Njësia K9: Trajnimi dhe mirëmbajtja e qenve të Policisë së Kosovës

Në Policinë e Kosovës përveq njësive dhe departamenteve të shumta ka edhe një njësi të veqant brenda saj dhe shumë e rëndësishme.

Bëhet fjalë për njesinë K9, e cila merret me trajnimi dhe mirëmbajtja e qenve të Policisë së Kosovës, njësi mjaftë e veqantë.

Kjo njësi ka rëndësi të veqant në zbulimin e gjërave të dyshimta gjatë operacioneve policore, shkruan Teleshkronja Post.

Një reportazh nga televizioni shtetëror, RTK, ku përveq informatave të shumta që jepen nga zyrtari i këtij njesiti, ata edhe demostrojnë disa aksione ku tregojnë aftësitë e kësaj njësije.

Ai tregon se si janë zbuluar shpeshë veprimtari të dyshimta dhe janë marrë aksione nga Policia e Kosovës me ndihmen e qenëve të trajnuar në këtë njesi.

Trajnimet për aftësimin e këtyre kafshëve u tha se zgjasin nga 3 deri në 6 muaj, varësisht se për cilat shkathtësi stërviten.

Dhe një tjetër kuriozitet interesant është se ai i cili e trajnon qenin, e merrë me vete në shtëpi, në mënyrë që të ketë lidhje të ngushtë dhe të jetë sa më i dëgjueshëm me pronarin.

Për më tepër ndiqni video reportazhin më poshtë për detaje të hollësishme nga vet zyrtarët policorë./TeleshkronjaPost/

Del video, polici vjedh kuletën më afër 2 mijë euro gjatë bastisjeve të lojërave të fatit

Videoja zbulon veprimet e dyshimta të Policisë. Aty shihet se pas orës 22 ishin fikur dritat e lokalit. Gjatë kontrollit, polici Milosh Zhivkoviq, hapë dollapin dhe sheh kuletën. Ai i tregon kolegut të tij, Shkumbin Jashari, i cili kapë kuletën dhe e fut në xhep. Jashari, është arrestuar të enjten për këtë veprim.

Një thënie e miliarderit, Bill Gates, me gjasë e ka ndikuar që zyrtari policor, Shkumbin Jashari, të harrojë se kush është.

“Kur ti ke para në dorë, ti harron se kush je. Kur ti nuk ke para në dorë, të tjerët harrojnë se kush je. Kjo është jeta”, citon Jashari, Miliarderin Gates në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Identifikimi i një kulete me 1.800 euro nga zyrtari policor, me gjasë ia ka kujtuar thënien e miliarderit sa i përket parave.

Orët e vona të bastisjes në një lokal të lojërave të fatit në Graçanicë, kanë rezultuar të begatshme për të.

Gjatë kontrolleve të urdhëruara nga Qeveria, Jashari, ka vjedhur një kuletë me 1.800 euro. Hajnia e tij është filmuar krejtësisht nga kamerat e sigurisë së këtij lokali. /Insajderi

Polici Izet Demaj dekorohet me Urdhrin “Hero i Kosovës.”

Sot pasdite është dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës,” polici i rënë gjatë detyrës në Istog, Izet Demaj.

Kjo është bërë e ditur nga vet Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social ”Facebook”.

Në status Thaçi shkruan:
Në familjen e policit Izet Demaj, që ra në krye të detyrës më 27 dhjetor 2018. Urdhrin “Hero i Kosovës” ia dorëzova vajzës së heroit, Valëzës. HTH

Kujtojmë se Polici Izet Demaj u vra gjatë detyrës në Istog në shkëmbim zjarri me grabitësin e një banke./TeleshkronjaPost/

Edhe në Drenas mbyllen lojërat e fatit

Menjëherë pasi Parlamenti i Republikës së Kosovës mori vendim për ndalimin e aktivitetit për të gjitha lojërat e fatit, përveq llotarisë së Kosovës, institucionet ligjzbatuese kanë filluar aksionin.

Sipas njoftimit Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me ATK-në janë duke mbyllur gjitha kazinotë/lojërat e fatit në Republikën e Kosovës.

Në këtë foto të bërë nga “Indeksonline” shihet një patrullë e PK-së teksa bën kontrollimin në një nga kazinotë e Drenasit.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovë do të shfuqizohet ligji ekzistues i Lojërave të Fatit.

Haradinaj shkruan se me ligjin e ri do të ndalohen Lojërat e Fatit në Kosovë.

Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit” thuhet në njoftim.

Gani Geci intervistohet në stacionin policorë në Drenas, thotë se po i rrezikohet jeta

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK, Gani Geci, po thotë se ka lajmëruar Policinë e Kosovës sot gjatë ditës se jeta e tij mund të jetë në rrezik pasi që po ndjeket nga disa vetura me targa të Shqipërisë.

Përmes një statusi në Facebook Geci ka shkruar se kishte marrë vesh nga një shok se disa vetura me targa nga Shqipëria po shëtisin në Drenicë dhe sipas informacioneve që ka shkruar se i ka jeta e tij mund të jetë në rrezik.

“…Menjëherë vëllau ynë ka shkuar deri në Drenas dhe ai shoki i kishte thënë Ganiut që të ketë kujdes se disa automjete me targa nga Shqipëria po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka informacione okulare se edhe mund ta ketë jetën në rrezik. Menjëherë vëllau ynë ka thirrur Policinë e Departamentit të Krimeve te Rënda në Prishtinë dhe me udhëzim të tyre rastin e ka raportuar në stacionin më te afërm Policor në Drenas, dhe besoj që organet kompetente do ta trajtojnë rastin me seriozitet te lartë dhe me ndjeshmëri”, ka shkruar Geci.

Tutje, ai po thotë se edhe dy polic hetues në Prishtinë kishin pasur të njëjtin informacion dhe se dyshon se dikush mund të jetë duke përgatitur ndonjë atentat për të.

“…dy policë hetues të krimeve të renda ne Prishtin kanë poseduar afërsisht informata te ngjajshme dhe kanë hetuar se dikush po ashtu nga Shqipëria janë duke përgatitur një atentat kundër vëllaut tonë Ganiut. Policia në Drenas e ka pyetur vëllaun tonë se mos rastësisht ka pasur ndonjë kërcënim direkt? Ganiu iu ka përgjiigjur se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime direkte sepse kërcënimet direkte përpos që i ndajmë me policin u kthejm në formën e njejtë duke e mbrojtur gjithëherë vetën me aq fuqi sa kemi. Vëllai ynë Gani Geci ka dhënë një deklaratë në Stacioni Policor në Drenas dhe nën përcjelljen e Policisë është kthyer në Skënderaj”, thotë ai.

Policia: Këto janë detajet për përleshjen në Klinë

Ashtu siç njoftuam më parë, katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës. Policia e Pejës ka dhënë detaje nga ky rast.

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Klinë, me datën 15 mars 2019, rreth orës 14:58 është njoftuar lidhur me një rrahje që ka ndodhur në një lokal në sheshin ‘Mujë Krasniqi” në Klinë, ku ishin të përfshirë katër (4) persona të dyshuar dhe një (1) person viktimë”.

Ky është njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Pejë, 15 mars 2019

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Klinë, me datën 15 mars 2019, rreth orës 14:58 është njoftuar lidhur me një rrahje që ka ndodhur në një lokal në sheshin ‘Mujë Krasniqi” në Klinë, ku ishin të perfshirë katër (4) persona të dyshaur dhe një (1) person viktimë .

Pasi që të njëjtit ishin fjalosur, kishte filluar rrahja dhe njëri nga të dyshuarit me një mjet të mprehtë (thikë), ka goditur të dyshuarin tjetër, duke i shkaktuar lëndime në dorë. Tre nga personat e dyshuar janë dërguar për në spitalin Rajonal në Pejë, njëri nga këta është dërguar për në QKUK Prishtinë për shkak të lëndimeve që ka pësuar në dorë.

Te dyshuarit e lartcekur jane intervsituar nga Njësia Rajonale e Hetimve DRP Pejë, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe krim tenkika e këtij njësiti rajonal.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet ‘ Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

Gjatë përleshjes është lënduar edhe pronari i këtij lokali dhe të njëjtit ju ka dhënë ndihma mjekësore në Spitalin rajonal në Pejës.

Me vendim të prokurorit shtetit janë ndaluar dy të dyshuar, ndërsa i dyshuari i katërt është nën kërkim policor, me që ka ikur nga vendi i ngjarje, por polica e ka të njohur identitetin e tij.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë.

4 të plagosur pas një përleshje në një lokal në Klinë

Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës.

Dëshmitar në vendin e ngjarjes kanë treguar për Gazetën Insajderi se nga kjo përleshje të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim te mëtutjeshëm, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet të jetë më e rëndë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje shihet njolla të mëdha të gjakut i shkaktuar nga ky incident.

Gazeta ka provuar të kontaktoj me Policinë e Kosovës mirëpo ende nuk ka marr detaje shtesë

Për më shumë informacion na vizitoni përsëri pas pak…

Dënohet me burg për personi që pranoi se ka ndihmuar grabitësin në Istog, ku u vra polici Izet Demaj

Gjykata Themelore në Pejë, të premten, e ka dënuar me pesë vjet burg, të akuzuarin Ujkan Metaj, i cili e kishte pranuar fajësinë se e kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog, ku si pasojë e kësaj, ishte vrarë polici Izet Demaj.

Gjatë kësaj grabitje, gjatë shkëmbimit të zjarrit me pjesëtarë të policisë, kishte mbetur i vdekur edhe grabitësi Kamer Metaj

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Lumturije Muhaxheri, të akuzuarit Ujkan Metaj do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgimin nga 27 dhjetori 2018, e tutje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në bazë të këtij aktgjykimi është shqiptuar edhe dënimi plotësues, konfiskimi i automjetit “Golf 4”, pronë e tani të ndjerit Kamer Metaj, një pushkë automatike “AK 47”, një granat dore “M-75” dhe një revole e tipit “Çeska”.

Palët e dëmtuara janë udhëzuar në kontest civil, ndërsa të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 14 mars në Gjykatën Themelore në Pejë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Sahide Gashi, i akuzuari Metaj, që është kushëriri i tani të ndjerit Kamer Metaj, ka thënë se e pranon fajësinë dhe se shpreh keqardhje për rastin që ka ndodhur.

Kryetarja e trupit gjykues, Lumturije Muhaxheri, e kishte miratuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit.

Ndryshe, në këtë rast për ndihmë në kryerjen e kësaj grabitje, ka qenë i akuzuar edhe vëllai i tani të ndjerit Kamer Metaj, Ylber Metaj, mirëpo ndaj tij kanë pushuar hetimet.

Prokurorja Sahide Gashi, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, se me asnjë provë nuk është vërtetuar se ai ka qenë i përfshirë në këtë rast.

Ndryshe, sipas aktakuzës të Prokurorisë Themelore në Pejë, të ngritur më 15 shkurt 2019, e akuzon Ujkan Metaj se me 27 dhjetor 2018, rreth orës 14:30, në Istog, në filialin e “NLB Bank”, me dashje e ka ndihmuar të dyshuarin tani të ndjerë Kamer Metaj në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabiqare.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Ujkan Metaj, ngarkohet se me veturën e tani të ndjerit Kamer Metaj, të cilin e dërgon tek rruga “Kadri Keqa”, në Istog, ndërsa pasi i dyshuari Kamer Metaj del nga vetura i armatosur për të kryer grabitjen, i akuzuari Ujkan Metaj kthehet në fshatin Shushicë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, ku i njëjti më pas kishte hyrë në bankën “NLB” dhe nën kërcënimin e armës kishte grabitur shumën prej 3636 euro, ndërsa pasi polici Izet Demaj e urdhëron të ndalojë, i akuzuari ka shtënë në drejtim të tij duke i shkaktuar policit Demaj plagë të rënda ku ndërron jetë.

Ndërkaq, policia gjatë shkëmbimit të zjarrit e ka goditur për vdekje tani të ndjerin Kamer Metaj.