me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë skuadrat kishin raste të pastra për gol, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin, për ta çuar ndeshjen në penalti.

Romakët u treguan më të saktë nga pika e bardhë, pasi arritën t’i shënonin pesë penallti, për dallim nga madrilenët që i shënuan katër.

Marcelo shënon super gol kundër Romës (VIDEO)

Real Madridi ka kaluar në epërsi në ndeshjen e cila po zhvllohet në Olimpico ndaj Romës.

Ka shënuar mbrojtësi brazilian Marcelo, pas një aksioni të bukur ku asistoj kroati Luka Modric, shkruan Teleshkronja Post.

Aktualisht po zhvillohet minuta e 20 e takimit në Romë.

Shikoni golin e bukur nga Marcelo, AS Roma 0-1 Real Madrid:

AS Roma vs Real Madrid LIVE

Zinedine Zidane ka zgjedhur të shkojë edhe një herë me një mbrojtje prej tre lojtarëve për miqësoren e fundit të para-sezonit të Real Madrid kundër Romës në Kupën e Gjelbër Mabel.

James Rodriguez dhe Mariano Diaz të dy mbetën jashtë skuadrës, ndërsa Gareth Bale ishte një përfshirje befasuese për ndeshjen në kryeqytetin italian.

Ndeshja fillon nga ora 20:00, ndërsa ndeshjen mund ta ndiqni LIVE më poshtë HD, transmeton Teleshkronja Post.

AS Roma vs Real Madrid Livestreaming 1

Formacionet zyrtare: Roma vs Real Madrid

Real Madrid sot ka udhëtuar në Romë për miqësoren e tyre të fundit para sezonit dhe një shans të fundit për t’u përgatitur për sezonin LaLiga Santander.

Me Celta Vigon që i pret Los Blancos në më pak se një javë, Zinedine Zidane ka të ngjarë të bëjë një ekip i cili sa më afër të jetë e mundur me XI-në e tij të fillimit për udhëtimin Balaidos.

Të dy trajnerët, Paulo Fonseca dhe Zinedine Zidane kanë publikuar formacionet startuese për ndeshjen e sontme.

Skema startuese e Romës : Pau Lopez; Florenzi, Fazio, J. Jesus, Kolarov; Pellegrini, Cristante; Cengiz, Zaniolo, Perotti; Dzeko.

Skema startuese e Los Blancos: Courtois, Carvajal, Militao, Varane, Nacho, Marcelo, Valverde, Modric, Casemiro, Hazard, Benzema

Zidane publikon listën e të ftuarve për ndeshjen kundër Romës, ‘harron’ dy yje

Real Madridi ka zbuluar listën prej 20 lojtarëve që do të udhëtojnë për në Itali, për ndeshjen miqësore me Romën.

Në listë është përfshirë edhe Gareth Bale, i cili u la jashtë ditë më parë për miqësoren me Salzburgun.

Uellsiani nuk pëlqehet aspak nga Zinedine Zidane, por për shkak të lëndimit të rëndë të Marco Asension dhe deri në ditën kur nuk afrohet një tjetër sulmues, vështirë se 30-vjeçari do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Sido që të jetë, tashmë nuk bëjnë pjesë në planet e Zizus as Mariano e as James Rodriguez, transmeton Teleshkronja Post.

Që të dy kanë mbetur jashtë edhe për miqësoren me Romën, që do të zhvillohet sonte në “Olimpico” nga ora 20:00, raporton Gazeta Express.

Modric kthehet në skuadër, pasi mungoi në miqësoren me Salzburgun, të cilën e fitoi Reali 1-0 me golin e Eden Hazard, kurse nuk është ftuar kapiteni, Sergio Ramos.

Kjo është lista me lojtarët e ftuar nga Zidane për ndeshjen kundër Romës:

Roma fton në stadium tifozin i cili tha “edhe unë do ta shënoja atë gol” / Video

Roma ka postuar një video të një rasti të humbur të Cengiz Under në kampionat. Një nga komentuesit, tifoz i ekipit, kishte thënë “edhe unë do ta shënoja atë gol”, siç mund të kemi thënë të gjithë për raste të pafalshme.

Ideja origjinale e klubit italian ishte të ftonte tifozin ta provonte në Olimpico a mund ta bënte golin.

Ai ka shkuar në stadium, është veshur me fanellën e ekipit të zemrës dhe ka marrë rolin e sulmuesit turk.

Organizatorët kanë rikrijuar aksionin dhe tifozit i kanë lënë momentin e finalizimit tre herë, por rezulton se edhe ai e humb rastin!

Një mësim i mirë për ata që thonë gjithmonë “edhe unë do ta kisha shënuar këtë gol” pasi asnjëherë nuk është aq e thjeshtë sa duket.