Njësia K9: Trajnimi dhe mirëmbajtja e qenve të Policisë së Kosovës

Në Policinë e Kosovës përveq njësive dhe departamenteve të shumta ka edhe një njësi të veqant brenda saj dhe shumë e rëndësishme.

Bëhet fjalë për njesinë K9, e cila merret me trajnimi dhe mirëmbajtja e qenve të Policisë së Kosovës, njësi mjaftë e veqantë.

Kjo njësi ka rëndësi të veqant në zbulimin e gjërave të dyshimta gjatë operacioneve policore, shkruan Teleshkronja Post.

Një reportazh nga televizioni shtetëror, RTK, ku përveq informatave të shumta që jepen nga zyrtari i këtij njesiti, ata edhe demostrojnë disa aksione ku tregojnë aftësitë e kësaj njësije.

Ai tregon se si janë zbuluar shpeshë veprimtari të dyshimta dhe janë marrë aksione nga Policia e Kosovës me ndihmen e qenëve të trajnuar në këtë njesi.

Trajnimet për aftësimin e këtyre kafshëve u tha se zgjasin nga 3 deri në 6 muaj, varësisht se për cilat shkathtësi stërviten.

Dhe një tjetër kuriozitet interesant është se ai i cili e trajnon qenin, e merrë me vete në shtëpi, në mënyrë që të ketë lidhje të ngushtë dhe të jetë sa më i dëgjueshëm me pronarin.

Për më tepër ndiqni video reportazhin më poshtë për detaje të hollësishme nga vet zyrtarët policorë./TeleshkronjaPost/

Qeni hidhet për ta shpëtuar macen e cila ka ngecur në ujë / VIDEO

Një qen që është hedhur në ujë për të shpëtuar një mace që po mbytej, është bërë virale në rrjetet sociale.

Macja e cila kishte rënë në ujë, është parë nga qeni teksa dridhej dhe më pas është futur në ujë dhe e ka marrë në kurriz, duke e shpëtuar.

Pasi shpetoi macen, qeni del edhe vet në trotuar, përcjellë Teleshkronja Post.

Macja dridhej në ujë gati duke u mbytur, qeni hidhet për ta shpëtuar on Vidnews.