Përfundon meçi Krasiniqi-Haertel

Sonte nga ora 22:30 u zhvillua dueli i vitit për boksierin shqiptar Robin Haxhi Krasniqi.

Ai për kundërshtar pati ketë gjermanin Stefan Haertel, me të cilin luftoj për mbrojtjen e titullit evropian.

Por fatkeqësisht kosovari nuk arriti të nxjerrë diqka pozitive nga ky meç, pasi humbi nga gjermani, raporton Teleshkronja Post.

Kampioni i ri evropian i EBU-së në kategorinë e peshave të mesme është gjermani Stefan Haertel, i cili e mposhti junikasin Haxhi Krasniqi me vendim unanim.

Krasniqi shpresonte se do ta fitonte këtë meç dhe do ta mbronte me sukses titullin e kampionit evropian. Këtë gjë ai e dëshironte pasi që synonte të sfidonte për titullin botëror.

Megjithatë, kjo ëndërr e Krasniqit mori fund, të paktën për momentin, pasi që kundërshtari i tij, gjermani Stefan Heartel, arriti ta fitojë meçin e zhvilluar në Magdeburgu, ku Haxhi Krasniqi kishte jetuar për gjashtë vjet.

Boksieri gjerman e nisi më mirë këtë meç, duke arritur ta dëmtojë Haxhi Krasniqin në këmbën e djathtë qysh në rundin e dytë të meçit. Megjithatë, me kalimin e kohës, junikasi arriti ta tregojë aftësinë e vet, duke u treguar më agresiv.

Në rundin e pestë të meçit, një goditje e Haxhi Krasniqit e la me hundë të gjakosur kundërshtarin e tij. Megjithatë, junikasi 32-vjeçar e pati më të vështirë pasi që syrin e pati të gjakosur për pjesën më të madhe të këtij meçi.

Në rundin e fundit, Haertel ishte afër të pësonte disfatë me nokaut pasi që Krasniqi e goditi disa herë në kokë. Megjithatë, gjermani arriti të mbajë veten në këmbë dhe pastaj ia ktheu edhe Krasniqit dy grushte.

Pasi që Krasniqi tentonte ta godasë kundërshtarin e tij vazhdimisht me grushtin e djathtë, ai u bë më i parashikueshëm nga kundërshtari. Për më tepër, për shkak që nuk mbrohej, goditjet e Haertelit ishin të pastra dhe të gjitha ato llogariteshin si pikë nga gjyqtarët.

Kjo ndeshje ishte shtyrë nga nëntori i vitit të kaluar pasi që Haertel nuk ishte në gjendje të boksonte për shkaqe shëndetësore. Këtë titull, Krasniqi e fitoi më 2 qershor të vitit 2018 dhe pastaj e mbrojti në një meç tjetër, gjithashtu vitin e kaluar./Teleshkronja

Haxhi Krasniqi mëson emrin e kundërshtarit, ja kur do të boksojë!

Boks: Haxhi Krasniqi e ka mësuar emrin e kundërshtarit të ardhshëm. Boksieri nga Kosova pritet të boksojë më 26 prill ndaj gjermanit Stefan Haertel, në kërkim të mbrojtjes së titullit të kampionit evropian

Ka muaj që Haxhi Krasniqi i ka nisur përgatitjet për meçin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Boksieri nga Kosova është kampion evropian në boksin profesionist, por ai nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u bërë kampion bote.

Junikasi e ka mësuar emrin e kundërshtarit të ardhshëm.

Krasniqi pritet ta mbrojë titullin e kampionit evropian në versionin EBU kundër gjermanit Stefan Haertel më 26 prill në Kempten në Gjermani.

Fituesi i këtij dueli do ta ketë mundësinë ta sfidojë hiç më pak se ish-kampionin botëror të versioneve ËBO, ËBA e EBU, Juergen Braehmer.

Sidoqoftë data dhe vendi i këtij eventi nuk është konfirmuar ende nga SES.

Megjithatë, Krasniqi është gati në çdo moment për ta mbrojtur titullin e Evropës dhe për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit botëror. /Gazeta Express/

Robin Krasniqi vs Ronny Landaeta – Meçi i plotë / VIDEO

Robin Haxhi Krasniqi arriti që të mbrojë titullin EBU kundër spanjollit Ronny Landaeta në një meç tejet interesant.

Ka përfunduar meçi i boksierit kosovarë Haxhi Krasniqi kundër spanjollit Landaeta, ku pas 12 raundeve duelin e fitoi Robin Haxhi Krasniqi me vendim unanim të jurisë.

Krasniqi fitoi me pikë pasi ishte më i mirë si kundërshtari i tij, veçanërisht në pesë rundet e para, shkruan Teleshkronja Post.

Këtu më poshtë mund ta ndiqni meçin e plotë :

Përfundon meçi Krasniqi vs Landaeta, ky është fituesi / FOTO

Ka përfunduar meçi i boksierit kosovarë Haxhi Krasniqi kundër spanjollit Landaeta, ku pas 12 raundeve duelin e fitoi Robin Haxhi Krasniqi me vendim unanim të jurisë.

Krasniqi fitoi me pikë pasi ishte më i mirë si kundërshtari i tij, veçanërisht në pesë rundet e para, shkruan Teleshkronja Post.

Në fakt, Landaeta u caktua për të boksuar me Krasniqin në momentet e fundit, pasi kundërshtari i paraparë i Krasniqit, Stefan Hartel, ishte tërhequr në çastet e fundit.

Pas triumfit në Anhalt Arena – Dessau në Gjermani, Krasniqi e mbrojti titullin EBU (European Super Middleweight).

Për Haxhi Krasniqin kjo ishte lufta e 54-të në karrierë, ku deri më tash boksieri nga Juniku ka arritur 49 fitore, ndërsa në 5 raste ka pësuar disfata.

Në anën tjetër për boksierin nga Venezuela, ky ishte meçi i 17-të, 16 nga të cilat i ka fituar dhe e ka humbur një, sonte kundër Krasniqit.

Drejtë për drejtë – Robin Haxhi Krasniqi vs Landaeta

Edhe pak minuta kanë mbetur deri tek meçi i shumëpritur i boksierit kosovar, Robin Haxhi Krasniqi kundër Spanjollit Landaeta.

Bokseri nga Juniku, Robin Krasniqi do të përballet me Ronny Landaetan, transmeton Teleshkronja Post.

Meçi është i vlefshëm për titullin EBU (European Super Middleëeight).Ne do t’iu raportojmë për ç’do ndryshim eventual sa i përket kësaj sfide.

Kliko : Robin Krasniqi vs Landaeta LIVE – dhe shiko drejtë për drejtë meçin.

SHPRËNDAJE QË TA SHOHIN EDHE TË TJERËT !

Robin Krasniqi – Landaeta, koha e meçit dhe statistikat

Boksieri kosovarë, Robin Haxhi Krasniqi do të rikthehet në ring sonte për t’u përballur me Ronny Landaetan, boksierin nga Venezuela, i cili doli në skenë vetëm pasi kundërshtari i paraparë i Krasniqit, Stefan Hartel, ishte tërhequr në çastet e fundit.

Para meçit, Krasniqi ka thënë se ekipi i Landaetas dhe promotori i tij meritojnë respekt që ia dolën ta caktonin këtë meç për një kohë shumë të shkurtër, përcjellë Teleshkronja Post.

“Respekt për punën që ka bërë promotori im, dhe mirë që ekipi i Ronny Landaetas u pajtua kaq shpejtë, përndryshe përgatitjet e mia do të shkonin huq” – ka thënë Krasniqi.

“Ai (Landaeta) do të jetë ndryshe në ring. Qetësia e tij tregon se a është përgatitur mirë, duket i sigurt, ka vetëbesim,” – u shpreh boksieri shqiptarë

Ndryshe, dy boksierët do të zbresin në ring sonte rreth orës 22:20 në Anhalt Arena – Dessau në Gjermani, për të luftuar për titullin EBU (European Super Middleweight).

Për Haxhi Krasniqin kjo do të jetë lufta e 54-të në karrierë, ku deri më tash boksieri nga Juniku ka arritur 48 fitore, ndërsa në 5 raste ka pësuar disfata.

Në anën tjetër për boksierin venezuelian, do të jetë ky meçi i 17-të, ndërsa deri më tani nuk dinë për humbje, duke regjistruar 16 fitore.