Zyrtare: Presidenti Thaçi i kërkon koalicionit PAN mandatarin e ri për kryeministër

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë letër të presidentit Thaçi drejtuar Veselit thuhet se si koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Dokument: Proceduralisht, pas caktimit të mandatarit për formimin e qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit që përbën shumicën e Kuvendit, kandidati i ri për kryeministër jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë së re para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

Nëse ajo përbërje e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet qeveria, atëherë presidenti i shpall zgjedhjet që duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Foto dokumenti :

Reagon më në fund Edi Rama për të ftuarit e UÇK-së nga Gjykata Speciale

Më fund ka një reagim nga kryeministri shqiptar, Edi Rama pas ftesave të bëra nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Kryetarit të Partisë Socialiste në Shqipëri, i janë dashur më shumë se 24 orë që të shkruaj një postim në Twitter në lidhje me kaosin e krijuar në Kosovë.

Homologu i Edi Ramës një ditë më parë kryeministri i Republikës së Kosovës, Haradinaj dha dorëheqjen pas kësaj ftese, ndërsa mëngjesin e sotëm ishte ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi që njoftoi se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale.

Gjithashtu janë ftuar edhe Bislim Zyrapi dhe Sokol Bashota.

Në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama shkruan se ftesa për protagonistët e UÇK është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë, raporton Teleshkronja Post.

Deklarimi i plotë i kryeministrit shqiptarë, Rama:

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, tha Rama.

Kryeministri Haradinaj: Kur erdha në krye, për Kosovën vendosnin Mogherini e Vuciqi

Sot bëhen dy vite që kur ra qeveria Mustafa me mocion mos besimi, të cilin ia votoj edhe partneri i koalicionit PDK, ku i lëshoj rrugë koalicionit PAN.

Me të ardhur në detyrë i pari i AAK-së kishte premtuar se do bëjë ndryshime substanciale dhe vendime të mëdha për Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se si kryeministër ka arritur që ta orientojë procesin e dialog me Serbinë në rrugë të duhur.

Sipas tij, “ne si shtet sovran i kishim dërguar këto vendime në tavolinë te Mogherini e Vuçiqi në këtë rast edhe presidenti Thaçi. Por sipas tij këto vendime i ka hequr nga tavolina dhe i ka sjellë në Prishtinë, Qeveria.

“Kur e kam marr detyrën, Kosova e kishte dorëzuar vendimmarrjen e vet tek të huajt, krejt temat kryesore tonat të këtij vendi për me vendos. Por, ishin parapa që me u vendos në tavolinë, dialog. Ne si shtet sovran i kishim çuar këto vendime në tavolinë te Mogherini, Vuçiqi, në këtë rast edhe presidenti ynë. Pra, Qeveria ka hequr vendimet prej asaj tavoline dhe ka sjellë në Prishtinë për t’i marr Qeveria”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit, ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve, për të cilën ai ka thënë se është në dëm të Kosovës.

“U folke shumë mundësia me luajt me mexha e me territore, por ju e dini gjatë historisë se sa herë është luajt me mexha në dëm tonin ka ndodhë”, tha Haradinaj.

Këto komente, Haradinaj i bëri gjatë një takim me strukturat e partisë së tij në Viti./TeleshkronjaPost/

Lutfi Haziri i drejtohet qeverisë: Qeveria po bjen, taksa do suspendohet

“Ka me u shkri bora dikur”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur u pyet rreth mundësisë, se a më parë do të hiqet taksa apo do të bjerë Qeveria Haradinaj.

Por, opozita shprehet e bindur se edhe taksa, e edhe rrëzimi i Qeverisë, do të ndodhin shumë shpejt.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se një gjë e tillë do të ndodh, e sa i përket taksës ai thotë se më shumë është suspendim e jo heqje.

“Edhe do të hiqet taksa edhe do të bjerë Qeveria. Të dyja bashkë. Nuk ka të bëjë taksa, ka të bëjë me suspendim jo me heqje, por është qëndrim i partnerit më të madh strategjik me cilat kanë marrëdhënie special dhe të veçanta. Zaten ata po e ruajnë këtë Republikë, zaten ata po e ruajnë atë Republikë. Kështu që duhet me u sill dinjitetshëm me mikun gjithmonë”, tha ai.

Për KosovaPress, Haziri ka thënë se buxheti do të jetë procesi i parë që do të rrezikojë Qeverinë Haradinaj.

“Taksa do të suspendohet, Qeveria do të bjerë, përfundimisht. Buxheti është procesi i parë që do ta rrezikojë rënien e Qeverisë”, ka përfunduar Haziri.

Edi Rama emëron dy kosovarë ministra në Qeverinë e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë ndryshime të mëdha në Qeverinë e tij.

Ai ka ndryshuar një numër të konsiderueshëm të krerëve të ministrisë, duke i zëvendësuar shumicën prej tyre.

Top Chanel shkruan se Rama ka emëruar dy ministra të rijnë që vijnë nga Kosova.

Gent Cakaj nga sot do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, duke e zëvendësuar Ditmir Bushatin, ndërsa Besa Shahini do të zëvendësoj ministren e shumë përfolur të Arsimit, Lindira Nikolla.

Këto detaje, Rama i bëri të ditur sot gjatë ditës në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit.

Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave.

Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme.

Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.

Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë.

Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Eva Margariti në Ministrinë e Kulturës.

Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.

Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali./Top Channel

Fillon mbledhja e përbashkët e dy qeverive / VIDEO

Tanimë po bëhen edhe përgatitjet e fundit para mbledhjes së dy qeverive shqiptare, e cila pas një ore pritet të mbahet në Pejë.

Ne po iu sjellim disa fotografi nga vendi ku do të mbahet ceremonia e mirëseardhës së delegacionit të Shqipërisë, shkruan Teleshkronja Post.

FOTO NGA VENDI NGJARJES :