Lajm fantastik për vizat, Gjermania i thotë “PO” Kosovës

Kosova ka marrë një lajm fantastik sot nga shteti gjerman për liberalizimin e vizave.

Dje pas përfundimit të Samitit të Berlinit, presidenti Hashim Thaçi para gazetarëve tha se nuk ka lajme të mira për vizat, por sot pasdite kryeministri Ramush Haradinaj ka kumtuar lajmit e shumëpritur.

Ai pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë dhe Kosova ka marrë “PO”-në e shtetit gjerman sa i përket vizave, shkruan Teleshkronja Post.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt në rrjetin social Facebook:

Danke Deutschland! 🇩🇪

Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës.

Vendoset: Qeveria miration kërkesën e Kuvendit për lojërat e fatit, mbyllen për 10 vite

Qeveria “Haradinaj” ka miratuar kërkesën e Kuvendit të Kosovës rreth mbylljes së gjitha lojrave të fatit në Republikën e Kosovës.

Menjëherë pas kërkesës dhe inicimit të ligjit për ndalimin e këtyre bizneseve Qeveria e Republikës së Kosovës ka vepruar.

“Ne po zbatojmë rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Kërkesë për Qeverinë të pezullohet lojrat e fatit për një periudhë 10 vjeçare. Lojërat e fatit ndalohen të gjitha”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndrtshe, me 74 vota pro dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Rezolutën e propozuar nga LDK-ja për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit.

Këto masa vijnë si pasojë e disa problemeve të njëpasnjëshme dhe vrasjeve në kazino në Kosovë, raporton Teleshkronja Post.

Ndalimin e tyre po e kundërshtojnë shoqata e lojërave të fatit, ku thonë se mbi 10 mijë persona do mbesin pa punë, dhe se shteti i Kosovës po i dëmton si biznese.

Ndër ata që e kanë kundërshtuar këtë është edhe deputeti Milaim Zeka, i cili ka propozuar që mos të mbyllen por të caktohen një zonë ku mund të zhvillohet avitviteti i këtyre bizneseve dhe mos ti dëmtojmë këta biznismen dhe afarist.

Kjo ndalesë po shihet si rrezik që këto aktivitete të jo formalizohen dhe të ikin nga dora e shtetit, prandaj disa po e kundërshtojnë vendimin e parlamentit të Republikës së Kosovës.

Pra pas ketij vendimi, lojrave të fati u ndalohet operimi apo zhvillimi i çfardo aktiviteti në territorin e Kosovës për 10 vitet e ardhëshme, përderisa ndonje qeveri apo legjislaturë tjetër nuk e inicion ligjin për shfuqizimin e këtij vendimi./TeleshkronjaPost/

Kryeministri e përkrahë propozimin për mbylljen e kazinove

Ramush Haradinaj si kryeminister i vendit, ka përshëndetur propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit për pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Kryetari i AAK-së përmes një postimi në Facebook, ka thënë se para disa ditëve ka kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Lexoni postimin e plotë:

Përshëndes propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës.

Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë.

Haradinaj e thotë shkurt: Mogherini është arsyeja pse dialogu nuk vazhdon

Dje gjatë ditës në një deklaratë për media, si ndërmjetsuesja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tha se dialogu vazhdon atëherë kur hiqet taksa.

E menjëher sot ka reaguar kryeministri i vendit, duke treguar arsyen pse dialogu nuk po vazhdon dhe kush është fajtori, shkruan Teleshkronja Post.

Kryeminsitri në Facebook shkruan se dialogu ka dalë nga binarët, dhe kjo ka ndodhur për shkakun e Frederica Mogherinit, e cila ka lejuar të diskutohet për shkëmbim territoresh.

Ai theksoi gjithashtu se Kosova është e përkushtuar që ky dialog të vazhdojë dhe mund të vazhdojë pa e lidhë me temën e tarifave./teleshkronjapost.info/

Postimi i plotë i të parit të qeverisë :

Haradinaj sot takon në zyrtarin e lartë nga Britania e Madhe

Sot, kryeministri Ramush Haradinaj takohet në mesditë me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

R.Moore paraditën e sotme u takua me bashkëkryesuesit e dialogut nga pala kosovare, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit njofton se takimi mes Haradinajt dhe zyrtarit të lartë britanik do të zhvillohet në orën 12:00 në mesditë.

Vizita e Moore është e treta brenda një jave prej delegacioneve të huaja në Kosovë, në vazhdën ku po tentohet të fillon dialogu mes dy shteteve.

Të shtunën Prishtinën e ka vizituar Nënsekretari amerikan për Politikë të Jashtme, David Hale, i cili ka takuar tre krerët shtetërorë në Ambasadën amerikane.

Ndërsa, të hënën në Zyrën e Kryeministrit ka qëndruar dy këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Pavarsishtë këtyre vizitave Haradinaj ka qëndruar i pa lëkundur në qëndrimin e tij për tarifën 100 % ndaj produkteve serbe dhe boshnjake./TeleshkronjaPost/

Haradinaj shpjegohet për buxhetin: 175 mijë euro u shpenzuan për 11-vjetor të Pavarësisë

Shumë debate rreth shpenzimeve, por kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është më mirë t’i jepet fjala Qeverisë para se të nisë debat për temën e shpenzimeve.

Sa i përket fondit të ndarë nga rezervat shtetërore për festimin e 11-vjetorit të Pavarësisë me 17 shkurt, Haradinaj ka thënë se janë shpenzuar 175 mijë euro dhe jo aq so thuhet.

“Shuma e shpenzimeve është rreth 175 mijë euro, mjetet janë nda ma shumë por të gjitha tjerat kthehen në buxhet, unë kam kërkuar auditim për ta parë të vërtetën”, u shpreh i pari i AAK-së.

Ai ka thënë se në Kosovë ekziston një praktikë tashmë e vendosur që nga qeveritë e kaluara për shpenzimin e rezervave dhe thesarit shtetëror, dhe nuk ka diqka të re nga kjo qeveri.

Ai dha edhe statistika se sa kanë shpenzuar qeveritë e kaluara:“Në vitin 2016 kanë qenë mbi 8 milionë euro nga shpenzimet e parapara, në vitin 2017 janë shpenzu mbi 6 milion, e fola këtë më iu raportu se është një praktikë paraprake e qeverive të kaluara”, ka theksuar kryeministri.

Glauk Konjufca: “Qeveria nuk e di kur është pavarësia e Kosovës”

Numri dy në Vetëvendosje dhe shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka kritikuar qeverinë Haradinaj për ndarjen e mjeteve financiare nga rezervat shtetërore.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për shpenzimet enorme të qeverisë tha:

“Dy pikat e para se si shtrohet argumentimi për shpenzimin janë krociale dhe tregojnë saktë se qysh shkon kjo procedurë. E para që shpjegohen rrethanat për këto fonde dhe e dyta që shpjegohet pse këto rrethana nuk kanë mund të parashikohen. Ajo çka është trondiste ka të bëj me festën e pavarësisë, kjo qeveri nuk e din kur është pavarësia e Kosovës apo si është puna, kjo datë nuk luan.”

Më tej ai pyeti se si është e mundur që shpenzimet për pavarësi të merren prej këtij fondi dhe të lëkundën?

“Një vit i harxhojmë 200 mijë euro, tjetrin 500 mijë askush nuk jep përgjegjësi. Një emblemë e blejnë 5 euro, ajo kushton 50 cent. Në Kosovë kemi dy lloje të keqpërdorimeve ato në stilin e tenderëve me presion, me direktiva, me manipulime të ndryshme, si e kemi parë edhe rastin e Blerim Dinës që ia kanë lyp tenderin për autostradën për Gjilan.”

Sipas tij, keqpërdorime të mëdha ndodhin çdo ditë në Kosovë.

“Keni dhënë shpenzime të paparashikuara për presidentin, me dhanë qindra mijëra euro për lobimin e presidentit, për çka për librat e tij personal, çka na intereson neve lobimi për figurën personale të Hashim Thaçit, pse ne me pagu për presidentin”, ka deklaruar Konjuca.

Veseli qon edhe një porosi tek Haradinaj, ndoshta e fundit para se ta rrëzoj

Momentalisht Dialogu Kosovë-Serbi, pas situatës së krijuar me vendosjen e taksës dhe refuzimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj për ta dëgjuar kërkesën e SHBA-ve për suspendimin e saj.

Por, cili do të jetë qëndrimi i liderit të koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, për zgjidhjen e kësaj situate?

“Qëndrimi im do të jetë ai që po e them publikisht – cili do të jetë qëndrimi i SHBA-së dhe i partnerëve perëndimorë, do të jetë edhe i imi. Dy ditë nuk rri në një Qeveri, e cila i dëmton këto raporte. Ky raport nuk ka të bëjë vetëm me disa shtete. Ka të bëjë në raport me të ardhmen e këtij shteti, e këtij kombi. Nuk mund ta imagjinoj zhvillimin e Kosovës, perspektiven e Kosovës, Ushtrinë e Kosovës, ta quaj të zhvilluar pa raportin me SHBA-në dhe BE-në”, ka deklaruar Veseli për Pista News.

Lideri i PDK-së, po ashtu, ka thënë se do të veprojë në momentin që sheh se mund të dëmtohen raportet me SHBA-të.

“Kur është interesi i Kosovës, kam me marrë vendim. Pastaj, le të ankohen ata të tjerët cila është vendimmarrja ime. Si dje që kam marrë vendime, edhe sot marr vendim. Edhe pardje, edhe nesër. Vendimi do të jetë çka është interesi i popullit tonë, qytetarëve të vendit tonë, shtetit tonë”.

Veseli në vazhdim ka treguar se kur mund të priten zhvillime.

“Nuk ia bëj qejfin Serbisë asnjëherë. Por, qëndrimi i Kosovës, në momentin kur e shoh se mund të dëmtohet me partneret si SHBA-ja dhe partnerët perëndimorë, do të veproj”, ka deklaruar Veseli.