Kadri Veseli në darkë me strukturat e partisë në Drenas / Foto

Kryetari i Parlamentit të Kosovës dhe kryetari aktual i PDK’së ka darkuar sonte bashkë me bashkëpartiakët e tij në Drenas.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, zyrtarë të tjerë si Gani Syla, Sejdi Hoxha e Elmi Shala kanë qenë të pranishëm, shkruan Teleshkronja Post.

Kjo është bërë e ditur nga asambleisti i PDK’së në Drenas, Elmi Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook:

Ramiz Lladrovci lavdëron Kosovën, shkojnë mirë me Amir Rrahmanin / Foto

Kosova barazoi 2-2 me Danimarkën duke pranuar gol në minutat shtesë, por kjo nuk e zbeh paraqitjen e djelmoshave tanë, një skuadër që luan si një trup i vetëm, duke mos bërë dallimin në individë.

Age Hareide, tha para ndeshjes se për ta, ky takim miqësor, është si një stërvitje para përballjes me Zvicrën, por ishte e kundërta, ishte stërvitje e mirë për Kosovën, edhe fatkeqësisht pranuam në fund të takimit.

E për Kosovën përkrahja nuk po i mungon edhe nga politika, njëri nga përkrahësit më të fuqishëm edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit në Facebook:

Lladrovci e Lekaj nënshkruajn marrëveshje milionshe për Drenasin

Lajm i mirë sot për qytetarët e komunës së Drenasit, ka kumtuar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në një postim në Facebook Lladrovci njofton se me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn, kanë nënshkruar marrëveshje për disa projekte me kohëzgjatje tre vjeqare, shkruan Teleshkronja Post.

Ky projekt përfshinë rrugën “Kroni i Mbretit dhe rrugen me katër korsi nga Polluzha-Drenas deri në Komoran.

Postim i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Sot, me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kam nënshkruar marrëveshje për financimin e tri projekteve tre vjeçare, për komunën tonë, me vlerë 1.200,000 euro dhe presim që ditëve në vijim të nënshkruajm edhe një aneks marrëveshje për financimin e projektit për rrugën Kroni i Mbretit në drejtim të Drenasit në vlerën prej 1.300,000 euro, pa i llogaritur mjetet e ndara edhe për rrugën me katër korsi, Polluzhë-Drenas-Komoran.

Si çdo herë, pjesa e punës tonë do të jetë shembullore, për cilësi, afate dhe realizim, konform marrëveshjeve. Ne nuk do të ndalemi së punuari!

Ramiz Lladrovci, kryetari më transparent në Kosovë

Komuna e Drenasit për vitin 2018 ka marrë epitetin si komuna më transparente në Kosovë. Ky vlerësim iu dha nga një hulumtim njëvjeçar i realizuar nga KDI [Instituti Demokratik i Kosovës] në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë.

Drenasi prej 118 pikëve sa është maksimumi ka marrë gjithsej 97 pikë apo 97 %. Ndërkaq si komuna më pak transparente në këtë hulumtim doli komuna e Mamushës me vetëm 32 pikë nga 118 sa ka qenë maksimumi i vlerësimit me pikë.

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, tha se puna në 11 komuna ka qenë sfidë në vete. Prej këtij hulumtimi tha se mungesa e transparencës nga disa prej komunave vë në pah që një gjë e tillë ekziston edhe në nivelin qendror.

Ndërkaq shtoi se prej 150 takime me qytetarë kanë qenë shumë të frytshme në përfshirjen e qytetarëve të këtyre komunave që ishin pjesë e hulumtimit për t’u dhënë mundësinë këtyre të fundit në vendimmarrje në qytetet në të cilat jetojnë.

Ndërkaq, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se ky projekt ka për qëllim që qytetarët të kërkojnë më shumë përgjegjësi nga udhëheqësit e tyre.

Ky kërkoi që kosovarët të jenë më kërkues ndaj politikanëve ndaj atyre që i udhëheqin dhe të shohin se këta të fundit po i mbajnë premtimet e saj po i realizojnë ato që i premtuar në kohë fushate.

Kryetari Lladrovci përkrahë protestën, ja mesazhi i tij

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se sot ishte ditë e rëndë pasi u manifestuan zhgënjimet e çdo qytetari të Drenasit, ndaj rastit të abuzimit të vajzës së mitur.

Lladrovci ka reaguar në facebook, duke bërë të ditur se edhe ai qe pjesëmarrës në marshin e sotëm kundër përdhunimeve pas rastit ku dyshohet se janë të involvuar edhe njerëz nga tre profesione të cilat gëzojnë besimin e secilit qytetar

”Sot, ishte një ditë e rëndë për të gjithë neve, ishte ditë e manifestimit të zhgënjimit qytetar në Drenas, ndaj rastit të abuzimit të vajzës së mitur, nga njerëzit e tri profesioneve që gëzojnë besimin e secili qytetar.

Së bashku me qytetarët e mi, me nxënësit, shpreha qëndrimin tim qytetar, ndaj rastit të pashembullt në vendintonë, ndaj abuzimit të të miturës, si një nga plagët më të rënda për një vajzë.

Ishte ditë e rëndë sepse, rrugëve të komunës tonë, shprehëm solidaritet me vuajtjet e vajzës së abuzuar si dhe të familjes së saj,Ishte ditë e shprehjes së pakënaqësisë ndaj veprimeve të një arsimtari,ishte ditë, e shprehjes së pakënaqësisë ndaj veprimeve të një polici,ishte ditë e shprehjes së pakënaqësisë ndaj veprimeve të një mjeku,për të mos u përsëritur kurrë, askund,për t’u trajtuar dhe vlerësuar në pajtim me ligjet në fuqi.
Shpërdorimi i detyrës nga një individ, nuk guxon të na lëkund besimin tonë në arsim, polici, mjekësi e as prokurori, profesione të çmuara dhe të respektuara nga të gjithë qytetarët.

Në këtë rast, presim sa më shpejt, organet gjegjëse të japin vendim për çfarëdo shkelje të detyrave apo përgjegjësive që bien ndesh me ligjin, nga të gjithë personat e implikuar në rastin e abuzimit.

Komuna jonë, qoftë e fundit që ka përjetuar një shembull të tillë tragjik për vajzën, për familjen e saj dhe të gjithë neve!”

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Drenas

Pas rastit që u publikua në media për 16 vjeqaren dhe dhuna seksuale nga dy zyrtarë, njëri mëues dhe tjetri polic, Ramiz Lladrovci ka thirrë mbledhje sot në orën 15:00.

Pas takmimit Komuna Drenasit e ka bërë publike se qka u bisedua në mbledhje, raporton Teleshkronja Post.

Mbahet mbledhja e KKSB-së në Drenas, kërkohet nga autoritetet që sa më shpejt të zbardhin rastin

Ka përfunduar mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e thirrur nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ku është diskutuar rasti i fundit të dyshimit për abuzim seksual nga polici dhe profesori ndaj të miturës. Anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi kanë dënuar ashpër këtë rast dhe kanë kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt të zbardhet kjo çështje ne mënyrë që të mos përsëritën rastet e tilla.

Në takim merrnin pjesë gjithë anëtarët e kësaj trupe për siguri, Kryetari i Komunës që është edhe kryesues i KKSB-së,Ramiz Lladrovci, Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Bashkim Bytyqi, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame, Valon Bequku, përfaqësuesi i Komunitetit Katolik, kryetari nga Këshilli i Prindërve në Arsim, koordinatorja e KKSB-së, përfaqësuesi nga FSK-ja, përfaqësuesi nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, përfaqësuesja nga OJQ-të, kryesuesi i Komitetit për Komunitete, përfaqësuesi nga komiteti i biznesit, përfaqësuesja nga mediat, përfaqësues nga komuniteti i personave me aftësi të kufizuara, përfaqësuesi nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, drejtori i DKA-së, përfaqësues nga KFOR-i dhe OSBE-ja.

Të pranishmit janë njoftuar nga kryetari Lladrovci me veprimet që ka marr Komuna lidhur me mësimdhënësin i cili është risuspenduar nga detyra dhe se ndaj të njëjtit do të zhvillohen edhe procedura dicipiniore sipas legjislacionit në fuqi.

Pas shumë diskutimeve ne këtë mbledhje të jashtëzakonshme, janë dhënë edhe rekomandimet për të parandaluar dukuritë e tilla.

Të organizohet një fushat sensibilizuese nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas përmes billbordëve, që të rinjtë ta kuptojnë se ku duhet t’i adresojnë ankesat e tyre të bazuara, si dhe është kërkuar nga ana e mediave te kenë kujdes në lidhje me raportimin e rasteve të tilla për arsye që t’u jepet mundësia IPK-së, prokurorisë dhe institucioneve të zbardhin rastet e tilla sa më shpejt.

Lladrovci njofton për pezullimin e mësimdhënësit

Kryetar i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur për skandalin e abuzimit seksual të 16 vjeçares nga zëvendës shefi i hetimeve i Policisë në këtë komunë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Lladrovci ka bërë të ditur se mësimdhënësi me inicialet Sh.Gj, është pezulluar nga puna. Ai tutje ka shpjeguar edhe për periudhën kur ky mësimdhënës.

“Duke respektu legjislacionin në fuqi drejtoria e arsimit ka ripezullu këtë mësimdhënës, dhe ne si institucion do të inicojmë procedurë hetimore. Më 20 09 2017 ai është pezulluar nga puna. Deri në njoftimin e Prokurorisë kemi vazhdu pezullimin me 50 për qind të pagës”, ka thënë Lladrovci.

“Me të marrë vendimin se ai nuk është nën hetime ne i kemi shkruar edhe një herë prokurorisë sepse kemi menduar se nuk janë zhvilluar hetimet siç duhet. Aktvendimi nga Prokuroria neve na ka detyruar ta kthejmë në punë mësimdhënësin”, ka shpjeguar Lladrovci.

“Drejtoria e ka marrë vendimin dhe e ka ripezulluar mësimdhënësin. Ftojmë organet e drejtësisë që ta ndjekin këtë rast sepse ne besojmë në gjykatat tona”, ka thënë tutje ai.

Siç ka thënë Lladrovci, ai nuk ka besuar se nxënësja nuk është abuzuar. Megjithatë, Lladrovci, ka thënë se nuk ka pasur ankesa tjera ndaj këtij mësimdhënësi.

“Ne inkurajojmë edhe inspektoratin që këtë rast ta ndjekin sepse ka rase abuzive që i kanë përdorë zyrtarët. Shprehi keqardhje për këtë rast. Nxënësja në fjalë e ka hequr deklaratën e saj dhe padinë sepse ka thënë se nuk është e vërtetë deklarata ime”, ka thënë Lladrovci.

Rapsodi dhe ish-luftëtari i UQK’së viziton Komunën e Drenasit

Sot gjatë ditës në Komunën e Drenasit ishte raposodi i njohur Imer Sefa, familjarë i familjes së njohur Sefë Mleqanit.

Në komunë është pritur nga i pari i Drenasit Ramiz Ladrovic, Gani Sylaj, Bashkim Bytyqi dhe disa zyrtarë tjerë komunal dhe policorë, transmeton Teleshkronja Post.

Lladrovci ka vlerësuar lartë kontributin e tij si rapsod dhe ish-luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe e cilësoi si një nga vizitat më të mira që ka pasur.

Postimi i plotë :