Kosova – Bullgaria, formacionet e mundshme / Foto

Sot, me 25 mars 2019, Kosova do të debutojë në kualifikime për Kampionatin Evropian Euro 2020, si nikoqire e Bullgarisë në Prishtinë në Grupin A.

Përfaqësuesja Kosovës e pret Bullgarinë në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në atë që është ndeshja e parë kualifikuese për Kampionat Evropian në histori.

Takimi fillon në orën 20:45, biletat për të cilën janë shitur brenda pak orësh, me tifozët “Dardanët” që po i japin përkahje të madhe lojtarëve.

Pas një barazimi për shumë kë befasues kundër Danimarkës, por jo nëse e keni parë lojën në miqësoren e javës së kaluar, verdhekaltrit do të kërkojnë ta zgjasin ecurinë pa humbje në 12 ndeshje kundër Bullgarisë, e cila e nisi ciklin kualifikues me barazim 1-1 kundër Malit të Zi.

Në Grupin A janë: Anglia, Kosova, Republikën e Çekisë, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, tha dje në një konferencë për media para lojës se përballja me Bullgarinë do të jetë më e vështira për Kombëtaren kosovare që prej se ai mori drejtimin e saj para një viti.

“[Bullgaria] ka eksperiencë të madhe në kualifikimeve dhe nëse e krahasojmë do te jetë shumë më e vështirë se kundërshtarët që kemi pasur deri më tani”, tha ai.

Pas një fushate arsyeshëm zhgënjyese për kualifikime në Kampionatin Botëror 2018, të parën në histori të saj që prej pranimit në UEFA e FIFA, Kosova ka bërë përparim të madh në vitin e fundit.

Formacioni i mundshëm Kosova vs Bullgaria :

Verdhekaltrit ishin ndër ekipet e veçuara në Ligën e Kombeve, turneun inaugurues të UEFA-s, duke u promovuar nga Liga e fundit D, në Ligën C, si dhe duke siguruar një vend në pay-off për kualifikim në EURO 2020 përmes një rruge alternative.

Megjithatë, Challandes dhe të tjerët e dinë se niveli i futbollit në Ligën e Kombeve – më i ulëti në të cilin Kosova mori pjesë – dallon shumë me nivelin e futbollit që vendi do të duhet të përballët në grupin e saj kualifikues. Kosova, e renditur e 130-ta në FIFA, do t’i sfidojë Kombëtare të renditura shumë më lart se ajo, si Anglia (5), Republika e Çekisë (42), Mali i Zi (44) dhe Bullgaria (46)./TeleshkronjaPost/

Challandes zbulon se a do të luajnë Kololli dhe Kryeziu

Timonieri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur rreth lëndimit të Benjamin Kolollit.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se në mbrëmje do të merret vendimi nëse Benjamin Kollolli do të luajë nesër ndaj Bullgarisë.

Trajneri zviceran ka thënë se mbrojtësi kosovar do të jetë ose nuk do të jetë në formacion, në stol nuk është e arsyeshme.

“Është e mundur që ai mund të luajë, por tani për tani nuk mund të them asgjë”, tha fillimisht Challandes.

Do të shohim sonte në mbrëmje nëse ai është i gatshëm që të luajë për ndeshjen e nesërme.

“Në mbrëmje do të vendosim nëse ai do të luajë, pasi nuk është logjike që të jetë në stol dhe mos të luaj, andaj në mbrëmje do të jetë një situatë më e qartë.”, ka shtuar më tej trajneri i Kosovës.

Ndërsa mesfushori Hekuran Kryeziu ka konfirmuar se është i gatshëm për ndeshjen e nesërme./TeleshkronjaPost/

Vojvoda vazhdon me shakatë e tij: Ruju Arbër se 10 sekonda me të humb përqendrimi…

Atmosferë e mrekullueshme mbi mbizotëron te Kosova para ndeshjes të hënën me Bullgarinë.

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, futbollistët e Kosovës kanë pasur fatin që dy ndeshje me radhë t’i zhvillojnë në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

E para u zhvillua të enjten, ku Kosova barazoi 2-2 me Danimarkën, kurse radhën e ka sfida me Bullgarinë, me 25 mars (të hënën), e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Për shkak se të dy ndeshjet “Dardanët” i kanë pasur në Prishtinë, ata kanë qenë më të lirë se herëve tjera. Kohën e lirë, futbollistët tanë e kanë kaluar edhe duke luajtur lojëra kompjuterike.

Vojvoda, ditë më parë, pas barazimti me Danimarkën, duke shpjeguar se si erdhi goli i mysafirëve në minutën e 91’, i bëri të gjithë të qeshin, duke thënë “10 sekonda me të humb përqendrimi, e han përmas”.

Kjo tashmë është shndërruar në një shaka dhe në një video të publikuar nga Mërgim Vojvoda, ku shihet Arbër Zeneli duke luajtur lojëra kompjuterike, ai i thotë: “Ruju Arbër se 10 sekonda me të humb përqendrimi….!”, e më pas nisin të gjithë të qeshin në dhomën e hotelit ku janë të grumbulluar futbollistët tanë.

UEFA-s për Kosovën: “Euro 2020, ne po vijmë!” / Video

Në prag të fillimit të ciklit të ri kualifikues për Euro 2020, UEFA e ka përgatitur një reportazh për suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve dhe për pritjet në kualifikimet e rregullta të Evropianit nën moton “UEFA Euro 2020, ne po vijmë”.

Protagonistë të këtij reportazhi janë Fatos Berisha, tifoz dhe regjisor filmi, futbollistët Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu dhe përzgjedhësi Bernard Challandes.

Videoklipi nga UEFA :

Schmeichel: Kosova luajti shumë mirë

Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel e ka lëvduar Përfaqësuesen e Kosovës për paraqitjen në ndeshjen e sotme, ndërsa theksoi gjithashtu se ishte shumë e rëndësishme për ata që të mos pësojnë humbje.

“Ishte një kohë shumë e gjatë që nuk kemi luajtur me njëri-tjetrin”, ka fillimisht Schmeichel.

“Kosova luajti shumë mirë. Për neve ishte shumë e rëndësishme për të mos humbur këtë ndeshje”, ka shtuar portieri i Leicester Cityt.

Nuk duhet harruar se Kasper Schmeichel ishte një nga më meritorët për suksesin e Danimakrës në Rusia 2018, dhe një nga top portierët më të mirë në Premier League./Teleshkronja Post/

Hareide: Ju nënvlersuam, Kosova di të luajë futboll, jam i befasuar me lojën në sulm

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, u shpreh mjaft i befasuar nga vështirësia që ka pasur skuadra e tij ndaj Kosovës.

Danimarka nuk arriti më shumë se rezultat 2-2 nga ajo që ishte një ndeshje që trajneri e quajti stërvitje.

Ai tha se u befasua nga Kosova në sulm.

“Ne jemi takuar me një ekip që di të luajë futboll. Në këtë mënyrë ishte një stërvitje e mirë për ne për të realizuar lojën tonë”.

“Ne e kemi marrë më lehtë këtë ndeshje për shkak të ranglistës. Kosova është vërtet shumë e mirë, sidomos në sulm. Në fund ishte një luftë për 90 minuta për një barazim që kemi marrë. Ne kemi mësuar nga kjo ndeshje”.

“Nuk duhet ta nënvlerësojmë Kosovën dhe asnjë ekip tjetër. Ka shumë lojtarë të mirë të Kosovës dhe definitivisht jam impresionuar nga loja e tyre në sulm”, deklaroi Age Hareide.

Eriksen: Do t’i them Anglisë të kenë kujdes ndaj Kosovës

Ylli i kombëtares së Danimarkës dhe skuadrës angleze Tottenham, është surprizuar me performancën e Kosovës.

“Ne kemi pritur që do të kemi ndeshje më të lehtë, por nuk doli ashtu”, ka thënë Erisen pas ndeshjes.Ai ka shtuar se Kosova ka futbollistë të mirë dhe do të jetë rivale e fortë për të gjitha kombëtaret tjera.

“E kemi ditur se Kosova ka futbollistë të mirë dhe u pa se do të jetë rivale e fortë për të gjithë. Është vështirë të kualifikohesh në një Kampionat Botëror ose Evropian, por të gjithë ata që vijnë këtu për të luajtur”, është shprehur anëtari i Tottenhamit, duke shtuar se do t’u tregojë anglezëve se i pret punë e vështirë në përballjet me Kosovën në ndeshjet për kualifikimet e Evropianit 2020.

Ramiz Lladrovci lavdëron Kosovën, shkojnë mirë me Amir Rrahmanin / Foto

Kosova barazoi 2-2 me Danimarkën duke pranuar gol në minutat shtesë, por kjo nuk e zbeh paraqitjen e djelmoshave tanë, një skuadër që luan si një trup i vetëm, duke mos bërë dallimin në individë.

Age Hareide, tha para ndeshjes se për ta, ky takim miqësor, është si një stërvitje para përballjes me Zvicrën, por ishte e kundërta, ishte stërvitje e mirë për Kosovën, edhe fatkeqësisht pranuam në fund të takimit.

E për Kosovën përkrahja nuk po i mungon edhe nga politika, njëri nga përkrahësit më të fuqishëm edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit në Facebook: