Kryeministri Haradinaj ka pritur në takim Komisionerin Hahn

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend.

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rrugën e integrimeve evropiane, për prioritetet në sundimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e prioriteteve që dalin nga MSA, dhe për zhvillimin ekonomik, raporton Teleshkronja Post.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi me këtë do t’i hapej mundësi e mirë qytetarëve dhe bizneseve dhe Kosova do të jetë partner serioz për BE-në.

Kryeministri Haradinaj tha se të gjitha institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në zbatimin e reformave dhe të prioriteteve, dhe me këtë po dëshmojnë se integrimi evropian dhe avancimi i proceseve demokratike në vend është prioritet.

Në takim, është biseduar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për taksën e vendosur nga Republika e Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, për të cilën kryeministri vlerësoi se Kosova ka qenë e detyruar të ndërmarrë këtë hap, pas pengesave të vazhdueshme që i ka bërë dhe vazhdon t’i bëj Kosovës në vazhdimësi, Serbia.

Takimi mes qeverisë dhe komisionerit Johanes Hahn për taksën 100 % ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Takimi mes qeverisë dhe komisionerit Johanes Hahn për taksën 100 % ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Takimi mes qeverisë dhe komisionerit Johanes Hahn për taksën 100 % ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Takimi mes qeverisë dhe komisionerit Johanes Hahn për taksën 100 % ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Takimi mes qeverisë dhe komisionerit Johanes Hahn për taksën 100 % ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Takimi mes qeverisë dhe komisionerit Johanes Hahn për taksën 100 % ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Thaçi thotë “s’po marr vesh sen” dhe ia shtrinë dorën Haradinajt / VIDEO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj sot ia kanë zgjatur dorën njëri-tjetrit, pas përplasjeve që kishin pasur mes vete në shtëpinë e zëvendëskryeministrit Pacolli, para disa ditësh.

Akademia Përkujtimore për 20 vjetorin e rënies së heroit Hyzri Talla dhe bashkëluftëtarëve të tij, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, i ka bërë bashkë Presidentin Thaçi, Kryeministrin Haradinaj dhe kryeparlamentarin Veseli.

Lexo edhe : KMDLNj: Hahn dhe Mogherini na mbytën me rrena

Pas raporteve të tensionuara që kishin Presidenti e Kryeministri në shtëpinë e Pacollit, ata sot ia kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit.

Thaçi ia ka shtirë dorën Haradinajt, por duket se as ai vetë nuk e di arsyen për këtë.

Në videon e publikuar shihet Thaçi duke thënë “s’po marr vesh sen”, dhe duke ia zgjatur dorën Haradinajt.

Ramush Haradinaj i’u tregon botës: KJO ESHTE KOSOVA, SOT / VIDEO

I pari i qeverisë, Ramush Haradinaj ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një video e cila pasqyron Kosovën si shtet.

Aty shihen Policia e Kosovës, Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e disa nga artistët që kanë arritur famë botërore, tregon Teleshkronja Post.

“Kosova është një vend i vogël por me zemër të madhe”, thuhet në videon 1-minutëshe të cilën e ka shpërndarë i pari i Qeverisë.

Përmes saj, flitet edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në po të njëjtën video thuhet se puna në Kosovë kryhet me shumë pasion, ashtu siç na mësuan të parët, duke shfaqur edhe disa produkte vendore.

Ndërkaq në fund janë pamje të yjeve botërore që vijnë nga Kosova, Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi, Majlinda Kelmendi, Ramë Lahaj, Xherdan Shaqiri, Lorik Canaj, e shumë artistë të tjerë përmes të cilëve thuhet se po dëgjohet zëri ynë anë e mbanë botës./Teleshkronja Post.

Haradinaj nuk zbrapset: Taksa ndaj Serbisë hiqet vetëm pas njohjes së Kosovës

Sektori i prodhimit në Kosovë është një nga forcat lëvizëse kryesore të zhvillimit ekonomik në vend, u tha në edicionin e parë të Konventës së Prodhuesve të Kosovës, i cili ka për qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimin e produkteve “Made in Kosova”.

Rritja e qasjes së produkteve “Made in Kosova” në tregjet e huaja si dhe qasja në edukim dhe aftësimi profesional i të rinjve ishin temat kryesore të kësaj konvente.

I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se prodhimi në Kosovë ka qenë sfidë ndërkaq lidhur me vendosjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës tha se mund të hiqet vetëm me vendim të qeverisë dhe jo në forma të tjera.

Ai tutje paralajmëroi se taksa mund të qëndroj gjatë deri sa Serbia ta njoh Kosovën e të zbatohen marrëveshjet e arritura mes dy vendeve.

“Prodhimi është sfidë dhe prodhuesit kanë qenë të sfiduar që nga fillimi. Kosova ka më shumë vetëbesim në prodhim dhe produktet e vendit janë të çmuara. Si Qeveri i kemi filluar disa punë konkrete, kemi filluar me heq borxhe e taksa në raport me vendet e huaja”.

“Veprimet që i kem ndërmarr në komuna me i jap tokat për krijim të zonave ekonomike janë mundësi reale që prodhuesit tonë ta shohin të ardhmen në vend. Së fundi është prodhimi i taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës, propozimi ka ardhur nga zyra e ministrit të Tregtisë dhe vetëm me vendim qeveritar mund të ndryshoj”.

Tutje ai shtoi se, “Nuk lëvizet lista për hatër të secilit se është e pamundur. Vendimi nuk është bërë vetëm për hatër të prodhuesve vendor, por është interes i 2 milion njerëzve që janë në këtë vend. Ju e dini sa keq është trajtuar Kosova dhe produkti ‘Made in Kosova’. Nuk ka njeri që ka të kaluar të lehtë, nuk ka storje që ju bënë përshtypje të gjithëve që nuk buron nga një sakrificë”.

“Përkundër faktit që jemi të përkëdhelurit e Amerikës dhe Evropës ne duhet me i kryer disa punë të shtëpisë. Le të shërbej taksa si porosi për të gjithë që jemi zgjuar dhe jemi të vetëdijshëm. Nuk e kemi marr prej qejfi këtë vendim, dhe mund të mbetet shumë gjatë, aq gjatë sa nuk e njeh Serbia, Kosovën”.

Ai bëri thirrje nga bizneset që të mos i rrisin çmimet dhe ta keqpërdorin vendosjen e taksës për produktet serbe dhe ato të Bosnjës, raporton EO.

“Ju thash që nuk është bërë për hatër të juve kjo taksë. Është bërë nga zori mirëpo Mos e keqpërdorni taksen, mos i rritni çmimet pa nevojë. Qeveria e Serbisë i ka keqpërdor serbët e Kosovës. Është mirë të bëjmë kujdes për ta, t’i furnizojmë ata në veri dhe jug”, ka deklaruar Haradinaj.

“Ne e kemi liruar kishën prej blerjeve nuk është në taksë. Propagandat që vijnë nga Beogradi që spitalet të mbesin pa oksigjen e çerdhet pa qumësht mos lejoni të ndikojnë tek ju”.Gjatë kësaj konvente, do të bëhet dhe lansimi i platformës digjitale “Made in Kosova”.Kjo platformë është një platformë digjitale për promovimin e kompanive të Kosovës dhe produkteve në mbarë botën, e cila do shërbejë në rritjen dhe zhvillimin e kompanive dhe i bënë ato pjesë të zinxhirit së vlerës globale. Gjithashtu, gjatë konventës Klubi i Prodhuesve të Kosovës do prezantojë KOCME- Qendra Kosovare për Përsosmëri të Prodhimit, e cila do jetë një qendër moderne trajnuese që do mbështesë krijimin e vendeve të reja të punës dhe trajnim profesional të rinisë.

Ramushi me gjest fisnik, shërben policët me ëmbëlsirë / FOTO

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka shpërndarë policëve ëmbëlsira, për festën e 28 nëntorit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto ëmbëlsira u janë ndarë policëve në nderim të punës së tyre.

“Sot, në nderim të punës së tyre të palodhshme, nga një ëmbëlsirë policëve për festë. Tradita vazhdon!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Foto ku shihet vet Haradianj duke i shërbyer me ëmbësira policët :

Ramush Haradinaj sherben embelsira per policet

Fillon mbledhja e përbashkët e dy qeverive / VIDEO

Tanimë po bëhen edhe përgatitjet e fundit para mbledhjes së dy qeverive shqiptare, e cila pas një ore pritet të mbahet në Pejë.

Ne po iu sjellim disa fotografi nga vendi ku do të mbahet ceremonia e mirëseardhës së delegacionit të Shqipërisë, shkruan Teleshkronja Post.

FOTO NGA VENDI NGJARJES :


‘Xing me Ermalin’, i ftuar Kryeministri Ramush Haradinaj / VIDEO

Mbrëmë në emisonin Xing me Ermalin, ishte i ftuar Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me gruan e tij, Anita Haradinaj.

Ishte një emision tejet interesant ku Kryeministri zbulon shumë gjëra nga jeta e tij private, duke filluar që kur ishte si roje sigurimi në Zvicer, shkruan Teleshkronja Post.

Ai tregoi se ka punuar edhe ndërtim, ka mbledhur hekura në Shqipëri para luftës, si kaloi në burgun e Hagës, dhe shumë çka tjetër.

Ai gjithashtu u sfidua me qitje në shenjë, aty ku Ermali fitoi çuditërisht, për më shumë shikoni emisonin e plotë.

Haradinaj: Rrëzimin e Qeverisë e duan ata që kërkojnë ndarjen e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleksander Vuçiq përmes Listës Serbe po dëshiron që t’ia rrëzojë Qeverinë, pasi që nuk po pranon të mbështesë ndarjen e Kosovës.

Në një intervistë për RTK 2, Haradinaj ka thënë se për këtë gjë Vuçiqi ka edhe partner në Kosovë, duke e lënë të pa qartë nëse ka aluduar në presidentin Thaçi, me të cilin është përplasur disa herë rreth idesë për ndarje.

“Unë besoj që Beogradi dëshiron që të sakrifikojë Listën Serbe në lojën për ndarjen. Presidenti Vuçiq dëshiron që të rrëzojë qeverinë time, sepse unë nuk e mbështes ndarje.

“Kjo nënkupton që ai në një formë ose tjetër ka edhe partner në Kosovë. Por unë nuk besoj se ky është qëllimi i Listës Serbe, sepse nuk janë shumica nga veriu, disa janë edhe nga pjesë të tjera të Kosovës”, ka Haradinaj në këtë intervistë për RTK në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se hapja e çështjes së kufijve do të rikthente të kaluarën dhe se kjo nuk është një gjë e mirë.

Sa i përket vendimit për taksën, Haradinaj ka thënë se ai vendim nuk do të largohet derisa Serbia ta njohë Republikën e Kosovës si shtet.

Kryeministri ka folur edhe për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në veri, që ndërlidhje me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit e ku mbeten katër përsosna të arrestuar, ndërsa në arrati mbetet Milan Radojicic.

“Radojicic nuk ishte në shtëpi. Është ditur që ka qenë në Beograd, ai ishte shfaqur në televizion gjatë një takimi në Beograd. Por policia ndoshta nuk ka pasur informacione se ai nuk është kthyer, ose ka qenë e pa mundur që ta shtyjë aksionin për një ditë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Tre nga të arrestuarit e djeshëm janë të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Dy prej tyre kanë qenë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe dyshohet se kanë manipuluar provat e rastit./Teleshkronja Post/