Stadiumi “Fadil Vokrri” pamje si të Old Trafford / FOTO

Ndeshja mes Prishtinës dhe Flamurtarit që ishte parashikuar të zhvillohej në fundjavën e kaluar është shtyrë me 27 mars.

Kjo vjen për shkak të gjendjes jo të mirë të terrenit në stadiumin “Fadil Vokrri,” dhe ndeshjeve që do të luaj Kosova.

Ka disa ditë që një grup i punëtorëve janë duke u kujdesur intenzivisht për të rregulluar fushën.

Ata janë parë duke punuar edhe të martën, që stadiumi të jetë në gjendje normale./Teleshkronja Post/

‘Xhejm Bondi’ i Prishtinës që po vendos rend në Prishtinë / FOTO

Adonis Tahiri, një i ri, dikur pjesë e militantëve të Vetëvendosjes, sot është shndërruar në njeriun kryesor që po vendos rregull në Prishtinë.

Tahiri po publikon secilin dënim që po shqipton si ndaj ndërtuesve, taksistëve ilegalë e shoferëve të pandërgjegjshëm që po dëmtojnë hapësirat e gjelbërta në Kryeqytet.

Adonis Tahiri prej një Zëdhënësi të Komunë së Prishtinë është transformuar në Kryeinspektor të po vendos rregull në Prishtinë. Krejt kjo po bëhet pesë vjet pasi Shpend Ahmeti është bërë Shef i Prishtinës.

Tahiri deri më tash ka lëshuar gjoba për dhjetëra biznese ndërtimore, lokale masazhi, taksi ilegalë, vetura të parkuara nëpër vendet e gjelbërta.

“Kudo që mungon rrethoja e vendpunishtes, do të ndërpriten punimet dhe do të shqiptohet gjoba”, shkruan Tahiri, në njërin prej njoftimeve në Fb.

Tjetër grabitje e armatosur në një bank në Prishtinë

Një grabitje e armatosur e “ProCredit Bank” në Lakrishte ka ndodhur para pak minutash.

Lexuesit e lajmi.net kanë dërguar fotografi në redaksinë tonë ku shihen forcat e policisë të cilat kanë dalur në vend të ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, bëhet fjalë për një grabitje të armatosur.

Ne do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

Prishtina mund të shkojë në zgjedhje të parakohëshme

Gjykata Kushtetuese është në fazën përfundimtare për të nxjerrë një vendim nëse Prishtina do të shkojë sërish në zgjedhje, ose jo.

Sipas Express thuhet se gjatë kësaj javë do të mbyllet çështja e zgjedhjeve në kryeqytetin e Prishtinës.

Shpend Ahmeti do të vazhdojë të qeverisë, ose do të shkojë sërish në balotazh. Ndërkaq, Presidentit Thaci i duhet të pres akoma për të marrë përgjigje rreth pyetjes së tij për marrëveshjet ndërkombëtare.

Veton Dula, nga Zyra për Informim e Gjykatës Kushtetuese, ka konfirmuar për Gazetën Express se është në fazën përfundimtare.

“Lënda rreth zgjedhjeve në Prishtinë mund të them se është në fazën përfundimtare, ndërsa të tjerat janë akoma në fazat shqyrtuese”, ka thënë të martën Dula.

Gazeta Express mëson se gjatë kësaj jave Kushtetuesja do të dalë me një vendim rreth asaj se a ka pasur shkelje ose jo në balotazhin e zgjedhjeve në Prishtinë, ku Shpend Ahmeti mposhti Arban Abrashin e LDK’së me 365 vota më shumë.

Komisionere, duke numeruar fletet e votimeve ne Komisionin Zones se Administrimit Zgjedhor, i cili eshte vendosur ne palesttren e Universitetit Politeknik.
Abrashi e kishte denoncuar në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se ka pasur parregullësi që e kanë ndihmuar ish-kandidatit të Vetëvendosjes të zgjedhet kryetar i Prishtinës në dhjetor të vitit 2017.

Për më shumë se një vjet kur është pritur që Kushtetuesja të dalë me një konstatim, ish-kandidati i LDK’së, tash deputet, është shprehur i bindur se kryetqyteti do të shkojë së shpejti në zgjedhje.

Madje, ai është deklaruar për një rekomandim që sipas tij, ia ka bërë Këshilli i Venecias, Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, ka pasur shkelje gjatë zgjedhjeve.

Mirëpo, këtë e kishte demantuar menjëherë Gjykata, duke thënë se nuk ka marrë asnjë rekomandim nga një institucion ndërkombëtar rreth cështjes në fjalë.

Komisionere, duke numeruar fletet e votimeve ne Komisionin Zones se Administrimit Zgjedhor, i cili eshte vendosur ne palesttren e Universitetit Politeknik.

E, nga Gjykata Kushtetuese po pritet interpretimi i një nëni për të cilën ka bërë kërkesë presidenti Hashim Thaci.

Ai i ka kërkuar organit më të lartë juridik në vend, që të interpretojë nenin 18 të Kushtetutës së Kosovës, respektivisht pjesën e cila ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pyetja e Thaçit ishte kjo: A konsiderohen të ratifikuara marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti, pa i çuar fare në Kuvend dhe pa miratimin e deputetëve me 2/3 e votave.

Dula thotë se interpretimi i pyetjes së Presidentit nga Gjykata Kushtetuese, e adresuar në muajin shtator, është akoma në fazë shqyrtuese dhe se deri më tani, më përpara se lëndët e tjera, është vetëm cështja e zgjedhjeve në Prishtinë.

Lajmi i fundit: Vjedhje me armë në një bankë në Prishtinë

Sipas raporteve të fundit para pak momentesh një institucion mikrofinanciar në kryeqytet është grabitur në orët e mbrëmjes.

Të dhënat e policisë thonë se persona të armatosur kanë grabitur këtë institucion rreth orës 18:00 në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.

Ne do ju mbajmë të informuar në lidhje me rastin në vazhdim…

Shtesë: Policia ka njoftuar se shuma e vjedhur në këtë bankë është rreth 140 euro, të cilat janë marrë nga puntori i sigurimit./TeleshkronjaPost/

Vjedhje me armë në një kazino në Prishtinë, policia jep detaje

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00 të mbrëmjes në Prishtinë.

Grabitja në fjalë ka ndodhur në një lokal kazinoje në Rrugën B, në kryeqytet.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 23:00 policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur të ndodhur në një lokal kazinoje në Rrugën B në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë arritur që të grabisin një sasi parash nga lokali në fjalë”, ka thënë Borovci.

Policia tashmë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast, si dhe për të identifikuar personat e implikuar.

/TeleshkronjaPost/

Bora vështirson qarkullimin në Prishitinë, kjo është gjendja (FOTO)

Qytetet në Kosovë janë zgjuar të enjten me rrugë vështirë të kalueshme, dhe trotuare të papastruara nga bora e cila ka rënë gjatë orëve të natës dhe po vazhdon të bjerë edhe tash.

Ekipet e mirëmbajtjes, si duket, nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë reshjeve për ta pastruar borën nga rrugët.

Në Prishtinë, rrugët kanë krijuar shtresa të akullt gjë që e ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve ndërkohë që trotuaret mbeten të paprekura dhe shtigjet e kalimit janë krijuar vetëm nga këmbësorët.

FOTO :

Nesër autobusët urbanë falas

Nesër shërbimi i Trafikut Urban do të jetë pa pagesë

Kështu ka bërë të ditur zyrtari për Komunikim në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, në një lidhje të drejtpërdrejtë në Emisionin “Prite të Gjelbrën” të RTV21.

Autobusët pa pagesë do të jenë ata që do të stacionohen në pikat më të frekuentuara.
Subvencionimi i Trafikut Urban për këtë shërbim bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ky vendim është marrë si rezultat i masave emergjente për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, me ç’rast nga nesër do të bëhet reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndaljes të të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, qoftë përmes seleksionimit të qarkullimit të makinave varësisht numrit të targave në të gjithë qytetin e Prishtinës.

Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se do të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente.