Goli i vitit shënohet nga Nainggolan me volej goditje ndaj Juventusit / Video

Sonte po zhvillohet derbi i javës në Serie A ndërmjet Interit dhe Juventusit në Stadio Giuseppe Meazza në Milano.

Ky takim për Juventusin ka rëndësinë e prestigjit, pasi titullit e ka siguruar javën e kaluar, ndërsa për Inter ka rëndësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhëshem.

Ndeshja nisi nga ora 21:30, dhe nisi furishëm me aksione të shpejta dhe duele, shkruan Teleshkronja Post.

Këto aksione të shpejta prodhuan lojë të bukur për sy, me ç’rast mesfushori i Inter Radja Nainggolan shënoj ndoshta golin e vitit.

Po zhvillohej minuta e 9’të e takimit dhe nga një goditje këndore, cila u devijua nga mbrojtja e Juventus, e shfrytëzoj për mrekulli mesfushori i Interit, duke shënuar super gol me volej goditje.

Goli i mrekullueshëm i Nainggolan nga më larg se 25 metra.

Në këtë ndeshje Allegri ka konfirmuar se do të bëjë disa ndryshime, por se nuk do të anashkalojnë derbin./Teleshkronja Post/