OVL-UÇK paralajmëron protesta për 19 mijë veteranë

Paralajmërimi i prokurorit të rastit të “veteranëve të rrejshëm” se do të bëhet kërkesë për pezullim të pagesave për 19 mijë veteranë, deri në përfundim të procesit gjyqësor, ka alarmuar Organizatën e Veteranëve të Luftës, e cila ka thënë se nëse një gjë e tillë hyn në fuqi do ta shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave.

Duke folur për Gazetën Express, nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj është deklaruar se kjo kërkesë e prokurorit Enver Krasniqi është një gabim i madh.

“Unë mendoj që është gabim i madh që është duke u bë sepse ai nuk mundet shabllon me bo ndalesë ndaj njerëzve sepse duhet me u verifiku e jo me u dënu të gjithë veteranët ose përndryshe duhet me ba pagesë retroaktive për të gjitha pagesat. Nëse merret përsipër që të bëhet pagesa retroaktive sepse dihen njerëzit që kanë dëshmi të forta për këtë rast”, deklaroi Haradinaj, duke thënë se me këtë cungohen veteranët.

“19 vetëve të u ndalen pensionet është shumë e paarsyeshme edhe s’ka bazë. Prandaj po them i dëmton familjet e ndershme që s’janë fajtorë për faj të qeverive edhe njerëzve të korruptum që kanë shty njerëz aty, le t’i ndalin pagat komisionit e atyne që kanë çu njerëz aty”, shton tutje, duke dhënë edhe një paralajmërim.

“Kanë me u ballafaqu me protesta shumë të ashpra nëse ndodh kjo. Deri të vërtetohet dënimi ata nuk janë fajtorë. Dënimet kolektive gjykata nuk duhet me i dhanë”, përfundoi Haradinaj, raporton Express.

Ndryshe, prokurori special Enver Krasniqi ka paraqitur sot kërkesën e tij në seancën për veteranët që të pezullohet pagesa për 19 mijë veteranët deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet me arsyen se “Si rezultati i veprës penale nga të pandehurit është dëmtuar buxheti i Kosovës dhe vazhdon të dëmtohet. Prandaj duke konsideruar buxhetin e Kosovës si interes publik, prokurori i shtetit ka autorizim të plotë ligjor për të kërkuar një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi, raporton Gazeta Express, përcjellë teleshkronjapost.info.

“Përfitues nga buxheti i Kosovës janë personat e tretë dhe një situatë e tillë kur me veprime e të pandehurve si rezultat i veprave penale dhe kur përfitojnë personat e tretë përcaktohet rregulli për të dëmtuarin, që në rastin konkret kemi dëmtimin e Buxhetit të Kosovës. Andaj bazuar në këtë fakt se personat e tretë të paraqitur në aneksin 1 të kësaj aktakuze si pasojë e veprës penale të të pandehurve nga 2015 deri në gusht 2018 kanë përfituar më shumë mbi 88 milionë euro”, ka shtuar ndër të tjera Krasniqi.

Përfundon protesta e thirrur nga pjestarët e UÇK’së, paralajmërojnë edhe tjera

Ka përfunduar protesta e paralajmëruar tash e sa ditë nga ish-pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo protestë u mbajtë në sheshin “Skenderbeu”, filloi nga ora 12:00 dhe përfundoi para pak minutash (13:00).

Kërkesat e e tyre ishin të qarta, duan dinjitet, trajtim të barabartë, ngritjen e pensionit minimal, dhe marrja e pensioneve të të gjithë atyre edhe që janë në punë.

Numri i pjesmarrësve në protestë sipas organizatorëve ishte rreth 150 deri 200 persona, shkruan Teleshkronja Post.

Në kontakt me njërin nga organizuesit e protestës, Ali Gashi përmes një komunikimi për Teleshkronja Post konfirmoi se nëse kërkesat nuk merren parasysh protestat do të masivizohen ditët e ardhëshme.

Protesta vjen si rezultat i pakënaqsive pas miratimit të Projketligjit për pagat, ku nuk parasheh rritje të pensioneve apo ndonjë ndryshim tjetër për veteranët, invalidëd dhe familjet e dëshmorëve./TeleshkronjaPost/

Thirrja përfundimtare për protestën e nesërme nga pjestarët e UÇK-së

Ish-pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë po bëjnë thirrjen e fundit për protesten e nesërme, për mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga.

Ashtu siç kemi shkruar para pak ditësh, veteranët, invalidëd dhe familjet e dëshmorëve konsiderojnë se nuk po vlerësohen sa duhet vlerat e kësaj kategorie në ligjin e ri të miratuar javëne kaluar, raporton Teleshkronja Post.

Shqetësim i veqantë është cekur pensioni minimal, gjithashtu mos marrja e pensioneve nga ata veteranë që janë të punësuar, duke theksuar se nuk duhet të privohen nga kjo e drejtë.

Protesta do të mbahet me 15 shkurt nga ora 12:00 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, siç thuhet në njoftim.

Organizatorët ftojnë të gjithë veteranët që t’i bashkohen protestës për realizimin e kërkesave.

Pjestarët e Shërbimit Korrektues në protestë, kërkojnë paga të njëjta me Policinë

Pakënaqësitë me Projektligjin e Pagave ka bërë që oficerët e Shërbimit Korrektues të gjitha burgjeve të Kosovës të protestojnë para Qeverisë ku kanë kërkuar ngritje të koeficientit nga 1.85 në 2.2.

Me pankarta “Ndal diskriminimin ndaj Shërbimit Korrektues të Kosovës” dhe “Kërkojmë koeficient të njëjtë me Policinë e Kosovës”, oficerët ju kanë bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi të mos e nënshkruajë ligjin për paga.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Zenun Sadikaj, ka thënë se ata janë anashkaluar vazhdimisht dhe se janë viktimë e njerëzve, siç i cilëson ai të paditur.

Ai i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri që të kthejë vëmendjen kah Shërbimi Korrektues, pasi dhe ata meritojnë trajtim më të mirë dhe jo të lobojë vetëm për gjykatësit dhe prokurorët.

Ndërsa, nënkryetari i kësaj sindikate, Frashër Raci i paraqiti disa kërkesa të tyre që janë rritja e koeficientit dhe pagesa e rrezikshmërisë.

Ish-luftëtarët e UÇK’së thirrin protestë me 15 shkurt

Ish-pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protestë, për mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga.

Veteranët, invalidëd dhe familjet e dëshmorëve konsiderojnë se nuk po vlerësohen sa duhet vlerat e kësaj kategorie në ligjin e ri të miratuar javëne kaluar, raporton Teleshkronja Post.

Shqetësim i veqantë është cekur pensioni minimal, gjithashtu mos marrja e pensioneve nga ata veteranë që janë të punësuar, duke theksuar se nuk duhet të privohen nga kjo e drejtë.

Protesta sipas njoftimit do mbahet me 15 shkurt në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, siç thuhet në njoftim.

Organizatorë me emër të pëveçshëm nuk është cekur, por si grup bashkëluftëtarësh që e kanë organizuar protestën, këtë e ka konfirmuar z.Ali Gashi përmes një komunikimi me portalin Teleshkronja Post.

Postimi i plotë i një ish-ushtari të UÇK’së :

THIRRJE PËR PROTESTË
Është hera e parë në jetën time që do të marrë pjesë në protestë!
Kjo protestë ka për qëllim që t’i kthehej dinjitetin vlerave të luftës dhe që të mos konsiderohen
vlerat e luftës si rendi i fundit i kësaj shoqërie të pas luftës.
UÇK-ja është më meritorja për shtetin e Kosovës; familjet e dëshmoreve, invalidët e luftës,
veteranet e vërtet të luftës, familjet e martirëve, familjet e të zhdukurve, këto kategori janë
themeli më i fuqishëm i shtetit tonë. Ne vendosëm të mirën e popullit, para të mirave dhe
përfitimeve personale. Ne vendosëm të japim jetën për Kosovë!
Sikur të mos ishte UÇK-ja sot nuk do të mund të merrnin paga të mira as deputetet, as mjeket, as
mësimdhënësit, as policët, as posta, as aeroporti, as trusti, as gjykatësit, as prokurorët, as
shërbyesit civil, as ministrat, etj, etj.
Pa UÇK-në nuk do të kishim as liri e as shtet!
Prandaj, mos të keqpërdoret modestia e ushtarëve të UÇK-së. Ne jemi shoqëria më e disiplinuar
e shtetit tonë; kurrë telashe nuk i kemi nxjerr Kosovës, dhe në qoftë së janë fryrë listat e
veteranëve, atëherë nuk jemi fajtor ne, veteranet e vërtet, sepse ato u frynë nga politika e vendit,
ata që vunë përfitimet para parimeve!
Unë mendoj që familja e dëshmorit duhet ta ketë pagën më të madhe se të deputetit, flijimi i jetës
është mesazh më i madh se fjalimet pa rezultate në foltore! Invalidi i luftës duhet ta këtë pagën
më të madhe se të profesorit, mësimin për atdhedashurinë e dha duke lënë gjymtyrët e veta!
Veterani duhet ta këtë pagën më të madhe se të policit; morëm një detyrë në kohën kur rreziku
ishte në çdo anë!
Të gjithë jemi dëshmitar të grevave të fundit, të cilat rezultuan në rritje pagash. Në seancën e
kuvendit kur u vendos për rritje të pagave për të gjithë sektorët, askujt nuk i ra ndërmend për
kategoritë e luftës.
Për më keq, ditëve të fundit po proklamohet nga Qeveria se veteranët janë pengesa kryesore pse
nuk mund të rritet paga minimale në Kosovë.
Ky është një ofendim për të gjithë ata që vendosën të japin jetën për këtë vend e këtë popull.
Është një fjalë popullore kur thotë: “Fëmija për pa qajt, as nëna nuk i jep gji”. Është e
dhimbshme që veteranët të bëhen të “qajnë”; veteranët të cilëve ndër të fundit ju ofrua
mbështetje sociale, veteranëve të cilët nuk u ndihmuan të integrohen në jetën civile, siç ndodh
kudo në botë, veteranëve, të cilët nuk u mbështetën me skema shkollimi, veteranëve të cilët nuk u
mbështetën me skema punësimi.
Nuk po kërkojmë lëmoshë, por duam RESPEKT!
Prandaj, ju bëjë thirrje të gjitha kategorive të luftës që të merrni pjesë në protestën që do të
mbahet me dt. 15. 02. 2019 në ora 12:00 në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, protesta do të jetë
paqësore.
KJO PROTESTË KËRKON SENSIBILIZIMIN E PASTRIMIT TË LISTAVE TË VETERANËVE,

DHE TRAJTIMIN ME DINJITET TË KATEGORIVE TË LUFTËS!

Me respekt
Ali Gashi ushtar i brigades 113 Mujë Krasniqi zona e Drenicës.”

THIRRJE PËR PROTESTËËshtë hera e parë në jetën time qe do të marrë pjesë në protestë, protesta ka për qellim qe ti…

Posted by Ali Gashi on Monday, February 11, 2019

Gjithashtu me Ligjin i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës para pak ditësh janë shprehur të pakënaqur edhe Shërbimi Korrektues i burgjeve duke mbajtur grevë një orë sot në mëngjes, Sindikata e RTK’së dhe disa kategori tjera, madje kanë kërkuar nga presidenti Thaçi që Projektligji të kthehet në Kuvend./Teleshkronja Post/

Kurti kujton protestat e 10 shkurtit, Monin dhe Arbenin

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, thotë se më 2 shkurt 2007 u bë publike Paketa e Propozimit gjithëpërfshirës të Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës.

Sipas tij kjo ishte një paketë e madhe pasi mendon së në të ishin future shumë padrejtësi.

“Shumica e dyfishtë në Kuvend, sundimi ndërkombëtar mbi Qeverinë, shuarja e TMK-së, decentralizmi etnik, eksterritorialiteti fetar, borxhi i jashtëm i Serbisë që na përshkruhej edhe neve. Këto i patëm quajtur gjashtë faqet e padrejtësisë së paketës kubike të Ahtisaarit, në të cilën askund s’figuronte fjala ‘pavarësi’, 37 herë përmendej fjala ‘serb’ dhe vetëm një herë ajo ‘shqiptar’, kur flitej për komunitetet joshqiptare”, shkruan Kurti.

Ai thotë se protesta e 10 shkurtit 2007 kundërshtonte, ato faqe të cilat ai i konsideron padrejtësi.

“Mijëra qytetarë u bashkuan në bulevardin “Nëna Tereze” në Prishtinë në marshin paqësor në ballë të të cilit ishte Baca Adem (Demaçi) e i cili edhe mbajti fjalim. Por, drejt sheshit “Skënderbeu” na doli përballë policia e UNMIK-ut me tyta të gjata të pushkëve çifte. 232 plumba gome me afat të skaduar u shkrepën mbi kokat dhe gjokset e njerëzve paqësorë e të paarmatosur”.

“U vranë Arben Xheladini dhe Mon Balaj, u plagosën rëndë me pasoja për tërë jetën Zenel Zeneli, Mustafë Nerjova e Hysni Hyseni, ndërkaq numri i të plagosurve që gjithsej kalonte 80, ishte pesëfish më i lartë sesa i atyre të arrestuar. Policët kishin ardhur për të qëlluar mbi neve, jo për të ruajtur ligjin e tyre”.

“Pas protestës së 10 shkurtit 2007, ndërmjetësi finlandez Ahtisaari ia dërgon Raportin e tij për Kosovën Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. Mirëpo, ia shton një faqe në fillim Propozimit të tij ku e përmend e thotë ‘pavarësi’ për Kosovën në kuadër të togfjalëshit ‘pavarësi e mbikëqyrur’. Në po atë vit OKB-ja ndalon përdorimin e plumbave të gomës në misionet e saj nëpër botë, kurse një vit më vonë shpallet pavarësia e Kosovës”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Ai tha se humbjet e vuajtjet e saj të shumta, drejtësia ende mungon edhe për Monin e Arbenin dhe familjet e tyre.

“Kujtimi ynë për ta është i pashlyeshëm kurse lavdia e tyre e përjetshme”, shkruan Kurti.

Disa protestues gjuajnë me vezë policinë në Drenas

Është duke vazhduar protesta në Drenas për rastin e raportuar për abu.zimin të së miturës nga profesori dhe një hetues policor.

Disa nga protestuesit kanë gjuajtur me vezë në drejtim të Policisë, transmeton Teleshkronja Post.

Ndërsa një nga organizatorët e kësaj proteste u ka bërë thirrje që të mos gjuajnë me vezë, duke thënë se kjo protestë është organizuar në bashkëpunim me policinë.

“Mos gjuani, ne nuk jemi dhu.nues, jemi protestues. Policia e ka organizuar bashkë me ne protestën, andaj mos gjuani”, ka thënë njëri nga organizatorët.

Pavarsisht këtij incidenti të vogël, protesta në Drenas përfundoj e qetë dhe protesuesit u shprëndanë pas orës 13:30 ashtu siç ishte parashikuar./TeleshkronjaPost/

Kryetari Lladrovci përkrahë protestën, ja mesazhi i tij

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se sot ishte ditë e rëndë pasi u manifestuan zhgënjimet e çdo qytetari të Drenasit, ndaj rastit të abu.zimit të vajzës së mitur.

Lladrovci ka reaguar në facebook, duke bërë të ditur se edhe ai qe pjesëmarrës në marshin e sotëm kundër për dhu.nimeve pas rastit ku dyshohet se janë të involvuar edhe njerëz nga tre profesione të cilat gëzojnë besimin e secilit qytetar

”Sot, ishte një ditë e rëndë për të gjithë neve, ishte ditë e manifestimit të zhgënjimit qytetar në Drenas, ndaj rastit të abu.zimit të vajzës së mitur, nga njerëzit e tri profesioneve që gëzojnë besimin e secili qytetar.

Së bashku me qytetarët e mi, me nxënësit, shpreha qëndrimin tim qytetar, ndaj rastit të pashembullt në vendintonë, ndaj abuzimit të të miturës, si një nga plagët më të rënda për një vajzë.

Ishte ditë e rëndë sepse, rrugëve të komunës tonë, shprehëm solidaritet me vuajtjet e vajzës së abu.zuar si dhe të familjes së saj,Ishte ditë e shprehjes së pakënaqësisë ndaj veprimeve të një arsimtari,ishte ditë, e shprehjes së pakënaqësisë ndaj veprimeve të një polici,ishte ditë e shprehjes së pakënaqësisë ndaj veprimeve të një mjeku,për të mos u përsëritur kurrë, askund,për t’u trajtuar dhe vlerësuar në pajtim me ligjet në fuqi.Shpërdorimi i detyrës nga një individ, nuk guxon të na lëkund besimin tonë në arsim, polici, mjekësi e as prokurori, profesione të çmuara dhe të respektuara nga të gjithë qytetarët.

Në këtë rast, presim sa më shpejt, organet gjegjëse të japin vendim për çfarëdo shkelje të detyrave apo përgjegjësive që bien ndesh me ligjin, nga të gjithë personat e implikuar në rastin e abuzimit.

Komuna jonë, qoftë e fundit që ka përjetuar një shembull të tillë tra.gjik për vajzën, për familjen e saj dhe të gjithë neve!”