Fiton me rikthim Real Madridi, frymëzohe nga Benzema / Video

Klubi nga kryeqyteti spanjoll, Real Madridi ka marrë pikët e plota në udhëtim te Real Valladolid, duke triumfuar 4-1.

Për shkak të matematikës, Real Madridi do të tentojë të shpresojë ende në La Liga, edhe pse kjo çështja e titullit tashmë është pothuajse e mbaruar, me Barcelonën që prin me 12 pikë më shumë se “Los Blancos” 11 xhiro para fundit të edicionit.

Sido që të jetë, Madridi mori pikët e plota në udhëtim te Valladolit në një ndeshje ku shkëlqeu Karim Benzema dhe fituesi i Topit të Artë për vitin 2018, Luka Modric.

Benzema shënoi dy gola në këtë takim, në minutat 51’ dhe 59’, kurse golat tjerë i shënuan Luka Modric (85’) dhe Raphael Varane (34’).

Golin e parë në këtë ndeshje e shënuan vendasit, në minutën e 29’, me anë të Anuar.

Valladolidit iu anuluan madje dy gola në këtë ndeshje nga VAR-i, derisa humbën edhe një penallti në pjesën e parë.

Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 51 pikëve, pesë më pak se Atletico Madridi e 12 larg Barcelonës.

Reali përmbysë disavantazhin, shënon Benzema / VIDEO

Real Madridi është rikthyer nga disavantazhi ndaj Valladolid, pasi fillimisht ishte duke humbur 1-0.

Ishte Varane fillimisht që shënoj gol në pjesën e I, për barazimin e rezultatit, ashtu u mbyll pjesa e I, raporton Teleshkronja Post.

Me të hyrë në pjesën e dytë Karim Benzema ka përmbysur disavantazhin duke shënuar për 2-1 nga penaltia.

Dy gola të shpejtë nga Tuhami dhe Varane / Video

Valladolid ka shënuar golin e parë dhe të epërsisë ndaj Real Madridit.Tuhami ka realizuar golin e parë në këtë duel në minutën e 28’të.

Real Valladolid ka dominuar ndeshjen nga minuta e parë – ku shënoi dy herë – por iu anuluan për pozitë jashtë loje, si dhe kanë humbur penalltinë në minutën e 12’të.

Por skuadra e Real Madridit ka reaguar shpejtë ndaj Valladolid.Real Madrid ka barazuar rezultatin ndaj Valladolid – duke ndaluar festën e vendasve.

Rezultati aktual i takimit është 1-1, shikoni golin e Tuhami dhe Varanes :

Dramë në minutat e para, Valladolid humbë penalti dhe tre minuta pas i anulohet goli nga VAR / Video

Me dramë dhe spektakël ka filluar ndeshja Real Valladolid dhe Real Madrid ku VAR ishte përsëri protagonist.

Në minuten e 12’ Valladolidi fitoi penalti, por humbet penalltinë, raporton Teleshkronja Post.

Ndërsa në minuten e 14’ Real Valladolid shenon, por VAR e anulon per shkak te pozites jashte loje, Los Blancos patën shumë fat pasi nuk pësuan gol.

Dy rastet e çuditshme dhe huti e plotë nga ekipi i Real Madridit :

Formacionet zyrtare: Real Valadollid vs Real Madrid / FOTO

Real Madridi sonte me fillim nga ora 20:45 i shkon si mysafirë Valadollidit në xhiron e 27 të La Ligas spanjolle.

Ekipi të cilin e menaxhon Santiago Solari po kalon një krizë, pasi thuajse janë jashtë të gjitha kompeticioneve, transmeton Teleshkronja Post.

Matematikisht janë ende në garë në La Liga, po lideri Barcelona janë shkëputur largë në tabëlen e klasifikimit.

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet fillestare të ndeshjes për sonte, Ceballos e Asensio luajnë nga fillimi.

Formacionet fillestare:

Formacionet e mundshme: Valadollid vs Real Madrid

Real Madridi sot viziton stadiumin Jose Zorilla, ku e ka mundur Valladolid në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit mes dy ekipeve.

Hera e fundit që shënoi humbjen në shtëpi ishte maji i vitit 2014, kur arritën të barazojnë 1-1, shkruan Teleshkronja Post.

Hera e fundit që humbi Los Blancos në Valladolid ishte në sezonin e 2008/09 kur humbën 1-0 ndaj një gol nga Fabián Canobbio.

Real Valladolid
Masip (GK); Olivas, B. Fernandez, J. Fernandez; Antonito, Mohamed, Alcaraz, Nacho; Plano; Unal, Guardiola

Real Madrid
Courtois (GK); Odriozola, Varane, Nacho, Reguilon; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Asensio

Barcelona mposht Valladolidin me golin e Messit nga penalltia

Barcelona ka regjistruar fitore minimale (1-0) kundër Real Valladolidit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në La Liga që u zhvillua në Camp Nou.

Kur po afrohej fundi i pjesës së parë, Lionel Messi doli në rast, mirëpo goditja e tij shkoi jashtë portës.

Ndërkaq, një veprim të gabuar të Michel në dëm të Gerard Pique, gjyqtari e ndëshkoi me penallti, ndërsa pikërisht Leo Messi e mori përgjegjësinë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë (43′).

Me të filluar gjysma e dytë, sulmuesi argjentinas rrezikoi sërish, mirëpo portieri Jordi Masip intervenoi për të mos pranuar gol tjetër.

Në vazhdim, një mundësi shënimi e pati qendërsulmuesi Luis Suarez, ndërsa goditja shkoi drejt portierit mysafir, i cili e ndali. Më pas rrezikoi edhe Sergi Roberto, por nuk ishte efektiv. Messi dhe Suarez vazhduan me raste të tjera deri në fund, por nuk pati konkretizim.

Barcelona vazhdon të jetë lider në La Liga, ndërsa pas kësaj fitoreje është ngritur në kuotën e 54 pikëve, shtatë më shumë se Atletico Madridi dhe nëntë më shumë se Real Madridi (që këtë javë luan kundër Gironas).

Real Valladolidi është në pozitën e 15-të në tabelë me 26 pikë, tri pikë larg zonës së rrezikut.

Në xhiron e ardhshme, Blaugranët luajnë si mysafir të Sevillas, kurse Valladolidi është nikoqir i Real Betisit.

Barcelona vs Real Valladolid, formacionet zyrtare

Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, liderja e La Ligës, Barcelona, ka mbetur vetëm gjashtë pikë para Real Madridit.

Pasi që ndeshjet e radhës do të jenë më të vështira, katalonasit do ta kërkojnë fitoren sonte, në orën 20:45, kundër Real Valladolidit.

Ndeshjet kundër Sevillas dhe Real Madridit do të vijnë së shpejti për skuadrën e Ernesto Valverdes, për këtë arsye ai do të tentojë të fitojë sonte në shtëpi, për ta përforcuar pozitën e parë në tabelën e La Ligës, transmeton Gazeta Express.

Klubi katalonas nuk arriti të shënojë për herë të parë në këtë sezon të La Ligës, në ndeshjen e fundit, kundër Athletic Bilbaos. Megjithatë, ata i kanë fituar tetë nga nëntë ndeshjet e zhvilluara në Camp Nou këtë sezon dhe të tentojnë që sot ta marrin fitoren e nëntë në shtëpi.

Valladolidi udhëton në Camp Nou për herë të parë pas pesë vjetësh, mirëpo është në dijeni se historia nuk është në favor të tyre. Ata i kanë pranuar të paktën katër gola në katër nga pesë ndeshjet e fundit në Camp Nou dhe i kanë humbur 80.9 për qind të ndeshjeve të zhvilluara në këtë stadium.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Barcelona: