Rita në të brendshme para pasqyrës, e poston në Instagram / Video

Artistja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora së fundi po qëndron në Tokio në kuadër të turneut të saj botëror ‘Phoenix’.

Përveç fotografive dhe video nga performancat atje, 28 vjeçarja poashtu ka publikuar një video gjatë përgatitjeve ku u shfaq vetëm në të brendshme.

Sensuale dhe mjaft seksi Rita ka bërë lëvizje provokuese para pasqyrës duke treguar format trupore dhe se është mjaft fit./TeleshkronjaPost/

Rita ora para pasqyrës.

Publikohet kënga ‘Only Want You’ nga Rita Ora

Artistja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka vendosur për këngën e saj të radhës.

Rita Ora ka sjellë një version të ri të këngës së saj shumë të pëlqyer, ‘Only Want You,’ transmeton Teleshkronja Post.

Ajo ka publikuar këtë këngë në bashkëpunim me reperin 6lack, ndërsa është këgë e shkëputur nga albumi që Rita ka publikuar në nëntor, ‘Phoenix.

Kjo është ndër këngët që fansat e kanë pritur më së miri nga albumi, ndërsa Rita ka vendosur që t’i plotësojë dëshirën atyre duke e sjellë në një version të ri e madje duke i bërë edhe videoklip.

Këngëtarja ka publikuar këtë version të këngës sot nëpër platforma muzikore e madje edhe në Youtube me video dhe tekst.

Rita nuk ka treguar se kur do të vijë videoklipi për këngën, por pritet që të dalë shumë shpejtë.

Rita Ora ‘e ndez’ atmosferën duke vallëzuar me këngën e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë, Rita Ora, është shprehur gjithnjë krenare për rrënjët e saj.

Megjithëse nga angazhimet e tepërta, i bie rrallë që të vijë në Kosovë, asaj i pëlqen shumë kultura dhe traditat shqipe.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se në shtëpinë e saj ka pasur festë, me rastin e festave të fundvitit.

Në një video të publikuar nga e ëma e saj, Vera, në InstaStory, Rita shfaqet duke vallëzuar plot ritëm me muzikë shqiptare.

Këngëtarja shqiptare dukej mjaft atraktive ndërsa kërcente nën ritmet e këngës “Valle kosovare”, teksa mbante në dorë një shami të kuqe.

Se i pëlqen të vallëzojë me muzikë tradicionale, këtë ajo e ka vërtetuar edhe gjatë koncertit të 100 vjetorit të Pavarësisë, më 17 shkurt.

Rita kishte përgatitur një koreografi befasi me valltarët e saj, ku kishte kërcyer “Vallen e Rugovës”, ndërsa kishte bërë një miksim mes kësaj kënge dhe këngës “Black Window”.

Përndryshe, këngëtarja Ora ka shënuar suksese të shumta këtë vit, ku njëra ndër to ishte nxjerrja në treg e albumit të saj të dytë në karrierë, “Phoenix”.

Konfirmohet: Rita Ora koncert në Kosovë më 17 shkurt

Zyrtarë të përfshirë në organizim kanë konfirmuar ditë më parë se Rita Ora performon në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, por kjo u kontestua nga disa media të cilat kanë hedhur dyshime për këtë performancë me që Rita më 17 shkurt zyrtarisht në agjendë ka paraparë angazhime tjera.

Sidoqoftë, është njeriu i afërt me presidentin Thaçi, Petrit Selimi, ai që në rrjetin social Twitter ka thënë se këngëtarja ka konfirmuar performancën e saj në Kosovë.

“Pop ylli kosovaro-britanik, Rita Ora, ka konfirmuar koncertin e madh për 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës. Njerëz, vetëm kujtoni se Roma nuk është ndërtuar për një ditë. Por, sigurisht se ata kanë pasur festa të mira”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Edhe pse Selimi nuk ka funksion zyrtar lidhur me organizimin që po e bën presidenca, ai ka përvojë në këto organizime.

Selimi ka kontribuar që emra tjerë të performojnë në vend, por nga një rol më zyrtar së pari si këshilltar i kryeministrit dhe më pas edhe si ministër i jashtëm.

Rita Ora pritet të performojë për rreth një orë më 17 shkurt, për vendin dashurinë ndaj të cilit ajo kurrë nuk e mohoi, madje e promovoi, e çka e bëri atë ambasadore nderi të Kosovës.