331 vota për, Parlamenti Evropian jep mbështetje të madhe për liberalizimin e vizave

Parlamenti Evropian ka votuar të enjten për të vazhduar mandatin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ky votim ka qenë pjesë e një hapi ligjor, në mënyrë që të vazhdohet mandati i këtij procesi edhe në kohën e tranzicionit, pasi zgjedhjet në Bashkimin Evropian do të mbahen në muajin maj.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka thënë në një postim në Twitter se tani i takon Këshillit Evropian të bëjë punën e tij.

Lajmi është publikuar edhe nga kryeministri Haradinaj.

“Nën lidershipin e eurodeputetes Tanja Fajon – në Parlamentin Europian me 331 vota për, u konfirmua për të dytën herë mandati për fillimin e trialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Një vullnet kaq i fuqishëm politi, që buroi sot nga Parlamenti Europian në Strasburg, rikonfirmon për të disatën herë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kushtet e parashtruara, siç e ka konfirmuar edhe Komisioni Europian në Bruksel vitin e kaluar.

Është tërësisht e padrejtë, frustruese, dhe e dekurajuese që qytetarëve të Kosovës vazhdon t’u mohohet e drejta e fituar për lëvizje të lirë në Europë.

Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, u bëjmë thirrje kryeqyteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, që t’i japin drejtim dhe epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si e drejtë e fituar dhe e pakontestueshme, tani kur bëhen shtatë vjet nga data kur na është dorëzuar udhërrëfyesi për vizat.

Kosova vazhdon të mbetet e fokusuar në përkushtimin e saj për avansimin e rrugës sonë drejt Bashkimit Europian, dhe u qëndron fuqishëm besnike vlerave dhe parimeve për të cilat jemi zotuar bashkë në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit” shkruan kryeministri në njoftim.

Kryeministri e përkrahë propozimin për mbylljen e kazinove

Ramush Haradinaj si kryeminister i vendit, ka përshëndetur propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit për pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Kryetari i AAK-së përmes një postimi në Facebook, ka thënë se para disa ditëve ka kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Lexoni postimin e plotë:

Përshëndes propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës.

Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë.

Haradinaj shfaqë talentin në stërvitjet e Kosovës / Video

Ditën e nesërme Kosova do të realizojë ndeshjen miqësore me kombëtaren e Danimarkës. Por vetëm pak ditë më vonë, kombëtarja e Kosovës e fillon ciklin kualifikues për EURO 2020 kundër Bullgarisë.

E për t’i dalë në përkrahje gjithë lojtarëve të Kosovës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka realizuar edhe një video bashkë me ta gjatë stërvitjeve.

Ai nuk ka hezituar që edhe vetë të stërvitet, duke thënë se kushdo që i jep Kosovës është i joni, shkruan Indeksonline.

Haradinaj iu tha gjithashtu lojtarëve të Kosovës që vet fakti që kanë arritur deri këtu janë fitues.

“Dardanët e Kosovës u bën bashkë për të na bërë krenarë, duke e lartësuar flamurin e Kosovës”, tha tutje Haradinaj në këtë video.

Kryeministri në përkrahjen e tij të shprehur theksoi se tashmë Kosova po e bën historinë.

Edhe futboll luan kryeministri Haradinaj në ara me disa fëmijë / Foto

Janë të zakonshme udhëtimet e kryeministrit Haradinaj në qytete e vende malore të ndryshme anë e kënd Kosovës.

Në vizitën e fundit që i bëri qytetit të tij, Deçanit, Haradinaj ka gjetur kohë pak edhe për futboll.

Ai është parë duke luajtur me disa fëmijë në fushë, terrene këto të njohura për futboll në shumë fshatra të Kosovës.

Pasi lozi pak minuta me ta, Haradinaj ka kërkuar të ndajë një fotografi me grupin e fëmijëve.

Haradinaj e thotë shkurt: Mogherini është arsyeja pse dialogu nuk vazhdon

Dje gjatë ditës në një deklaratë për media, si ndërmjetsuesja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tha se dialogu vazhdon atëherë kur hiqet taksa.

E menjëher sot ka reaguar kryeministri i vendit, duke treguar arsyen pse dialogu nuk po vazhdon dhe kush është fajtori, shkruan Teleshkronja Post.

Kryeminsitri në Facebook shkruan se dialogu ka dalë nga binarët, dhe kjo ka ndodhur për shkakun e Frederica Mogherinit, e cila ka lejuar të diskutohet për shkëmbim territoresh.

Ai theksoi gjithashtu se Kosova është e përkushtuar që ky dialog të vazhdojë dhe mund të vazhdojë pa e lidhë me temën e tarifave./teleshkronjapost.info/

Postimi i plotë i të parit të qeverisë :

Haradinaj sot takon në zyrtarin e lartë nga Britania e Madhe

Sot, kryeministri Ramush Haradinaj takohet në mesditë me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

R.Moore paraditën e sotme u takua me bashkëkryesuesit e dialogut nga pala kosovare, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit njofton se takimi mes Haradinajt dhe zyrtarit të lartë britanik do të zhvillohet në orën 12:00 në mesditë.

Vizita e Moore është e treta brenda një jave prej delegacioneve të huaja në Kosovë, në vazhdën ku po tentohet të fillon dialogu mes dy shteteve.

Të shtunën Prishtinën e ka vizituar Nënsekretari amerikan për Politikë të Jashtme, David Hale, i cili ka takuar tre krerët shtetërorë në Ambasadën amerikane.

Ndërsa, të hënën në Zyrën e Kryeministrit ka qëndruar dy këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Pavarsishtë këtyre vizitave Haradinaj ka qëndruar i pa lëkundur në qëndrimin e tij për tarifën 100 % ndaj produkteve serbe dhe boshnjake./TeleshkronjaPost/

Haradinaj shpjegohet për buxhetin: 175 mijë euro u shpenzuan për 11-vjetor të Pavarësisë

Shumë debate rreth shpenzimeve, por kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është më mirë t’i jepet fjala Qeverisë para se të nisë debat për temën e shpenzimeve.

Sa i përket fondit të ndarë nga rezervat shtetërore për festimin e 11-vjetorit të Pavarësisë me 17 shkurt, Haradinaj ka thënë se janë shpenzuar 175 mijë euro dhe jo aq so thuhet.

“Shuma e shpenzimeve është rreth 175 mijë euro, mjetet janë nda ma shumë por të gjitha tjerat kthehen në buxhet, unë kam kërkuar auditim për ta parë të vërtetën”, u shpreh i pari i AAK-së.

Ai ka thënë se në Kosovë ekziston një praktikë tashmë e vendosur që nga qeveritë e kaluara për shpenzimin e rezervave dhe thesarit shtetëror, dhe nuk ka diqka të re nga kjo qeveri.

Ai dha edhe statistika se sa kanë shpenzuar qeveritë e kaluara:“Në vitin 2016 kanë qenë mbi 8 milionë euro nga shpenzimet e parapara, në vitin 2017 janë shpenzu mbi 6 milion, e fola këtë më iu raportu se është një praktikë paraprake e qeverive të kaluara”, ka theksuar kryeministri.

Veseli qon edhe një porosi tek Haradinaj, ndoshta e fundit para se ta rrëzoj

Momentalisht Dialogu Kosovë-Serbi, pas situatës së krijuar me vendosjen e taksës dhe refuzimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj për ta dëgjuar kërkesën e SHBA-ve për suspendimin e saj.

Por, cili do të jetë qëndrimi i liderit të koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, për zgjidhjen e kësaj situate?

“Qëndrimi im do të jetë ai që po e them publikisht – cili do të jetë qëndrimi i SHBA-së dhe i partnerëve perëndimorë, do të jetë edhe i imi. Dy ditë nuk rri në një Qeveri, e cila i dëmton këto raporte. Ky raport nuk ka të bëjë vetëm me disa shtete. Ka të bëjë në raport me të ardhmen e këtij shteti, e këtij kombi. Nuk mund ta imagjinoj zhvillimin e Kosovës, perspektiven e Kosovës, Ushtrinë e Kosovës, ta quaj të zhvilluar pa raportin me SHBA-në dhe BE-në”, ka deklaruar Veseli për Pista News.

Lideri i PDK-së, po ashtu, ka thënë se do të veprojë në momentin që sheh se mund të dëmtohen raportet me SHBA-të.

“Kur është interesi i Kosovës, kam me marrë vendim. Pastaj, le të ankohen ata të tjerët cila është vendimmarrja ime. Si dje që kam marrë vendime, edhe sot marr vendim. Edhe pardje, edhe nesër. Vendimi do të jetë çka është interesi i popullit tonë, qytetarëve të vendit tonë, shtetit tonë”.

Veseli në vazhdim ka treguar se kur mund të priten zhvillime.

“Nuk ia bëj qejfin Serbisë asnjëherë. Por, qëndrimi i Kosovës, në momentin kur e shoh se mund të dëmtohet me partneret si SHBA-ja dhe partnerët perëndimorë, do të veproj”, ka deklaruar Veseli.